
S.O.S.S
Site of student support
Psikologji
KREU 1
STUDIMI I PSIKOLOGJISE
OBJEKTI DHE SYNIMET E PSIKOLOGJISE
Psikologjia eshte shkenca qe studion sjelljen dhe proceset mendore. Sjellja eshte cdo veprim ose reagim qe eshte i dukshem dhe qe mund te vezhgohet ne menyre te drejtperdrejte. Proceset mendore jane cdo veprimtari qe ndodh ne mendjen tone. Ato jane veprimtari te brendshme qe nuk mund te vezhgohen ne menyre te drejte.Cdo pyetje per sjelljet dhe proceset mendore mund te jete objekt i studimeve psikologjike. Nepermes ketyre studimeve psikologjia perpiqet te realizoje kater synime kryesore. Synimi i pare,eshte te pershkruaje sjelljen. Synimi i dyte,eshte shpjegimi i sjelljes. Synimi i trete, i psikologjise eshte parashikimi. Synimi i katert,eshte kontrolli. Sjelljet dhe proceset mendore qe studion psikologjia jane te shumta.
DREJTIMET E STUDIMIT TE PSIKOLOGJISE
Drejtimi i studimit te psikologjise i perpunuar nga Vundti dhe pasuesit e tij u quajt strukturalizem per arsye se ata ishin te interesuar te zbulonin elementet ose strukturat e pervojes se vetedijshme imeditare te njeriut. pese nga drejtimet me te rendesishme te studimit te psikologjise, sktive dhe sot, jane: drejtimi bihevjorist,drejtimi psikoanalitik,drejtimi humanist,drejtimi kognitivist dhe drejtimi biologjik. drejtimi bihevjorist u themelua me 1913 ne Amerike nga Xhon Uatsoni.Sjellja e njeriut sipas bihevjorizmit percaktohet nga kerkesa e mjedisit ku ai jeton,dhe jonga mendja e tij. Drejtimi psikoanalitik u themelua nga mjeku austriak Sigmund Frojd ne vitin 1900.Sipas tij sjellja e njeriut mund te kuptohet vetem nese studiohen aspektet e pavetedijshme te mendjes. Drejtimi humanist lindi pas Luftes se Dyte Boterore dhe perfaqesohet nga psikologet amerikane Abraham Maslou dhe Karl Roxhes. Sipas tij njeriu eshte qenie e vetedijshme,e afte te zgjedhe ne menyre te lire dhe te beje ate cfare deshiron ne jeten e tij. Drejtimi kognitivist lindi ne vitet 70 te shekullit te kaluar.Ky drejtim perqendrohet ne studimin e proceseve mendore si vemendja,perceptimi,kujtesa,inteligjenca etj. Drejtimi biologjik eshte zhvilluar dukshem kohet e fundit.Sipas ketij drejtimi,sjellja dhe proceset mendore mund te shpjegohen duke studiuar strukturat biologjike qe jane te perfshira ne realizimin e tyre.
CFARE JANE DHE CFARE BEJNE PSIKOLOGET
Psikologet jane specialiste qe studiojne ne menyre shkencore sjelljet dhe proceset mendore dhe i perdorin zbulimet e tyre ne jeten praktike.Qe te behesh psikolog duhen kryer studimet universitare.Madje ne shume dege te psikologjise,si p.sh., ne psikologjine klinike etj., duhen kryer edhe studime te zgjatura pasuniversitare. Dy fushat e medha te psikologjise ssot jane fusha e psikologjise se zbatuar dhe e psikologjise eksperimantale. Ne fushen e psikologjise perfshihen dege si psikologjia klinike,psikologjia e keshillimit,psikologjia e edukimit,psikologjia e shendetit,psikologjia industriale dhe organizacionale,psikologjia e sportit. .Psikologet e fushes se psikologjise eksperimentale merren me studime qe synojne te kuptohen elementet e sjelljes dhe te proceseve mendore. Nder deget me te rendesishme te psikologjise eksperimentale jane: psikologjia biologjike,psikologjia e zhvillimit,psikologjia kognitive,psikologjia sociale etj.
VEZHGIMI NATYROR,STUDIMI I RASTIT INTERVISTIMI DHE SONDAZHI
Psikologet perdorin nje varg metodash per te kryer studimet e tyre.Disa metoda sherbejne per te pershkruar sjelljen. Te tilla jane:vezhgimi natyror,sondazhi,intervistimi, dhe studimi i rastit.
VEZHGIMI NATYROR Me ane te tij sjellja vezhgohet ne mjedise natyrore, ne distance, ne menyre sistematike dhe pa nderhyrjen e studiuesit te individet qe veyhgohen. Te mirat e kesaj metode jane:vezhgimi i sjelljes aty ku ajo ndodh ne menyre te natyrshne dhe grumullimi i te dhenave pa nderhyrjen e vezhguesit. Te metat e saj jane: nuk e lejon studiuesin qe te kuptoje lidhjen shkak-pasoje mes dukurive qe studiohen,sjellja qe vezhgohet nuk mund te perseritet sa here qe deshiron studiuesi.
STUDIMI I RASTIT Studimi i rastit ose biografia eshte metoda e intervistimit te individeve specifike per te marre informacion per historine e tyre jetesore.Ketu studiuesi ka si synim qe te grumbulloje nje informacion sa me te detajuar qe lidhet me familjen,edukimin etj. Te mirat e metodes se studimit te rastit jane: informacioni qe grumbullohet per individin specifik,eshte shume i detajuar,individi mund te studiohet per nje kohe te gjate.Te metat e kesaj metode jane: siguron informacion vetem per nje individ specifik,nuk lejon te behen pergjithesime te sakta etj.
SONDAZHI Eshte nje metode permes se ciles nje numer i madh njerzish i pergjigjen nje pyetsori per aspekte te ndryshme qe kane te bejne me opinionet dhe sjelljet e tyre. Te mirat e kesaj metode jane:kryhet shpejt ,lejon te mblidhet nje informacion mjaft i madh per shume njerez per nje kohe shume te shkurter. Te metat e sondazhit jane: informacioni qe merret mund te jete i pasakte,informacioni eshte i kufizuar etj.
