top of page

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kapitulli 1

Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqëri“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë”) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.

Anketa Sa i përket anketës ka mendime të ndryshme kontradiktore se çështë ajo,metod apo teknik e të hulumtuarit.Në një anë mbretëron mendimi se anketa është mjaft relevante për hulumtimin e dukurive shoqërore. Anketa përdoret më së tepërmi në sferën e psikologjis sociale për hulumtimin e sjelljeve,qëndrimeve,mendimeve apo vlerave njerëzore e cila më von huazohet edhe nga ana e socilogjisë. Anketa si metod teknike për mbledhjen e materjalit fakotgrafik është një kombinim i vacant i metodës statistikore të mostrave ose me metodën e intervistës apo të pyetësorit. Një anket mund të kryhet ose me metodën e mostrave ose në mënyrë që të përfshijë masën statistikore,d.m.th. të gjitha rastet e një fenomeni të caktuar shoqëror,të llojit që dëshirojmë ti studjojmë. Anketa e bazuar në zgjedhjen statistikore ka të bëj vetëm me një numër të caktuar të njësive satistikore që i takojn masës statistikore apo masës statistike. Shembull:nëse me anket i përfshin të gjith antarët e kshillave puntore të një republike apo të tër vendit ,atëher ajo ajo bazohet në masën e statistikore,kurse po të anketojmë çdo të pestin,të dhjetin,të pesëmbëdhjetin antar të kshillave të puntorëvë atëher kjo është anket me metodën e mostrave. Metodën e mostrës statistikore apo të masës statistikore,krejt një,vet anketa mund ta kryej,ose me anë të intervistës ose me anë të përgjigjeve me shkrim,që kerkon të hartohet përpara pyetsorit. Prandaj intervista dhe anketa si metoda teknike janë shumë të afërta ndërmjet veti dhe të lidhura ngusht,dhe përbëjn forma specifike të komunikimit shoqëror.

 Intervista- Intervista paraqet një ndër format kryesore të komunikimit shoqëror,me anë e së cilis hulumtuesi i bën pytje të ndryshme individit mbi dukurit të caktuara shoqërore gojarisht ose me shkrim.Intervista bëhet në atë menyrë ku studjuesi shtron pyetje të shumta mbi disa dukuri për të cilat përgjigjet ai me të cilin bëhet intervista. Intervista është form e bisedës gojore por mund të bëhet edhe me anë të shkrimit. Me njeriun me të cilin bëhet intervista mosmedeomos duhet treguar vullnet dhe dëshirë të mirë për ti kuptuar dhe pastja më detalisht duhet menduar para se të përgjijgjet. Kështu me intervist kuptohet qdo mënyrë e të mledhurit e të të dhënave në mënyr të të shprehurit gojor,me qëllim që të dhënat e marra të aplikohen për nevoja shkencore. Intervista ndryshon para se gjithash për nga qëllimi që ka nga çdo form e bisedës në jetën e përditshme. Ajo ndryshon edhe nga bisedat e specializuara,p.sh nga biseda klinike,si mjet diagnostik apo psikoterapiotik,nga të marrit në pyetje në procesin e heuteusis në praktikën gjygjësore,të bisedës personale me rastin e pranimit në mardhënje pune apo të rasteve tjera,siç intervista për shtyp etj. Së kendejmi,intervista është metod kërkimore shkencore që mudëson ti mbledhim informacionet për të kaluarën si dhe për provojat dhe qëndrimet e tashme lidhur me çështjet e ndryshme të njriut dhe të instuticioneve të ndryshme. Roli i intervistës po ashtu qëndron në shpejtësin e mbledhjeve të shënimeve të kërkuar qe është me rëndësi të veçant të atyre dukurive të cilat ndryshojn për një koh të shpejt,bie fjala reagimi i njerzve ne ndonjë çështje aktuale politike me rëndësi. Mirëpo,nga ana tjëtër dobësia e intervistës qendoron aty,mëqe me atë përher fitohen shënime objektive ndaj dukurive të cilen e hulumtojn veçmas pyetsi,respektivisht i pyeturi mund të jet në ndikimin e ndonjë rrethane apo të gjendjes së ty subjektive.

