
S.O.S.S
Site of student support
Le të flasim për mirëqënien mendore…
I parë nga një këndvështrim përgjatë kulturave, është e pamundur që shëndeti mendor të përkufizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, përgjithësisht, është pranuar se shëndeti mendor është më i gjerë se thjesht mungesa e çrregullimeve mendore. Çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25% të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Ato janë universale, prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare.Ministria e Shëndetësisë vazhdon të konsiderojë shëndetin mendor një nga prioritetet më madhore të reformës tërësore shëndetësore
nëpërmjet një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror.
Ngritja e këtij Rrjeti të Integruar të Shërbimeve të Shëndetit Mendor bazohet në përmbushjen e dy objektivave madhorë strategjikë, ai i decentralizimit të shërbimeve të shëndetit mendor përmes shtrirjes dhe pasurimit të rrjetit ekzistues me shërbime sa më pranë komunitetit dhe deinstitucionalizimit, përmes reduktimit të numrit të shtretërve psikiatrik dhe ngritjes dhe fuqizimit të shërbimeve komunitare të shëndetit mendor.
Zhvillimet e deritanishme kanë shënuar arritjet të rëndësishme të cilat kanë krijuar bazat për zhvillimin e Rrjetit të Integruar të Shërbimeve të Shëndetit Mendor, si në kuadrin ligjor ashtu edhe në atë rregullator. Arritje të rëndësishme për vitin 2012 mund të quhet miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit të ri “për shëndetin mendor”, nr.44/2012, ku përmes këtij ligji afirmohet edhe një herë koncepti i gjerë i shëndetit mendor, jo thjesht si mungesë e sëmundjes por promovim i mirëqenies, parandalim i çrregullime të shëndetit mendor, trajtim dhe rehabilitim i personave të prekur. Kjo i hapi udhë një momenti tjetër të rëndësishëm, ai i hartimit të paketës së akteve nënligjore të cilat do të sigurojnë zbatimin sa më të mirë të këtij ligji.

Burime: http://www.gazetadita.al ; http://www.gazetaexpress.com ; http://mobile.ikub.al ; http://www.botasot.info
Ne kemi një armatë mjekësh e psikologësh në sistemin arsimor që duhet të modifikojnë të menduarin e të punuarin mbi parime të filozofisë së Shëndetit Publik.
Vitet e shkuara vëmendja është fokusuar kryesisht tek fëmijët e vegjël dhe ndërhyrja e hershme dhe me të drejtë, por ka ardhur koha për një qëndrim gjithëpërfshirës dhe veprim të sinkronizuar ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit, përkrahjes sociale.
Ne kemi një rrjet të mirë pediatërish e mjekësh familjeje që kanë kontakt me gjithë popullatën. Një model i ri i shkuarjes së sistemit shëndetësor pranë familjes po dizenjohet në kontekstin e check-up për një shtresë të gjerë popullate. Është në thelb, vënie e pacientit në qendër, dhe sistemi shëndetësor po modifikohet thelbësisht në këtë filozofi.
Screening është domosdoshmëri. Në Tiranë po pilotohet një screening fëmijësh 2 vjeçare për Autizmin si një program bashkëpunimi Autoriteti Shëndetësor Rajonal me Qendrën Rajonale të Autizmit në Farkë dhe me shoqatën e mirënjohur botërisht Autism Speaks, Nju York, që në fakt është një angazhim. Ky proces do të na mundësojë të bëjmë një vlerësim më të saktë nevojash për të shkuar në planifikim shërbimesh.
Midis njerëzve, shqetësimi kryesor është që vetëm "të çmendur-it" kanë nevojë për psikolog ose që pranimi i ndihmës është një shenjë e dobësisë. Me e keqja është së në përgjithësi, nuk flitet sa duhet për sëmundjet mendore ose vështirësitë emocionale, por thjesht flitet vetëm për jetën dhe sa e vështirë mund të jetë jeta.
Për shumë njerëz është e vështirë marrja e vendimit për të vizituar psikologun ose thjeshtë për të kërkuar ndihmë. Për të pranuar se kemi një problem, dhe për të arritur në pikën ku jemi gati për të folur për të, mund të marrë kohë dhe kjo është normale.
Nëse nuk jeni i sigurt nëse duhet të kërkoni ndihmë tek psikologu ose kur duhet ta bëni atë, keni parasysh këtë fakt:
Këshilla, sugjerime, strategji : Si të mbrojmë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor?
1. Flini mjaftueshëm çdo ditë. Koha e mjaftueshme e gjumit varet nga mosha: foshnjave ju duhen 14-15 orë, për 1-10 vjeçarët duhen 11-13 orë, ndërsa njerëzve mbi moshën 18 vjeçare duke përfshirë edhe të moshuarit ju duhen shtatë deri nëntë orë gjumë.
2. Bëni shëtitje dhe reflektoni mbi atë që ju shihni dhe dëgjoni të paktën disa herë në javë
3. Provoni diçka të re shpesh (hani një ushqim të ri, provoni një rrugë të ndryshme për në punë etj)
4. Ushtroni mendjen ( p.sh lexoni herë pas herë gjatë javës)
5. Mos u mundoni të përqendroheni në një proces për më shumë se disa orë. Bëni pushim për të bërë diçka relaksuese (shëtitje, stërvitje etj.)
6. Kaloni kohë duke folur me njerëz në lidhje me tema të ndryshme
7. Gjeni kohë të lirë për të bërë gjërat që ju pëlqejnë çdo fundjavë (hobi, sport).
8. Mësoni të thoni "jo" kur duhet
9. Kënaquni (shkoni në një udhëtim me dikë që e doni, shkoni në peshkim etj.)
10. Jini i kënaqur me arritjet tuaja, ato të mëdha dhe të vogla
11. Rritni numrin e miqve
12. Kërkoni ndihmë dhe këshilla kur ndjeni probleme apo vështirësi
13- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra tregojnë se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.
14- Përpiquni të jeni optimistë
Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore.
15- Bëni një jetë aktive
Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.
16- Qeshni dhe vetëm qeshni
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.
17- Meditoni
Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.
Këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet mendore
1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh
2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore
3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij
4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin
5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin
6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik
8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes
9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor
Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit
Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj.
Ndikimi negativ i stresit në shëndetin mendor
Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj.
Dhe mbi të gjitha
Mos ngurroni asnjëherë të kërkoni ndihmë !