INTERVISTIMI intervistimi eshte nje metode me ane te se ciles studiuesi takohet balle per balle me personin qe do te studiohet. Te mirat e kesaj metode jane:lejon qe te merren pergjigje me te gjera dhe me te thelluara prej atyre qe pergjigjen. Te metat:kerkon shume kohe,nuk lejon te percaktohen lidhjet shkak-pasoje ndermjet dukurive.
METODA E KORRELACIONIT DHE EKSPERIMENTIT
METODA E KORRELACIONIT
Shume aspekte ne boten perreth nesh kane nje lidhje te caktuar mes tyre: kur njeri aspekt ndryshon,atehere ndryshon dhe aspekti tjeter.Kjo lidhje quhet korrelacion. Ndryshoret jane cdo karakteristike ose gjendje e nje individi,dituate objekti etj. qe mund te ndryshoje. Metoda e korrelacionit i lejon psikologet te percaktojne nese ekziston ndonje lidhje ndermjet ndryshoreve, dhe nese po ne cfare niveli eshte kjo lidhje. Kjo kerkon qe psikologet te bejne dy gjera: te matin cdo ndryshore qe jane duke studiuar dhe te bejne analiza statistikore.Korrelacioni mund te jete pozitiv dhe negativ. Korrelacioni nuk e ben dot lidhjen shkak-pasoje.
EKSPERIMENTI Ndryshe nga metoda e korrelacionit, metoda e eksperimentit ben te mundur qe te zbulohen lidhjet shkak-pasoje.Eksperimenti eshte nje situate e tille ku studiuesi ndryshon ne menyre sistematike nje ose me shume ndryshore per te percaktuar nese keto ndryshime shpien ne ndryshime ne nje ose me shume ndryshime te tjera.Elementet e eksperimentit jane:hipoteza,ndryshorja e pavarur,ndryshorja e varur,grupi i eksperimentit dhe grupi i kontrollit. Hipoteza eshte nje mendim paraprak qe shpreh nje lidhje shkakesore ndermjet dy ose me shume ndryshoreve qe studiohen ne eksperiment. Ndryshorja e pavarur eshte ndryshorja qe ndryshon ne menyre sistematike dhe me synim nga studiuesi per te pare nese ndryshimet e saj shpien ne ndryshime te ndryshoret e tjera qe studiohen. Ndryshorja e varur eshte ndryshorja qe pritet te ndryshoje si pasoje e ndryshimeve qe i behen ndryshores se pavarur.Grupi i eksperimentit eshte grupi i individeve ku ndryshohet ndryshorja e pavarur dhe maten ndryshimet te ndryshorja e varur. Grupi i kontrollit eshte grupi ku nuk ndryshohet ndryshorja e pavarur, por ku ndryshorja e varur matet ne po te njejten menyre si edhe ne grupin e eksperimentit.
KREU 2
BIOPSIKOLOGJIA
Biopsikologjia meret me marredheniet midis organizmit njerezor dhe jetes se tij shpirterore.
Rruga e sinjaleve nga mjedisi ne trupin tone. Neuroshkenca është studimi shkencor i sistemit nervor. Tradicionalisht, neuroshkenca është shikuar si degë e biologjisë. Sidoqoftë, ajo tashmë është shkencë multidisiplinore e cila bashkëpunon me fusha të tjera si kimia, shkenca kompjuterike, inxhinieria, linguistika, matematika, mjekësia, filozofia, shkenca kognitive, fizika, dhe psikologjia. Termi neurobiologjipërdoret si sinonim për neuroshkencën, megjithëse neurobiologjia i referohet specifikisht biologjisë së sistemit nervor, ndërsa neuroshkenca i referohet gjithë shkencës së sistemit nervor.
Fushëveprimi i neuroshkencës është zgjeruar për të përfshirë qasje të ndryshme të cilat përdoren për të studiuar aspektet molekulare, celulare, zhvillimore, strukturale, funksionale, evolucionare, kompjuterike, dhe mjekësore të sistemit nervor. Teknikat e përdorura nga neuroshkencëtarët gjithashtu janë zgjeruar, nga studimet molekulare dhe celulare të fijeve nervore individuale në imazherimin e proceseve senzorike dhe motorike të trurit.
Duke pasur parasyshë rritjen e numrit të shkencëtarëve që studiojnë sistemin nervor, disa organizata të shquara të neuroshkencës janë formuar për të siguruar një forum për të gjithë neuroshkencëtarët dhe edukatorët. Si shembuj, International Brain Research Organization (Organizata Ndërkombëtare për Hulumtimin e Trurit) u formua në vitin 1960, International Society for Neurochemistry (Shoqata Ndërkombëtare për Neurokimi) në vitin 1963, European Brain and Behaviour Society (Shoqata Evropiane e Trurit dhe Sjelljes) në vitin 1968, dhe Society for Neuroscience (Shoqata për Neuroshkencë) në vitin 1969. Neuroni esht nje qelize ne trupin tone qe eshte e specializuar per tem mare dhe te procesoje dhe te trasmetoje informacionin e botes se jashtme. Ai perbehet nga trupi I qelizes, dentriti dhe aksoni. Neurotrasmetuesi realizon dy efekte: 1. Efekti I pare esht eksitues. 2. Efekti I dyte eshte frenues. Ata luajne nje rol te madh ne rregullimin e veprimtarise se gjendrave, te muskujve, ndikojne mbi te mesuarin dhe kujtesen, na bejne qe ten a vije gjumi etj. Funksionimi I sistemit nervor qendror dhe preiferik.
Shkenca sot flet per nje system nervor , qe inverton gjithe organizmin njerezor, qe muneson jo vetem kapjen, procesimin dhe trasmentimin e iformacionit, por edhe marrjen e vendimeve per menyrat e reagimit ndaj informacioneve te caktuara dhe ekzekutimin e ketyre vendimeve. Sistemi nervor qendror perbehet nga truri dhe palca e kurrizit.truri I madh eshte I ndare ne dy hemisfera ku secila perbehet nga 4 lobe, lobi parietal, temporal, oksipital, frontal. Sistemi nervor periferik perbehet nga sistemi nervor somatic, autonom parasimaptik dhe simaptik.