 Eksperimenti Sociologjik Eshte nje nga metodat shkencore me te rendeshishme qe synon te zbuloje marredhenie te caktuara shkak pasoje ndermjet faktoreve shoqeror si ndryshore .Cdo eksperiment sociologjik kalon neper tre faza kryesore :1 maten treguesit e matshem te ndryshores se varur , 2 ndryshorja e varur vihet nen ndikimin e ndryshores se pavarur , 3 maten perseri treguesit e ndryshores se varur per te pare nese kane ndryshuar dhe si kane ndryshuar.

Ceshte e efekti Hauthorn ? Shpreh ndikimin e stjudjuesit ose te studjuesve ne ndryshhimin e modeleve te sjelljes se njerezve qe stjudjohen .

 

Kapitulli 2

Kultura ështe tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura,si qëndrim i vecantë i njeriut ndaj mjedisit rrethues,dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika. Ajo është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave,qysh nga fillimet e procesit të hominzimit. "...njeriu fillon të behët i tillë ,ne dallim nga kafshet e tjera,pikërisht sepse koncepton botën në mënyrë simbolike" Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit. Simboli kulturor percaktohet si dicka qe mbart dhe percon kuptime te caktuara nder anetaret e nje culture. 

Funksionet shoqerore te simboleve:

 1. Simbolet kulturore drejtojne nderkomunikimet veprimet e anetarve te kultures ne cdo rrethane.

 2. SK perforcojne sfumojne ose kundershtijne mesazhet gojore.

 3. SK lujne role disi te fshehte. Vlerat janë elemente prej të cilave përbëhet Kulture.

 Funksioni kryesor i vlerave kulturore është lidhja ndërmjet vete e pjesëtarëve të një bashkësie ose shoqërie. Vlerat e përbashkëta ndihmojnë lidhjen dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të ndryshëm Ka lloje të ndryshme të vlerave, të cilat janë vlerat materiale dhe vlerat shpirtërore. Të dy këto lloje vlerash përmbushen në mënyrë reciproke. Vlerat që kanë mbetur nga e kaluara janë edhe të natyrës shpirtërore, edhe të asaj materiale. Dinjiteti njerëzor, mikpritja, besnikëria, janë vlera morale që janë krijuar në epokat e mëparshme dhe ato mbesin edhe sot aktuale.

Etnocentrizmi eshte vleresimi dhe gjykimi i kulturave te tjera sipas kritereve, standarteve te kulturave vetjake. Etnocentrizmi eshte nje dukuri e pashmangshme e fazes konfrontuese te modeleve kulturore te shoqerive te ndryshme. Psikozat e prirjet etnocentrike e shnderrojne kulturen vetjake ne kriter krahasimor per te vleresuar e gjykuar te gjitha kulturat e tjera si te mira ose te keqija, te larta ose te ulta, si te verteta ose te dyshimta duke u nisur nga shkalla e ngjashmerise se tyre me kulturen vetjake.

 Ksenocentrizmi nenkupton parapelqimin e kulturave te huaja ne krahasim me kulturen vetjake. Ksenocentrizmi perfaqeson mentalitetin, bindjen se kultura, menyra e jeteses, produktet e ndryshme dhe idete e krijuara ne vend jane inferiore ndaj atyre te krijuara ne vende te tjera. Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla, e huaja, e largeta, e panjohura krijojne magjepsje te vecante qe nuk e krijojne dukurite e komunitetit. Pothuajse te gjithe individet ne mendime apo ne qendrimet e tyre jane etnocentrike e ksenocentrike ne masa te caktuara.

Kapitulli 3

1.Shoqerizimi dhe pervoja shoqerore

Shoqerizimi – Percaktohet si nje process I vazhdueshem I bazuar ne ndervepriminshoqeror, nepermjet te cilit individet zhvillojne mundesite e tyre njerezore dhe mesojne modelet e cultures se vet. Shoqerizimi eshte gjthashtu process I domosdoshem ne formimin me tipare njerezore te anetarve te shoqerise.

