top of page

Për shëndetin fizik…

Në ditët e sotme, vrulli me të cilin jetojmë përditshmërinë tonë, mes angazhimeve në punë, familjes, shoqërisë dhe gjithçka tjetër që ndërton stilin e jetesës së gjithsecilit prej nesh, na bën më praktikë në gjetjen e zgjidhjeve të momentit. Kjo edhe kur vjen puna tek një nga gjërat më të rëndësishme që lidhet direkt me shëndetin tone.
 

Aktiviteti fizik

Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Ndërsa koha kalon, fiziku juaj nis ta ulë rendimentin. Por një trup i plogësht, bën që edhe truri ta humbë funksionalitetin e tij për të qenë mendjemprehtë, edhe ecja ju bën punë

Aktiviteti i rregullt fizik, përfshirë këtu edhe të ecurit mund të jetë çelësi për të pasur një mendje të mprehtë edhe kur ne të plakemi. Ky është përfundimi i dy studimeve të reja. Edhe pse kjo nuk mund të konsiderohet një shpikje, prapë këto studime të fundit fusin të tjera informacione me rëndësi në letërsinë shkencore dhe vërtetojnë raporte të tjera të mëparshme që lidhin ushtrimet me uljen e përqindjeve të problemeve mendore te mosha e tretë. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve.

Personat, të cilët janë më aktivë në jetën e përditshme janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri dhe nëse kryhet në mënyrë të rregullt kthehet në mjet të rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi, fizik dhe mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve, shprehen specialistët e promocionit të shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik Shqiptar.


Specialistja e këtij Instituti, Jeta Lakrori sjell fakte mbi lidhjen midis aktivitetit fizik dhe shëndetit, duke sqaruar se aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm. “Personat që janë aktivë fizikisht kanë një rrezik më të ulët për sëmundje kardiovaskulare, tension të lartë gjaku, goditje në tru, diabet tip 2, kancer gjiri e zorre, osteoporozë dhe depresion. Kanë rrezik më të ulët për rrëzime dhe fraktura të ndryshme dhe për të mbajtur peshën normale si dhe kanë mundësi për të jetuar më gjatë, etj”, shprehet ajo.

Aktiviteti fizik nuk është vetëm marrja me sport, por çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë, që kërkon shpenzime të energjisë. Ndërkohë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë të shëndetshëm njerëzit kanë nevojë në përgjithësi për të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj.

Për sa aktivitet fizik kanë nevojë njerëzit për të qëndruar të shëndetshëm?

Rekomandohet që individët të angazhohen në nivele të përshtatshme të aktivitetit fizik gjatë gjithë jetës së tyre. Për shëndetin në përgjithësi, është i rekomandueshëm 30 minuta aktivitet fizik i moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj, për parandalim të obezitetit janë të nevojshme 45-60 minuta aktivitet fizik i moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj, për mbajtje të peshës normale, 60-80 minuta aktivitet fizik i moderuar në pothuajse gjithë ditët e javës ose të paktën në 5 ditë të saj.


Për fëmijët dhe adoleshentët e moshave 5 – 17 vjeç rekomandohen 60 minuta aktivitet fizik i moderuar deri në aktivitet fizik intensiv për 5 ditë të javës, apo një kombinim i barabartë i aktivitetit fizik të moderuar dhe aktivitetit fizik intensiv. Gjithashtu, të paktën në 2 ditë të javës, fëmijët duhet të kryejnë aktivitete që forcojnë shëndetin e kockave, forcën dhe fleksibilitetin e muskujve. Aktiviteti fizik mund të kryhet në një sesion të vetëm ose në sesione prej 10 minutash secili.


Për moshat mbi 65 vjeç janë të njëjtat këshilla si për moshat e tjera. Por, nëse kushtet e tyre shëndetësore nuk mund t’i lejojnë të bëjnë aktivitetin fizik të rekomanduar, ata duhet të jenë fizikisht aktivë aq sa u lejojnë aftësitë e tyre.

Këshilla praktike

  • Filloni me aktivitete që ju marrin vetëm pak minuta dhe shtojeni atë gradualisht

  • Provoni aktivitete të ndryshme, deri sa të gjeni atë që ju pëlqen

  • Parkoni makinën larg destinacionit për ku ishit nisur

  • Ngjituni ose zbrisni nga autobuzi jo në stacionin e duhur

  • Ngjisni shkallët në vend të ashensorit në punë, supermarket ose në shtëpi

  • Tendoseni trupin disa herë në ditë në tavolinën e zyrës suaj

  • Bëni ecje të lirë për 10 minuta çdo ditë

  • Luani aktivisht me fëmijët ose kafshët dy herë në javë

  • Lani makinën vetë në vend që ta lani atë në lavazh

  • Duhen 150 minuta në javë për të qënë aktivë. Provoni shëtitje 10 minutëshe të shpejta 3 herë në ditë në 5 ditë të javës.