Funksionimi I sistemit hormonal.
Organizmi njerezor perbehet nga gjendra me sekrecion te brendeshem qe prodhojne disa substance kimike qe quhen hormone hipotalamusi eshte nje pjese e sistemit nervor qe merret me veprimatine e gjendrave. Keto gjendra jane:
-
Gjendra tiroide
-
Gjendra adrenale
-
Gjendra e pankreasit
-
Gjendra e seksit
Eksperiencat shqisore dhe formimi I kuptimit mbi boten.
Psikologet quajne ndijim punen e receptoreve shqisore qe zbulojne ngacmuesit dhe qe I transfermojne ato ne impulse nervore. Organizmi njerezor eshte I ndertuar ne nje menyre te tille qe te marre informacionin nga bota e jashteme dh eta procesoje ate ne nje menyre te caktuar me qellim qe te arrijme te formojme nje kuptim per ta eqe po ndodh . teoria me e mbeshteur lidhur me perceptimin e ngjyrave eshte nje teori qe thote se konet kane aftesi qe ti pershtaten njeres prej tre ngjyrave: te kuqes, te gjelbres, bluse.
Tingujte nuk qarkullojne ne mjedise boshe. Karakteristikat e tingujve jane frekuenca, amplitude dhe lartesia.
Perbersit dhe teroite e motivacionit.
Motivacioni eshte nje gjendje e brendshme, qe nuk duket, por merret me mend e qe fillon, aktivizon e mban te qendrueshme nje sjellje te caktuar, deri ne arritjen e qellimit.. Ajo ndryshon në intensitet dhe qëndrueshmëri.Konceptet motivacionale mundësojnë kuptimin e gjithë larmisë së sjelljeve të një individi apo të sjelljeve midis individëve. Psikologët e kanë studiuar motivacionin nga këndvështrime të ndryshme si: nga ana e impulseve të brëndshme, e shtysave të jashtme, e nivelit të nxitshmërishë dhe e trashigimisë. Vëmendje e madhe i është kushtuar motiveve të urisë, seksit, kureshtjes dhe suksesit.
Teorite e motivacionit:
-
Motivacioni si reagim ndaj nevojes.
-
Motivacioni si reagim ndaj eksitimit te brendshe.
-
Motivacioni si reagim ndaj pritshmerise qe njeriu ka per veten.
-
Motivacioni si perpjekje cognitive per te kuptuar e realizuar qellimet qe ka njeriu.
-
Motivacioni si perpjekje njerzore drejt vetaktualizimit.
Motivet:
Motivet Stimuluese
Motivet stimuluese bëjnë që individi bëjnë që individi të kërkojë stimulim ndijor përmes bashkëveprimit me mjedisin. Stimulimi ndijor Njerëzit janë te prirur të jenë të angazhuar me dicka, edhe nëse ajo që bëjnë nuk është aq e rëndësishme. Ka të dhëna se tek qëniet njerëzore, mungesa e stimulimit ndjor nuk pëlqehet. Ky fenomen quhet privimi ndijor.
Motivet Biologjike
Motivet parësore biologjike kanë një bazë të përcaktuar fiziologjikisht dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e individit ose të specieve. Uria e cila nuk lidhet gjithmonë me një ndijim të vetëdijshëm të brëndshëm dhe në shumicën e rasteve të ngrënit niset nga sinjale të jashtme. Etja është një gjëndje trupore e cila ka lidhje me një larmi organesh dhe procesesh trupore duke përfshirë trurin, veshkat, dhe gojën. Mungesa e ujit për një kohë të gjatë shkakton stimulin e receptorëve të veshkave. Roli i veshkave në procesin e homeostazës së etjes, është sekretimi i hormonit renin i cili krijon në gjak angiotensinë. Angiotensina bën që veshkat të grumbullojnë më shumë ujë dhe si pasojë të stimulojë trurin në zonën subformikale për të cliruar një impuls etjeje.
Emociioni eshte nje gjendje e brendeshme subjektiv qe nxiten nga nje stimul I jashtem.
Klasifikimi I emocioneve
Një nga përpjekjet për klasifikimin më të plotë të emocioneve u përshkrua nga Robert Plutchik, më 1980. Plutchik e përshkroi emocionin si një reagim trupor të modeluar, të shkaktuar nga një ngacmues. Me anën e anketave të hollësishme, ai bëri një ndarje në emocionet parësore, bazë dhe në ato dytësore. Emocionet parësore, bazë janë: zemërimi, frika, gëzimi, pranimi, habija, trishtimi, neveria dhe kundërveprimi. Këto emocione parësore mund të kombinohen për të formuar emocione dytësore. P.sh: gëzimi dhe pranimi formojnë dashurinë; frika dhe pranimi formojnë përuljen; zemërimi dhe kundërveprimi formojnë agresivitetin. Në qoftë se vendosen në një rreth përballë njëra - tjetrës, emocionet formojnë cifte të kundërta (p.sh., gëzimi dhe trishtimi). Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën-ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura
Kater perbersit e emocioneve:
-
Nxitshmeria fiziologjike
-
Ndjenja subjective
-
Perbersi kognitiv
-
Perbersi sjellor
Emocionet perjtohen si negative dhe positive. Por ato ndryshojne dhe nga intesiteti. Emocionet jane te pandashme nga jeta e njeriut. Pa emocione bota eshte e pamundur: pa meshir do demtomin te tjeret, mungesa e luturise perbehet nga vuajteje etj.