Personaliteti – Percaktohet si system I organizuar I mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve personale.

Pervoja shoqerore – Pervoja shoqerore  eshte jetike, jo vetem per formimin e personalitetit te cdo individi, por edhe per cazhdimesine e shoqerise

Vetja shoqerore -  Vetedija e individit se eshte qendie e dallueshme ne rradhet e shoqerise.

 

2.Mjedise dhe faktore te shoqerizimit

Familja -  Eshte mjedisi me I rendesishem ne te cilen realizohet procesi I shoqerizimit. Familja ka pergjegjesine kryesore per plotesimin e kerkesave materiale dhe shpirterore te femijeve. Ajo eshte grupi paresor per shumicen e anetareve te shoqerive modern.

Familja jo vetem qe ndikon ne formimin e personalitetit te femijve, te te rrinjve, por edhe u siguron atyre nje pozite shoqerore te caktuar.

Grupet e vogla te shoqeve ose shokve te ngushte -  Formohen nga individe qe kane pozite shoqerore te perafert, interesa kryesore te perbashketa dhe zakonisht ne te njejten moshe.

Shoqerizimi I parashikuar -  Percaktohet si process I te menduarit dhe I pershtatjes me piksynime per te arritur statuse dhe role te caktuara ne te ardhmen.

Opinioni publik – Percaktohet si teresi pikpamjesh te shumices se njerezve ten je shoqerie per ceshtje te ndrysheme, vecanerisht per ato te diskutueshme.

 

3.Shoqerizimi dhe ciklet e jetes.

Femijeria -  Perfshin 12 vitet e par ate jetes se njeriut, duke perjashtuar foshnjerine.

Adoleshenca – Mosha me e trazuar nga ana emocionale dhe shoqerore.

Mosha e ritur e hershme – Gjate kesaj faze te jetes, njerzit pergjithsisht perfshihen ne veprimtari te shumllojshme per arritjen e nje vargu qellimesh te vendosura me heret dhe ne proces.

Mosha e pjekurise -  (41-65 vjec) Burrat harxhojne me shume energji krijuese per te perparuar ne karrieren profesionale, politike e shoqerore.

Pleqeria – Fillon mbas vitit te 65 te jetes.

Shoqeri indurstriale – Quhen shoqeri te orientimit rinor.

 

 

Kapitulli 4

DEVIANCA

Devianca : Ne studimet sociologjike devianca percaktohet si shkelje e normave kulturore te nje grupi shoqeror ose te gjithe shoqerise

Asnje mendim ose veprim nuk eshte devijues ne vetvete .Ai vleresohet i tille ne marredhenie me normat dhe vlerat e nje kulture tjeter .Nje veprim mund te karakterizohet deviant ose jo percaktuar edhe nga rrethanat e vecanta te zhvillimit te shoqerise .Disa modele sjelljesh trajtohen si deviante ose jo duke u nisur edhe nga pozita shoqerore e individeve te ndryshem .Ne cdo shoqeri kuptimi per deviancen ndryshon ne rrjedhen e kohes.

TIPAT KRYESORE TE KRIMIT

  • Krime kunder personit :Keto quhen edhe krime te dhunshme dhe perfshijne dhunen ose kercenimin per dhune

  • Krimet kunder pasurise :Ne kete tip krimi perfshihen vjedhja dhe shkaterrimi i pasurise qe i perket te tjerve ,ruajtja dhe transportimi i pasurise se vjedhur

  • Krime te merise ose urejtjes :Keshtu quhen krimet kunder nje personi ose pasurise se tij te nxitur prej paragjykimeve qe kane te bejne me faktin se viktima ka tjeter perkatesi racore ,fetare ,etnike ose tjeter orientim seksual

  • Krime pa viktima:Te tilla vleresohen perdorimi i jashteligjshem i llojeve te ndryshem te narkotikeve ,prostitucioni ilegal ,disa forma bixhozi etj

