
S.O.S.S
Site of student support




Guida juaj e gjimnazit
Nga nxënësit për nxënësit!
Cilët jemi ne?
Ne jemi një grup nxënësish nga klasa XIID e shkollës “Raqi Qirinxhi”, Korçë. Kur në lëndën e Njohurisë së Biznesit na u paraqit mundësia e krijimit të një produkti apo shërbimi në ndihmë të bashkëmoshatarëve tanë, mënjëhërë mënduam për krijimin e një faqeje që do u vinte në ndihmë gjithë nxënësvë të shkollave të mesme, pa përjashtim, në rrugëtimin e vështirë të mësimnxënies. Për ju që keni pasur qoftë edhe një herë pikëpyetje e paqartësi për mësimin e ditës, për ju qe kërkoni te këshilloheni me bashkëmoshatarë apo dhe mësues pas daljes nga dyert e shkollës, për ju që kërkoni pak ndihmë në çfarëdolloj fushe qoftë ajo... Kjo faqe është për ju!
Çfarë synon kjo sipërmarrje?

Moduli “Shoqëria e nxënësve” ka si qëllim nxitjen e sensit të bashkëpunimit, organizimit dhe aftësive që do të na ndihmojnë në tregun e punës. Ne kemi tashmë disa muaj që jemi pjesë e këtij programi dhe kemi arritur të ngremë pikërisht shoqërinë tonë e cila po hedh këtë faqe me qëllim lehtësimin e procesit të mësimnxënies. Produkti jonë po krijohet si vazhdimësi e produktit të krijuar nga shoqëria e vjetshme e cila u përball me po këtë mision. Por, duke qenë se vumë re se produkti i vjetshëm (fjalor me termat e përdorura në librat e kurrikulës së gjimnazit) kishte disa mangësi, ne menduam ta çonim sasinë e informacionit që qarkullon dhe mundësinë për komunikim të drejtpërdrejtë një hap më tej dhe synojmë që me ndihmën tuaj të ecim çdo ditë e më shumë drëjt përsosjes.
Çfarë opsionesh ju ofron faqja jonë?

Në këtë moment ju jeni në kryefaqe. Këtu ju mund të mësoni më shumë për ne e misionin tonë, të na lini një koment apo të na dërgoni një mesazh personal. Kur klikoni mbi “Këshilla” do t’ju paraqiten një sërë metodash e strategjish nëpërmjet të cilave ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj mendor e fizik në këtë periudhë kaq stresuese të jetës. Nën “Kontakt me mësuesit” ju do të gjeni adresat e kontaktit të të gjithë stafit pedagogjik të shkollës, gjë që ju jep mundësinë të kontaktoni me ta për çdo kërkesë apo paqartësi që keni. Nëse klikoni mbi “Ndihmë” do te shihni një menu ku janë të afishuara të gjitha lëndët bazë (dhe disa me zgjedhje) të kurrikulës së gjimnazit. Në secilën prej tyre do të gjeni ushtrime, informacione shtesë të cilat do ju ndihmojnë plotësoni më tej njohuritë tuaja. Te “Ndihmë e mëtejshme” do të gjeni adresat e faqeve virtuale që mësues të ndryshëm të shkollës kanë hapur me qëllim zgjerimin e dijeve tuaja në lëndët e tyre përkatëse. Së fundmi, nëse klikoni mbi “Provimet e maturës” ju do të gjeni të përmbledhura e me rregull tezat e provimeve të maturës së lëndëve me detyrim duke nisur që nga viti 2006.
Lini për ne çdo koment, kërkesë apo sugjerim që keni