Teorite per emocionet
-
Teoria e Xhejms Llanxh,
-
Teoria Kanon Bard
-
Teoria Shahter Singer
Teoria James-Lange shtjellon se nxitshmëria fiziologjike che sjellja paraprijnë eksperiencën subjektive të emocionit. Trupat tanë reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisorë dhe ne bëhemi të vetdijshëm se këto reagime formojnë një emocion caktuar, të cilin më pas e ndjejmë. William James më 1884 dhe Carl Lange më 1885 duke punuar secili më vete arritën në përfundimin e ngjashëm sipas së cilës sjellja i paraprin emocionit.
Në qoftë se ndërgjegjësimi për një emocion të caktuar është i njëjtë me ndërgjegjsimin për një gjendje fizike të trupit, atëherë mund të thuhet se për një emocion ekzistojnë gjëndje fiziologjike të ndryshme dhe krejt të përcaktuara.
Teoria e Cannon-Bard i përket studiuesve Walter Cannon (1927) dhe Philip Bard (1928) të cilët nuk ishin dakort me teorine e James-Lange, pikërisht për faktin se shumica e emocioneve kanë pothuajse të njëjtën nxitshmëri fiziologjike. Sipas kësaj teorie emocioni dhe nxitshmëria fiziologjike ndodhin në të njëjtën kohë.
Teoria e eksitim-kognicionit e Schachter-Singer thekson rolin e faktorëve kognitivë mbi emocionet. Kur përjetojmë emocion, para së gjithash, ne jemi të eksituar fiziologjikisht. Më pas kërkojmë një shpjegim mjedisor për eksitimin që kemi. Ne e interpretojmë kognitivisht situatën dhe e emërtojmë eksitimin si emocion përkatës.
Stresi, reagimet ndaj stresit dhe semundjet.
Stresi eshte reagim qe organizmi ben kur naj tij paraqiten kerkesa te cilave ai duhet tu pershtatet.
Shkaqet e stresit jane:
-
Ndryshimet jetesore
-
Shqetesimet e perditeshme
-
Presioni
-
Konflikti
-
Frustracioni
Pasojat e stresit:
Qofshi të rinj a të moshuar, qoftë nëse stresi ju vjen nga puna ose nga shkolla, stresi i vazhdueshëm mund t’i kushtojë shtrenjtë shëndetit. Një shkrimtar për artikuj mjekësorë shpjegon se reagimi i trupit ndaj stresit ngjan pak a shumë me sforcimin e motorit të aeroplanit që bëhet gati për ngritje. Po, kur jeni të stresuar, shtohen rrahjet e zemrës dhe rritet presioni i gjakut. Rritet edhe niveli i sheqerit në gjak. Në trup çlirohen hormone. «Nëse stresi vazhdon,—thotë po i njëjti shkrimtar,—të gjitha pjesët e trupit që ndikohen nga stresi (truri, zemra, mushkëritë, enët e gjakut dhe muskujt) marrin vazhdimisht më shumë ose më pak ngacmime se ç’duhet. Me kalimin e kohës, kjo mund të sjellë dëme fizike ose psikologjike.» Alarmohesh kur sheh se sa e gjatë është lista e sëmundjeve ku stresi mund të luajë rol: sëmundjet e zemrës, apopleksia, çrregullimet e sistemit imunitar, kanceri, problemet e muskujve e të kockave dhe diabeti, për të përmendur vetëm disa. Veçanërisht shqetësuese është mënyra e dëmshme që zgjedhin shumë njerëz, sidomos të rinjtë, për të përballuar stresin. Dr. Beti B. Jangsi thotë me keqardhje: «Është shumë e trishtueshme të shohësh adoleshentët që për t’i shpëtuar vuajtjes, lënë orët e mësimit, i futen rrugës së drogës, alkoolit, krimit, shthurjes seksuale, sulmit, dhunës ose ikin nga shtëpia. Këto mënyra reagimi i çojnë në telashe më të mëdha nga ato prej të cilave donin të shpëtonin.» Stresi është një realitet i jetës në kohët moderne; nuk mund të shmanget plotësisht. Por, siç do të tregohet në artikullin vijues, mund të bëjmë shumë për ta përballuar stresin.
KREU 3
ZHVILLIMI
ZHVILLIMI PARA LINDJES
Formimi i nje organizmi njerezor kryhet nga bashkimi i qelizave riprodhuese mashkullore me ato femerore. Zhvillimi i njeriut para lindjes kalon ne tre faza.Keto jane faza e zigotes,faza e embrionit,faza e fetusit. Zhvillimi pas lindjes, deri ne perfundim te shkolles fillore nje bebe i porsalindur eshte i pajisur me nje numer te madh refleksesh-menyrash reagimi te gatshme te cilat nuk ka nevoje tja mesoje kush. bebet kane pelqime te gatshme per aroma,tinguj,shije e pamje.
ZHVILLIMI GJATE ADOLESHENCES
Zhvillimet e dekades se dyte te jetes Ndryshimet fiziologjike kane te bejne me zhvillimin e shenjave primare dhe sekondare te seksit:gjenitalet e tyre zmadhohen dhe marrin permasat e te rriturve.Fiziologjikisht ata jane te gatshem te riprodhohen. Adoleshentet pesojne edhe nje zhvillim te ,adh moral. Nga ana shoqerore adoleshenti eshte ne perpjekje per te formuar identitetin personal per te lidhur dhe mbajtur shoqerite e krijuara. Cmendojne adleshentet per veten dhe te rriturit per ta? sipas vetes se vet adoleshenti eshte fizikisht nje i rritur,fiziologjikisht ai eshte i afte te riprodhoje veten si nje i rritur.Sipas tij ai nuk dallon ne asgje nga te rriturit e tjere.Sipas te riturve adoleshenti eshte fizikisht nje femije pak me i madh se te tjeret.
A ESHTE ADOLESHENCA NJE MOSHE E VESHTIRE? Krijohen veshtiresi se adoleshentet jetojne nen presionin e forcave kontradiktore:jane delikate,lodhen e semuren shpejt etj. Krijohen veshtiresi nga fakti se te rriturit ne pergjithesi dhe mesuesit e prinderit ne vecanti e shohin dhe e trajtojne adoleshentin ne menyre te njeanshme. Po keshtu krijohen veshtiresi nga fakti se zhvillimi i adoleshences karakterizohet nga shperpjestime te rendesishme Brezi i rritur ka ankesa dhe kritika ndaj disa sjelljeve te adoleshenteve. Se fundi nga fakti se adoleshenti per gati nje dekade te tere proteston ndaj dominimit prinderor ose perpiqet ti shmanget atij.