  • Krimet e jakave te bardha :Krimet e kryera nga njerez me pozite shoqerore te larte dhe te nderuar ne profesionin e tyre

SHPJEGIME TE DEVIANCES :PIKEPAMJE BIOLOGJIKE

Ide te kesaj teorie u perpunuan ne fund te shekullit XIX sipas Cezare Lombroso prirjet e njerzve per sjellje deviante dhe kriminale percaktohen nga perberja e vecante biologjike  e tyre qe ne lindje.Ai mendonte se kriminelet jane qenie te prapambetura ne rrjedhen e evolucionit ne krahasim me njerez te tjere .Dhe kjo prapambetje duket ne paraqitjen e jashtme te trupit te tyre .Uilliam Sheldon mendonte se tipi mezomorfik me trup muskulor eshte me i prirur drejt sjelljeve deviante .Qe nga vitet 60 te shekullit XX perparimet e shpejta te kerkimeve ne fushen e gjenetikes u shoqeruan edhe me perpjekje per te gjetur lidhjet ndermjet perberjes kromozomike dhe prirjeve per sjellje deviante

SHPJEGIME SOCIOLOGJIKE TE DEVIANCES

Trevis Hirshi mendonte se cdo njeri gjen se paku disa modele sjelljesh deviante qe e joshin .Pervoja tregon se lidhjet shoqerore te forta inkurajojne frymen e konformitetit .Sa me shume nje person te kete mundesi per te perparuar ne karrieren profesionale, shoqerore , politike,artistike aq me i prirur eshte ai te zbatoje me korrektesi kerkesat e normave kulturore dhe ligjore .Perfshirja e vazhdueshme e njerezve ne veprimtari te ligjshme i pengon te kryejne sjellje deviante

Teoria e etiketimit : Sipas perfaqesuesve kryesore te kesaj teorie ,e njejta sjellje mund te etiketohet ne menyra te ndryshme

Deviance paresore : duke  e etiketuar si devijues ,nje person mund te ndryshoje me vone sjelljen e tij

Deviance dytesore : Si pergjigje ndaj nje imazhi te tille qe te tjeret kane per te ,ky person mund te kryeje nje sjellje tjeter deviante

 Cdo shoqeri nuk mund te funksionoje  dhe te zhvillohet pa sistemin e vet te vlerave kulturore .Dyrhemi mendonte se edhe sjelljet e ndryshme deviante te individeve te caktuar i ndihmojne shumicen e anetareve te shoqerise te kuptojne me mire rendesine e vlerave kulturore .Cdo shoqeri madje cdo grup shoqeror ka perfyterimet e veta per modelet e sjelljes qe quhen deviante ose jodeviante . Pervoja tregon se ne te gjitha shoqerite ,njerezit veprojne ne forma te ndryshme ndaj sjelljeve deviante .Ne rrjedhen e kohes sjellje te tilla devijante masiviozohen dhe shkaktojne ndryshime shoqerore te rendesishme

 

 

 

 

 

 

Kapitulli 5

Martesa- percaktohet si bashkimi i nje femre dhe i nje mashkulli te rritur,qe njihet e miratohet nga shoqeria dhe perfshin mardhenjet seksuale ,ekonomike ,kulturore etj.

Endogamia- eshte nje model martese ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe i perkasin te njejtit grup ose kategori shoqerore qe mund te jete nje fis ose race,e njejta organizate fetare ose klase shoqerore.

Ekzogamia- quhet martesa ndermjet dy individve me perkatesi te ndryshme gjinore qe i perkasin grupeve ose kategorive shoqerore te ndryshme.

Monogamia- quhet martesa qe bashkon ne te njejten kohe nje burre dhe nje grua.

Monogami seriale- shpreh divorcin dhe rimartesen ,qe pasojne njera-tjetren.

Poligame- quhet martesa qe i lejon individit te kete me shum se nje bashkeshort/e te seksit tjeter ne te njejten kohe.