Ushqimi

Çfarë keni brenda trupit tuaj ndikon në mënyrën si trajtoni ditën tuaj. Nëse nuk hani mëngjesin, me shumë shumë gjasa do të ndjeheni joproduktivë. Mëngjesi është me të vërtetë i rëndësishëm, është vakti më vital i ditës.
Buka ju bën të lumtur Shumë i kanë cilësuar karbohidratet si një armik duke pretenduar se "sjellin shëndet".
Çdo lloj ushqimi mund t’ju shëndoshë dhe buka nuk është një përjashtim.

Mjekët thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por ekspertët e ushqimit thonë se buka, mundet. Ushqimi i shëndetshëm rrit produktivitetin tuaj Studimet tregojnë se çdo shtatë vjet, organet tona ndryshojë, dhe qelizat tona rinovohen.

Ne mund të ndryshojmë ose mënyrën si organet tona të funksionojnë me atë që ne hamë çdo ditë, duke filluar nga sot. Ushqimi i shëndetshëm mund të ju ndihmojë të shpëtuar botën Ndoshta jo saktësisht shpëtoni botën, por ju mund të ndihmoni mjedisin duke ngrënë më shumë perime.

Përveç promovimit të një mjedisi më të pastër, proteinat me bazë bimore sjellin shumë përfitime shëndetësore. Për një kujtesë afatgjatë, mbani patatet e skuqura larg.

Ushqimet me yndyrë mund t’ju ngopin lehtë-lehtë por janë të lidhura me depresionin dhe sklerozën. Nëse ju dëshironi të mbani kujtesën tuaj të paprekur, qëndroni larg yndyrave.

Ju mund të merrni kontrollin e jetës tuaj dhe peshës tuaj Ne kemi dëgjuar të gjithë të mirat e të ngrënit shëndetshëm. Keni lëkurë të shëndetshme, energji në trupin tuaj, modelet më të mira gjumi, dhe kështu me radhë.
Ushqimi i shëndetshëm në fund të fundit mund të reduktojë koston tuaj ushqimore dhe obezitetin.Fatkeqësisht, sot, po mbretëron Dieta Perëndimore ose e ashtuquajtura Dieta Moderne, e cila paraqet njëherazi armikun tonë kryesor përbrenda organizmit.
Kjo dietë si e tillë, është e pasur me sheqerna, karbohidrate të rafinuara, ushqime të procesuara, kafeinë, alkool, si dhe me ushqime të trajtuara në forma të ndryshme, të mbushura me plot pesticide, yndyra të saturuara dhe e mangë nga materiet ushqyese, vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për organizmin tonë. Ajo çka e bënë edhe më të dëmshme këtë mënyrë të të ushqyerit, janë metodat e gatimit: fërgimi, zierja, përgatitja e ushqimeve nga skara, të cilat edhe më tej e rrisin numrin e radikaleve të lira apo të molekulave dëmtuese në organizmin tonë.Ushqyeshmëria korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të përgjithshëm. Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytëzon energji. Kjo energji sigurohet nga ushqimi të cilin ne e konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim. 
1. Një ushqim i shëndetshëm do të përforcojë mjaft shumë imunitetin tonë, i cili ripërtërihet çdo 7 ditë. Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme.
2. Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtesave të ushqimit do të na ndihmojë shumë të mbajmë peshën tonë ideale të trupit.
3. Një formulë e ushyeshmërisë korrekte do të reduktojë dhe parandalojë një numër të madh të sëmundjeve të zemrës.
4. Një ushqim i pasur do të na ndihmojë të kemi dhëmbë dhe eshtra të shëndoshë.
5. Për ta përmirësuar sistemin e tretjes ne kemi nevojë për ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë. Kjo për arsye se çdo ditë organizmi ynë i prodhon 10 litra lëngje digjestive, për ta kryer tretjen, prandaj ne kemi nevojë për ushqime, vitamina dhe enzime natyrale për ta mbështetur këtë proces tejet delikat.
6. Një ushqyeshmëri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të sheqerit në gjak duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.
7. Një ushqim i pasur me antioksidantë do të ngadalësojë dukshëm procesin e plakjes duke na bërë të dukemi më të rinj dhe plot vitalitet. Kjo është ajo të cilën ne të gjithë e dëshirojmë, pa marrë parasysh moshën në të cilën jemi.

Burime: telegrafi.com ; http://www.botasot.info

bottom of page