ZHVILLIMI PREJ ADOLESHENCES E DERI NE MOSHEN E RRITUR
Zhvillimet psikosociale te te rriturve Ndonjehere disa mendojne se stadi i intimitetit ose iizolimit ka te beje me kapacitetin e njeriut per te vendosur mardhenie intime seksuale. Kjo nuk eshte keshtu.Zakonisht intimitetin e arrijne vetem ata qe arrijne te zhvillojne identitetet. Zhvillimet e moshes se vone. Me kalimin e viteve njeriu humbet kapacitetin e tij shqisor:nuk shikon mire ne erresire dhe nuk degjon mire kur behet zhurme.Me kalimin e viteve organizmi konsumohet dhe behet me i prekshem nga semundjet.reagimi psikologjik ndaj vdekjes eshte i studiuar.Ai kalon neper disa zona.
PELQIMI SEKSUAL DHE BUKURIA FIZIKE
Format trupore dhe ato te fytyres luajne nje rol te madh ne mardheniet qe ne kemi me njeri tjetrin.keto luajne nje rol te madh kur pelqejme dhe dashurojme dike,Forma trupore eshte natyrore dhe ne nuk mund te fajesohemi pse e kemi kete keshtu dhe pse e kemi ate ashtu.Njerzit e pashem te kesaj bote kane edhe privilegje:ne kemi prirjen ti konsiderojme njerzit e pashem edhe si njerez te mire.
SI TA PERMIRSOJME VETEVLERESIMIN?
Vetevleresimi eshte qendra e personalitetit tone.Ne zhvillojme vetvleresimin nepermjet mardhenieve me njerzit me te rendesishem te jetes tone.Vetevleresimi qe njeriu ka per veten formohet heret ne femijeri dhe bartet pak a shume i tille pergjate gjithe jetes. Si ndikon vetevleresimi i ulet nesjelljen dhe mardheniet tona me te tjeret. Vetevleresimi i ulet rrezikon njerzit te perdoren dhe te abuzohen nga te tjeret fizikisht dhe emocionalisht. Shkateron besimin ne vete dhe na pengon te marrim fatin tone ne duart tona. I ben njerzit te ndjejne frike,rrezik dhe dobesi etj. Si mund ta rrisim vetevleresimin? Te gjithe ne kemi ne mendjen tone nje imazh te vetes tone.Per ne ka rendesi se cfare mendojne te tjeret per ne.pse ndodh kjo? Sepse ne kemi nevoje per dashuri. Sepse ne kemi nevoje per perkatesi. Sepse ne keminevoje dhe duam miratim.
KREU 4
NJOHJA
INTELIGJENCA NJEREZORE DHE TEORITE PER TE
Përmes inteligjencës së tyre, njerëzit posedojnë aftësitë kognitive për të mësuar, formojnë koncepte, kuptojnë, aplikojnë logjikën dhe arsyen, duke përfshirë kapacitetin për të njohur modelet, kuptojnë idetë, planifikojnë, zgjidhin probleme, marrin vendime, mbajnë mend, dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar. Inteligjenca i mundëson njerëzve të përjetojnë dhe të mendojnë.
Gjate viteve eshte propozuar nje numer i madh teorish mbi inteligjencen. Ketu ne do te rishikojme disa nga me ndikueset; teorine e Charles Spearman per faktorin p; teorine Louis Thurstone per shtate faktoret paresore; modelin e J. P. Guilford dhe teorine triarkikke te Robert Sternberg.
Teoria e Speraman per faktorin b. Studentet qe arrijne rezultate te mira ne nje lende zakonisht kane pak probleme ne lendet e tjera ose ne aktivitetet jashteshkollore. Charles Spearman (1904) propozoi nje teori per inteligjencen e cila perfshinte nje faktor te pergjithshem p, i cili i jepte individit aftesine per te arritur sukses ne shume e shume detyra intelektuale. Por Spearman vuri se shume njerez dalloheshin ne nje ose dy fusha te vecanta. P.sh, studentet qe nuk ecin mire ne psikologji, mund te shquhen ne matematike. Kombinimi i faktoreve p dhe s percakton nivelin specifik te inteligjences se nje individi.
Teoria e aftesive paresore mendore te Thurstone. Louis Thurstone (1938) besonte se inteligjenca percaktohej nga shtate aftesite mendore paresore dhe jo nga nje faktor i pergjithshem dhe i panjohur, i cili eshte faktori p. Shtate aftesite jane: aftesia per te kuptuar fjalet, aftesia numerike, kujtesa shpejtesia e perceptimit, aftesia e orientimit ne hapesire, rrjedhshmeria ne te folur dhe arsyetimi. Keto shtate aftesi ishin perfshire ne Testin e Aftesive Paresore Mendore te Thurstone. Aftesite e ndryshme te nje individi mund te shpjegojne se pse ai mund te shquhet ne matematike e te jete i dobet ne histori. Megjithate Thurstone zbuloi me vone se njerezit qe shquhen ne nje fushe, gjithashtu shquhen edhe ne fusha te tjera dhe prandaj ai sugjeroi se mund te ekzistoje nje faktor i pergjithshem ne bazen e te gjitha aftesive te vecanta. P.sh, aftesia per te kuptuar fjalet dhe arsyetimi ishin te lidhura shume ngushte me njera – tjetren dhe kjo lidhje mund te konsiderohet ajo qe Spearman e quante faktori i pergjitshem p.
Modeli i inteligjences i Guilford. J. P. Guilford (1967, 1982) propozoi njeren nga teorite me te sofistikuara per inteligjencen. Ai sugjeroi se ne inteligjencen bashkeveprojne tre dimensione te vecanta: permbajtjet, operacionet dhe produktet.