Poliandria- i njeh te drejten gruas te kete ne te njejten kohe lidhje martesore me dy ose me shume burra.

Poliginia- i njeh te drejten burrit te kete ne te njejten kohe lidhje martesore me me shume se nje grua ne te njejten kohe.

Familja- eshte nje grup shoqeror i perbere nga dy ose me shume njerez te lidhur nga gjaku ,martesa ose biresimi,te cilet jetojne se bashku per periudha te gjata kohore,kane ekonomi te perbashket dhe kujdesen per mirerritjen e femijve te tyre.

Familja e hapur-familje e lidhur ngushte me bashkesine  fisnore dhe e hapur ndaj ndikimeve te saj.

 Familja patriarkale-  forme familje e masivizuar kryesisht ne Europen e shekullit XVII e XVIII e cila siguroi njefare mevetesimi relativ nga bashkesia fisnore, rriti interesimin e pergjegjesine e prinderve per femijet dhe forcoi autoritetin e babait.


Familja berthame e mbyllur- forme familjeje e perbere pergjithesisht nga nje numer i kufizuar personash, e cila nuk ndikohet ose ndikohet pak nga lidhjet fisnore.

Bashkëjetesa-  është bashkimi faktik midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetesë e përbashkët, që paraqet qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri.

Divorci- Proces i kundërt me procesin e kurorëzimit (lidhjes së martesës) është procesi i shkurorëzimit i cili shënon shuarjen e martesës.

Motivet e divorcit janë :

Motivi emocional- perfshin ftohjen e mardhenieve ,lindjen dhe ashpersimin e kontradiktave ndermjet bashkeshortve.
Motivi ligjor- shenon perfundimin e procedurave ligjore per zgjidhjen e marteses.
Motivi ekonomi- permbledh teresine e veprimeve praktike dhe ligjore per ndarjen e pasurise se perbashket se ish-bashkeshortve.
Motivi psikologjik-shenon shkeputjen perfundimtare te lidhjeve psikologjike ,te cilet vihen perballe kerkesave per te jetuar te vecuar nga njeri-tjetri.
Motivi shoqëror- perfaqeson dhe shpreh ristrukturimin e gjith mardhenieve te dy ish-bashkeshorteve,me te afermit e tyre.

Disa nga shkaqet kryesore qe e cojne nje cift drejt divorcit jane:

 • Veshtiresite ekonomike

• Grindjet e vazhdueshme

• Keqtrajtimet

• Fyerjet e rënda

• Shkeljet e besnikërisë bashkëshortore

 • Sëmundjet mendore të pashërueshme

• Dënimet penale të rënda të bashkëshorteve

 • Shkeljet e përsëritura të detyrimeve që rrjedhin nga martesa.

 

Pasojat e divorcit Divorci ndikon si ne ciftin bashkeshortor ashtu edhe te femijet.

 • Pasojat e divorcit te cifti

Procesi i divorcit shkakton tek te dyja gjinite ndjenja të forta zemërimi, ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë kuraje të dukshme në personalitetin e individëve,por menyra e transmetimit të këtyre ndjenjave për te dy është e ndryshme.Ne varesi te kesaj menyre krijohet nje ambient familjar ndryshe qe ndikon edhe ne psikologjine e femijeve.

• Pasojat e divorcit te femijet

Femijet janë ata që vuajnë me se shumti ndarjen e prindërve, janë ata që përjetojnë trishtim,frike,zemerim dhe mbyllen në vetvete…Shpesh herë ata ndjehen fajtorë dhe të pafuqishëm për ndarjen e prindërve.Këta fëmijë shfaqin probleme të dukshme në shkollë dhe shoqëri,të reflektuara në sjellje, komunikim, bashkëpunim me bashkëmoshatarët,etj.Mungesa e një modeli prindëror sjell tek fëmijët gjendje konfuzioni psikologjik, duke sjellë më pas pengesa në komunikimin e tij me të tjerët.

Kapitulli 6.

1.Racat dhe etnite.

Raca – Eshte nje grupim I madh njerzish, me disa tipare biologjike te perbashketa, qe trashegohen nga njeri brez ne tjetrin per periudha kohore te gjata.

Kaukazianet – Njerzit qe I perkasin ksaj race kane perkatesisht lekure te bardhe dhe floke te bute.

Mongoloidet – Jane njerez me lekure me ngjyre te verdhe ose kafe dhe me rrudha te dallueshme perreth syve.

Negroidet – Njerzit qe I perkasin kesaj race kane lekure te zeze dhe floke kacurrela te ashper.

Etniciteti – Percaktohet si trashegimi kulturore e nje kategorie njerzish

Grup minoritar ose pakice – Quhet kategori njerzish me disa karakteristika fizike ose kulturore, qe I dallojne nga anetaret e tjere, te cilet perbejne shumicen e shoqerise.

 

2.Marredheniet ndermjet grupeve racore dhe etnike.

Paragjykime – Pergjigjesimet e paargumentuara per nje grupim njerzish.

Stereotipat – Percaktohen si pershkrime te kateogorive te ndryshme te njerezve,n te cilat vazhdojne edhe perballe fakteve qe I kundershtojne.

Racizmi – Besimi se racat kane me shume ose me pak perparesi apo mangesi gjenetike ne krahesim me njera-tjetren.

Diskriminimi – Percaktohet si trajtim I diferencuar u grupimeve te ndryshme te njerezve ne shoqeri.

Diskriminimi pozitiv – Kur perkrahen ne forma te ndryshme grupime te caktuara te popullsise.

Diskriminimi negativ – Kur keqtrajtohen kategori te tjera te popullsise.

Diskriminimi institucional – lidhet me funksionimin e institucioneve te ndryshme te shoqerise.

3.Maredheniet ndermjet shumices dhe pakicave etnike ne shoqerite moderne.

Pluralizmi – I pergjigjet nje gjendjeje, ne te cilen te gjitha grupet racore ose etnike kane mundesi te barabarta ne shoqeri.

Asimilimi – Quhet procesi nepermjet te cilit anetaret e pakicave ndryshojne menyren e tyre te jeteses per t’iu pershtatur modeleve te kultures sunduese te shoqerise.

Vecimi – U  diktohet grupeve shoqerore ne pakice nga grupet shoqerore qe perbejne shumicen e popullsise ose jane me te fuqishem.

Shfarosja – Percaktohet si zhdukje e nje grupimi njerezish nga nje tjeter nepermjet perdorimit te dhunes.

Kapitulli 7

                            ANALIZA SOCIOLOGJIKE E BESIMEVE FETARE

Qe ne fillim te shekullit XX sociologu Emil Dyrhejm arsyetonte se gjithcka qe i tejkalon kufijte e dijeve tona eshte baze e pikenisje e pervojes shoqerore-njerezore e cila quhet fe .Feja eshte ceshtje besimi nuk ka nevoje te mbeshtetet ne prova shkencore .Te gjitha fete perfshijne sisteme simbolesh qe iu referohen ndjenjave te  nderimit ,adhurimit ,frikes si dhe ritualet e ceremonialet e kryera nga bashkesite e besimtareve

KRISHTERIMI -Eshte fe shume e perhapur ne shkalle boterore .U perhap me shpejtesi ne saje te personalitetit karizmatik ne Krishtit .Ai keshillonte qe pasuesit e tij jo te kundershtonin por ti pershtateshin Perandorise Romake .Krishti shpallte si qellim te jetes te tij shendrrimin e shoqerise ne nje mbreteri te Zotit te bazuar ne dashurine qe i trajton te gjithe si vellezer dhe motra.Krishterimi eshte fe monoteiste.Eshte fe abstrakte jo shume e lidhur me ndonje shoqeri te caktuar

ISLAMIZMI -Eshte fe shume e perhapur ne shkalle boterore.Besimtaret e saj quhen myslimane .Dokumenti baze i fese islame eshte KURANI .Muhamedi eshte profeti i saj .Ne gjuhen arabe fjala islam ka kuptim nenshtrim dhe paqe.Myslimanet e shprehin devocionin ndaj Allahut me pjesmarrjen e rregullt ne forma te ndryshme te veprimtarive fetare