Permbajtjet perbehen nga informacioni per te cilin individi mendon. Operacionet jane veprimet qe personi ben. Produktet jane rezultati i te menduarit rreth informacionit. Guilfordi ishte ne gjendje qe, permes nje teknike statistikore te percaktonte pese tipet e permbajtjeve, pese tipet e operacioneve dhe gjashte tipet e produkteve. Nese keto tre dimensioneve mendohen si tre faqet e nje kubi, atehere mund te tregohet se si 150 aftesi te ndryshme mendore mund te percaktojne inteligjencen.
Teoria triarkike e inteligjences e Sternberg. Psikologu Robert Sternberg (1985, 1986) i Universitetit te Yales propozoi teorine triarkike te inteligjences. Pasi studjoi teorite dhe testet e inteligjences, ai doli ne perfundimin se inteligjenca ishte nje koncept me i gjere nga c’mendohej me pare. Teoria triarkike perbehet prej tre nenteori te inteligjences: nenteoria komponenciale, nenteoria eksperienciale dhe nenteoria kontekstuale.
Nenteoria komponenciale merret me marredheniet e inteligjences me boten e brendshme te individit.
Kuriozitet
5 shenjat që tregojnë se jeni vërtet inteligjentë
-
Mësoni nga gabimet
-
Leximin e shihni si mënyrë argëtuese
-
Mund të argumentoni kundër të gjithëve
-
Mendoheni para se të flisni
-
Nuk ju intereson çfarë mendojnë të tjerët
FORMAT THEMELORE TE TE MESUARIT
-
Kushtezimi klasik
-
Kushtezimi veprues
-
Te mesuarit permes vezhgimeve
-
Te mesuarit kognitiv
Kushtëzimi Klasik
-
Kushtëzimi Klasik quhet forma e të mësuarit gjatë së cilës një ngacmues shoqërohet me një ngacmues tjetër që shkakton një reagim të caktuar. Disa herë quhet edhe kushtëzim provizor ose kushtëzim përgjegjës.
-
Termat për të cilët mund të diskutohet në Kushtëzimin Klasik janë: ngacmues i pakushtëzuar, reagim i pakushtëzuar, ngacmues i pakushtëzuar, reagim i kushtëzuar.
-
Ngacmuesi i pakushtëzuar (NP) është çdo lloj ngacmuesi që provokon reagime automatike apo refleksive të një individi. Shëmbuj të ngacmuesve të pakushtëzuar janë: zhurmat e larta, shpimi i gjilpërës dhe një objekt që flaket mbi ju me shpejtësi.
-
Reagim i Pakushtëzuar (RP) quhet një reagim i shkaktuar nga (NP). Shëmbuj të reagimeve të pakushtëzuara janë: tendosja e trupit kur dëgjoni një zë të lartë, brofja nga shpimi i gjilpërës, të shmangurit me shpejtësi prej një objekti që flaket mbi ju etj.
-
Kushtëzimi Veprues
-
Kushtëzimi veprues përbën një teknike mësimi gjatë së cilës sjellja e mësuar e cila ndiqet nga përforcimi, zakonisht positiv, do të shfaqet më shpesh. Në kohën që Pavlovi kryente eksperimentin mbi reflekset e kushtëzuara te qentë, një psikolog eksperimental amerikan i quajtur Edward Thorndike më 1911, vëzhgonte të mësuarit përmes provave dhe gabimeve te macet. Në një studim tipik, ai e vendosi macen në një kafaz të vogël dhe la jashtë tij pak ushqim në mënyrë që të shikohej fare mirë nga macjae uritur. Në fillim macja u vërdallos pa pushim, pastaj filloi të gërvishte hekurat e kafazit dhe gjithë objektet në të. Më në fund kur macja shtypi levën e duhur ose kur shtypi butonin e duhur, dera e kafazit u hap, macja doli dhe kërceu drejt ushqimit.
-
Të mësuarit përmes vëzhgimit
-
Një lloj tjetër i të mësuarit kognitiv është të mësuarit përmes vëzhgimit. Psikologu social A. Bandura argumentoi se përforcimi është i rëndësishëm për të mësuarit. Ashtu si Tolman, ai mendonte se përforcimi ka më shumë të bëjë me motivimin sesa me vet provesin e të mësuarit. Sot kjo teori njihet si teoria e të mësuarit social. Një nga studimet më të mira të Bandurës ishte eksperimenti i vitit 1961 me të cilin ai studioi ndikimin e të mësuarit vëzhgues në agresivitetin e fëmijëve. Fëmijët e kopshtit vëzhguan të rriturit që ishin duke u sjellë ose në mënyrë pasive ose në mënyrë agresive me një kukull me përmasa njerëzore. Fëmijët ishin në gjendje të imitonin modelin e sjelljes agresive të të rriturve, veçanërisht kur sjellja u përforcua. Edhe pse nuk është një përfundim absolut, vëzhgimet kanë treguar se kur fëmijët shikojnë emisione televizive me akte dhune, sjellja e tyre bëhet më agresive. Por kur u paraqitën modele sjelljesh joagresive, fëmijët mundën të mësojnë lehtësisht të bashkëpunojnë me të tjerët.
-
Të mësuarit kognitiv
-
Si kushtëzimi klasik ashtu edhe ai veprues janë të dy shembuj të të mësuarit me anë të shoqërimit. Një tip tjetër i të mësuarit mbështetet më shumë në proceset njohëse. Të mësuarit kognitiv nënkupton se për të marrë vendime lidhur me sjelljen e tij, individi përdor strukturat mendore dhe kujtesën. Tre llojet e të mësuarit kognitiv janë: të mësuarit me anë të insajtit, të mësuarit latent (i padukshëm) dhe të mësuarit përmes vëzhgimit.
KUJTESA
-
Tipat e kujteses
Kujtesa proceduriale është tipi më themelor i kujtesës dhe ka të bëjë me krijimin e
assocacioneve midis stimujve dhe përgjigjeve.
Kujtesa semantike ka një tipar shtesë. Ajo i lejon individit të krijojë modele në mjedisin rrethues. Ndërsa kujtesa proceduriale na jep sjellje të dukshme, kujtesa semantike mund të përfshijë aktivitete njohëse (kognitive). Njohuritë që përdorim në përvojën tonë të përditshme “2+2=4” ‘Nata është e errët’ apo formimi i shumësit të emrave janë shembuj të kujtesës semantike. Përdorimi i informacionit nga kujtesa bëhet në mënyrë automatike dhe riprodhimi shpesh është përgjigjja e pyetjes “çfarë?”.
Kujtesa episodike është sistemi më i lartë i kujtesës dhe na jep tiparet shtesë të ruajtjes së njohurive në lidhje me përvojat vetiake. Ndonjëherë e quajmë kujtesë autobiografike. Ajo përfshin ngjarjet që kanë kuptim për ne personalisht. Të mbash mend që hëngre pulë për darkë natën e kaluar, apo që pe një film me filan aktore javën që shkoi, janë shembuj të kujtesës episodike. Ashtu si kujtesa semantike, kjo lloj kujtese ka të bëjë me aktivitete njohëse, por riprodhimi i materialit i përgjigjet pyetjes “kur?” dhe “ku?”. Në rastin e amnezisë njeriu mban mend akoma fakte të përgjithshme dhe është i aftë të kuptojë (kujtesa semantike), por nuk mban mend informacione që lidhen me personin e tij (kujtesa episodike). Kujtesa semantike mund të konsiderohet si fjalor, ndërsa kujtesa
episodike si ditar.
Kujtesa shqisore
Një ngacmues (stimul) nga mjedisi rrethues vazhdon të veprojë për një kohë të shkurtër mbi sistemin tonë përceptues nervor edhe pasi të jetë ndërprerë. P.sh., kur fotografi përdor blicin ne vazhdojmë të shikojmë dritë edhe më pas (megjithëse blici nuk përdoret më).
Kujtesa Afatgjatë përfaqëson anët më të mira të depozitave shqisore dhe afatshkurtër. Kapaciteti i saj është pothuaj i pakufizuar, përsa i përket sasisë së materialit që depozitohet dhe kohëzgjatjes së saj dhe duket se është relativisht i përhershëm.
Kyçi për kodimin në kujtesën afatgjatë është organizimi i materialit në mënyrë që ai të ketë kuptim.
Kujtesa Afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm për një moment të caktuar. Në një farë mënyre, ajo është ndërgjegjja jonë dhe ka rëndësi për një shumëllojshmëri detyrash, si për të menduarit, të lexuarit, të folurit dhe zgjidhjen e problemeve.
Informacioni vendoset në kujtesën afatshkurtër (KASH) kur individi e vë re një stimul. Ka disa terma që përdoren për këtë fazë të kujtesës, duke përfshirë kujtesë pune, kujtesë e çastit, kujtesë aktive dhe kujtesë parësore . KASH përdoret kur duam të mbajmë mënd një numër telefoni, që sapo e kemi parë në numerator, gjatë një bisede me një person tjetër dhe kur vendosim se çfarë do të blejmë në dyqanin e ushqimeve.
Kuriozitete mbi kujtesen
-
Studimet kanë treguar se truri i njeriut fillon t’i kujtojë gjërat që nga barku i nënës.
-
Në fakt, njerëzit nuk mbajnë mend kujtime nga vitet më të hershëm të jetës, zakonisht para moshës 3 apo 4 vjeç. Kjo njihet si amnezia infantile.
-
Truri mesatar rregjistron afro 50 mijë mendime në ditë, dhe 70% e tyre mendohet të jenë negative.
-
Sa herë që në mendje vjen një kujtim apo krijohet një mendim i ri, në tru krijohet një lidhje e re.
-
Një fakt mahnitës është se kapaciteti depozitues i trurit të njeriut është praktikisht i pakufishëm. Neuronet kombinohen përmes sinapseve duke rritur kështu në mënyrë eksponenciale kapacitetin e kujtesës, në afro 25 miliardë Gygabite, që është ekuivalente me të kujtuarit e programeve televizive për 300 vjet rresht.
-
Kujtesa afatshkurtër ndodh si rezultat i impulseve kimike dhe elektrike në tru, ndryshe nga ndryshimet më strukturore që shoqërohen me kujtesën afatgjatë.
-
Gjumi ka një rol të rëndësishëm në kujtesë, teksa truri i konsolidon kujtimet gjatë gjumit. Truri ndihmon gjithashtu depozitimin dhe nxjerrjen e kujtimeve afatgjata.
HARRESA
Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret. Faktor i kundërt por njësoj i rëndësishëm në proçesin e të kujtuarit është proçesi i harresës. Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qënë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur veçse dje. Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka teori kryesore për harresën përfshirë këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represionit).
Harresa e motivuar , ky është një term i përdorur nga psikologët frojdianë për procesin e të harruarit të diçkaje që na shkakton ankth. Megjithatë represioni është një problem personaliteti që mund të çojë edhe në humbje kujtese. P.sh. ju harroni takimin tek dentisti duke u marrë me shumë gjëra të tjera, sepse tmerroheni nga mbushja e dhëmballës
Semundja e Alzheimerit ose, ndryshe, sic njihet me shpesh, humbja e kujteses, lind pas moshes 65-vjecare. Perqindja e popullsise qe preket ne kete moshe eshte rreth 10 %. Pas kesaj moshe, perqindja e popullsise qe preket rritet 2% cdo vit, per te arritur rreth 50% ne moshen 85-vjecare. Sipas specialisteve, semundja ka raste qe lind edhe para moshes 65-vjecare, por keto raste jane te rralla dhe karakterizohen nga histori te vecanta. P.sh. pacienti mund te jete me sindromen Doën. Probabiliteti i ketyre pacienteve me Doën, per tu semure edhe me alzheimer pas moshes 40-vjecare rritet shume. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Perqindjet e popullsise qe kap, jane te njejta pothuajse ne gjithe boten. Prandaj ne Shqiperi keta paciente jane ne proporcion me popullsine tone, po aq sac jane ne Itali, USA etj.