JUDAIZMI – Izraelitet pergjithesisht mendojne se e kaluara e tyre shtrihet deri ne kulturat e e lashta te Mesopotamise dhe te Egjiptit rreth 400 vjet para Krishtit .Qe nga ajo kohe e deri ne shekullin XIII para eres se re besimet fetare te izraeliteve kane qene politeiste .Pike kthese ne historine e zhvillimit te judaizmit shenon  veprimtaria e Moisiut i cili ushtroi ndikim vendimtar per shendrrimin e judaizmit ne fe monoteiste .Nje element i rendesishem eshte i ashtequajturi konvinent qe interpretohet si komunikim i vecante e judaisteve me Zotin 

HINDUIZMI- Eshte feja boterore me e vjeter.Feja hinduiste dhe shoqeria indiane kane qene aq te nderthurura sa nuk mund te kuptoheshin pa njera-tjetren.Hinduizmi eshte fe tolerante pasi pranon mundesine e pikpamjeve fetare te shumta si dhe fe politeiste sepse eshte shum i larmishem .Sipas predikimeve te kesaj feje nese besimtari zbaton me korrektesi parimet e hinduizmit pas vdekjes rilind ne trupin e nje femije te nje kaste me te larte

BUDIZMI –Fillesat e budizmit gjenden ne mesimet e Sidaratha Gautames,i cili pas disa vitesh udhetimesh e meditimesh arriti ne ate qe budistet e pershkruajne si gjendje te ndricuar .Ai u be Buda pasi magjepsi me karizmen e tij vetjake shume pasues .Budistet gjithe jeten e quajne vuajtje .Budistet nuk e vleresojne pasurine si rrugdalje per kapercimin e vuajtjeve .Rrugen e shpetimit ata e shohin ne nje jete te vetedisiplinuar ne menjanimin nga detyrat dhe kenaqesite e botes tokesore

KONFUNCIANIZMI-I ka fillesat ne veprimtarine e mendimtarit te shquar kinez Konfuncit.Konfunci kishte gjithnje ne qender te vemendjes problemet vuajtjet dhe shqetesimet e njerezve .Konfunci predikonte se shpetimi vetjak mund te arrihet duke jetuar brenda shoqerise ne perputhje me parime specifike te sjelljes morale. Konfunci bazohet ne nje perfyterim disi origjinal te humanizmit qe quhet xhen . Kjo nenkupton qe interesi vetjak te jet ne raport dytesor me pershtatjen ndaj rendit shoqeror .Ndryshe nga shume sisteme te tjera kulturore ,kultura kineze nuk i ka pasur te zhvilluara perfyterimet per dukurite e mbinatyrshme

Shekullarizim:dobesimi i ndikimit ,rolit te besimeve fetare ne jeten e shoqerise

Fondamentalizmi:organizate fetare konservatore qe perpiqet te restauroje elementet themelore te fese

 

Kapitulli 9

Shtresimi shoqeror- percaktohet si nenrenditje ose mbirenditje hierarkike e kategorive te ndryshme te popullsise brenda nje shoqerie.

Sistemi i kastave- perfaqeson nje tip shtresimi shoqeror,ne te cilen pozita shoqerore e cdo individi paracaktohet nga trashegimia e prinderve.

  • Shtresëzimi shoqëror teori sociologjike borgjeze, që i ndan njerëzit në shtresa shoqërore sipas moshës, seksit, racës, besimit fetar, nivelit arsimor, vendbanimit etj. dhe që ka për qëllim të hedhë poshtë parimet marksiste-leniniste të ndarjes së shoqërisë në klasa, të mohojë ligjin e luftës së klasave dhe të përjetësojë pabarazinë shoqërore.

Karakteristikat e Shtresimit Shoqeror:

-shtresimi shoqeror eshte karakteristike e shoqerise,pavarsisht vullnetit te individeve te vecante.

-shtresimi shoqeror eshte i pergjithshem ,por me tipare te vecanta ne cdo shoqeri.

-shtresimi shoqeror vazhdon gjate disa brezave .

-shtresimi shoqeror –mbeshtetet nga modele kulturore,nga bindje te natyrave te ndryshme.

Levizshmeri shoqerore-ndryshimi i pozites shoqerore te individeve brenda nje sistemi shtresimi shoqeror.

Sistemi i kastave-perfaqeson nje tip shtresimi shoqeror,ne te cilin pozita shoqerore e cdo individi paracaktohet nga trashegimia e prinderve.

Karakteristikat e Sistemit te Kastave:

-familja paracakton vemprimtarine profesionale te cilin ai do te perfshihet kur te rritet.

-familja ia kalon poziten shoqerore pasardhesve brez pas brezi.

-sistemi i kastave perkrahet nga elementet e ndryshem te kultures dhe te besimeve fetare.

Statusi i personit analizohet pergjithsisht me 4-er permasa kryesore qe jane: Pasuria,Prestigji Profesional,Arsimimi,Pushteti.

Klasat dhe shtresat:

Klasa me e larte-pasaniket e vjeter ose “gjak blu”.

Klasa e mesme-jake bardhet,mesues ne shkollat e mesme.

Klasa e punetoreve-konsiderohet si shtresa e ulet e klases se mesme.

Klasa e ulet- individet qe kane te ardhura te pamjaftueshme.

Ndryshimi Shoqeror- percaktohet si teresi shendrimesh ne organizimin e shoqerise,ne modelet e te menduarit dhe te sjelljes se njerezve ne rrjedhen e kohes.

Karakteristika te Ndryshimit Shoqeror:

-i pergjithshem dhe me vecori dalluese

-i qellimshem ,por i paplanifikuar ne gjithcka

- me rrjedhoja kontradiktore

-kohezgjatje dhe rrjedhoja te ndryshme.

 Vecorite kyresore te Levizjes Shoqerore-

-kane shkalle te larte organizimi te brendshem

-zhvillohen per nje kohe me te gjate qe perfshin disa vite

-pergjithesisht i kane te percaktuara qarte piksynimet per te ndryshuar dhe riformuar ane te ndryshme te shoqerise.

Tiparet e levizjeve shoqerore:

Levizjet shoqerore alternative- perpiqen te realizojne ndryshime te kufizuara ne jeten e individeve ,duke i bindur te flakin qendrime dhe sjellje te caktuara per te perkrahur nje ose disa alternativa te tjera.

Levizjet shoqerore realizuese-perqendrohen te individi ,por synojne te realizojne ndryshime te gjera ne qendrimet dhe modelet e sjelljes se tij.

Levizjet shoqerore reformuese- realizojne ndryshime shoqerore te kufizuara ne shoqeri te caktuara te mara si nje e tere.

Levizjet  shoqerore revolucionare- perpiqen te kryejne shendrim revolucionar te shoqerise ne teresi ne pergjithesi jane levizje te dhunshme.

Fazat e levizjes shoqerore:

Faza e pare-shfaqja e levizjes shoqerore

Faza e dyte- masivimi dhe organizimi

Faza e trete- burokratizimi

Faza e katert- renia.

Kapitulli 10

Shoqeria Tradicionale dhe Moderne:

Shoqeri Moderne-shoqeri e perfituar prej ndryshimeve rrenjesore e te shumanshme,te shkaktuara nga revolucioni inustrial qe filloi ne Evropen Perendimore ne mesin e shek XV111.

Shoqeria Pasmoderne- konsiderohet si rimodelim i shoqerise moderne nen ndikimet e shumanshme te revolucionit te informacionit.

Profilet kryesore te shoqerise pasmoderne :

-Deshtimi i modernitetit

-Zbehja e drites se perparimit

-Roli i shkences me i diskutueshmi

-Dendesimi i debateve kulturore

-Ndryshimi I panderprere I institucioneve.

Sociologji

bottom of page