Simptomat
Simptoma me e njohur e kesaj semundjeje, eshte harresa, por simptomat jane te shumta. Zakonisht semundja fillon me harresa gjithmone e me te medha, te cilat ne fillim kane karakter minimal dhe me kalimin e kohes behen gjithmone e me shqetesuese. Duhet pasur kujdes te mos ngaterrohen harresat normale me ato harresa qe perbejne semundje. P.sh. eshte harrese normale te mos mbash mend ku ke parkuar makinen ne parkingun e supermarketit, por eshte nje harrese patologjike te kthehesh ne shtepi pa makine, sepse ke harruar qe kishe shkuar me makine. Te semuret me Alzheimer kane nje karakteristike qe e ben me te veshtire diagnostikimin e tyre. Ne pergjithesi nuk e pranojne kurre se jane semure. Prandaj paciente te tille zakonisht vijne te shoqeruar nga ndonje familjar. Bejne batuta per te zhvleresuar pse jane ne spital dhe iu duket e cuditshme se si p.sh. gruaja, eshte fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen teresisht ne rregull ne vetvete. Vetem testet e ndryshme (te cilat ne Shqiperi me siguri jane ne lindje e siper) mund te nxjerrin ne pah deficitin e madh. Simptoma e dyte interesante e kesaj semundje eshte anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjaleve gjate diskutimeve. Kjo simptome, ne fakt, perben simptomen e dyte kryesore me te cilen Alzheimeri mund te linde. Ne ato pak raste qe semundja nuk fillon me harresa, ajo me se shumti fillon me probleme gjuhesore. Semundja ben qe me kalimin e kohes pacienti te evitoje gjithmone e me shume fjalet qe nuk i gjen dot dhe te perdore sinonime dhe pershkrime te gjata per gjera qe kane fjalen e vet. Simptoma e trete eshte corientimi kohor dhe hapesinor. Ndodh qe kur pyet paciente si keta, ne cfare muaji jemi, mund t’ia fuse kot fare. E gjithe kjo, me normalitetin qe karakterizon gjithe eksperiencen e pacienteve te ketij lloji. Simptoma te tjera jane: humbja e kapacitetit te gjykimit logjik, ndryshime te cuditshme te humorit, ndryshim i personalitetit (kete e ve re mire kush ka shume vite qe jeton me personin), humbje e deshires dhe iniciatives per te bere shume gjera. Nuk duhet ngaterruar me renien e aktivitetit te moshes se plakur. eshte krejt anormale qe nje i moshuar te humbase interesin per cdo gje.
Te gjitha keto simptoma lindin ne periudha te ndryshme kohore dhe nuk kane nje periudhe te caktuar kohore. Ajo qe eshte me e vazhdueshme ne te gjithe rastet e semundjes, eshte fillimi me harresa, me probleme gjuhesore ose me probleme te detyrave te thjeshta motore (zberthim i kemishes etj).
Si të përmirësojmë kujtesën gjatë sezonit të provimeve
Këshilla – Gjithmonë lind nevoja për ndihmë kur vjen puna për të kujtuar diçka e sidomos në lidhje me studimet. Përmbajtja e mëposhtme do t’ju rrëfejë disa “teknika” memorizimi që mund t’ju hyjnë në punë gjatë provimeve, testeve të ndryshme apo dhe në jetën e përditshme
Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harroni një mendim të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se më pas jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një mendim i këtij lloji mund të jetë zhdukur nga kujtesa juaj, për faktin se ai nuk ia ka arritur të kalojë në kujtesën afatgjatë. Pra, të gjitha mendimet, datat dhe konceptet që qëndrojnë në kujtesën afatshkurtër, pa ia arritur të kalojnë në kujtesën afatgjatë, janë të destinuara që të zhduken në një kohë shumë të shkurtër. Por, gjithsesi, mos u fiksoni, ekzistojnë shumë metoda për të përmirësuar kujtesën dhe ne po ju paraqesim disa prej tyre.
“Zhytja” në natyrë
Një studim i kryer nga Universiteti i Miçiganit ka argumentuar se një kontakt i drejtpërdrejtë me natyrën ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Dy grupe studentësh, gjatë përgatitjeve për një provim, iu nënshtruan një testi të veçantë. Një nga grupet ka shëtitur në një pyll gjatë momenteve të studimit, ndërkohë që tjetri ka vazhduar me zakonin e të mësuarit në shtëpi ose në vende publike. Në momentin e dhënies së provimit, grupi i cili studioi në natyrë pati rezultate më të mira. Shkaqet e këtij fenomeni duhen kërkuar te fakti se kujtesa jonë është selektive dhe zgjedh për të memorizuar veçanërisht kujtime të pëlqyeshme, si në këtë rast, atë të një momenti studimi të kënaqshëm në natyrë.
Përsëritni, përsëritni dhe përsëritni!
Disa shkencëtarë kanë llogaritur se një mendim qëndron në kujtesën afatshkurtër për një periudhë të shkurtër kohe përpara se të fillojë të përkeqësohet dhe të zhduket. Kjo periudhë e shkurtër është rreth 18 sekonda. Ndaj, nëse ju duhet që të fiksoni një numër, një adresë ose një email, në vend që ta përsërisni pa pushim, përsëriteni çdo 15 sekonda derisa ta shkruani në një copë letër ose ta fiksoni në kujtesën afatgjatë.
Mënyra e fjalëve “çelës”
Kjo metodë është shumë efikase kur duhet të mësoni fjalë të një gjuhe të re. Ajo konsiston në marrjen e një fjale të re dhe në “lidhjen” e saj me diçka që tashmë e njihni dhe që është e ngjashme me të.
Përsëritja me zë të lartë
Nga disa studime është provuar se përsëritja me zë të lartë ose edhe murmuritja, ka efekte shumë pozitive në kujtesë, duke ndihmuar në fiksimin e koncepteve të përsëritura. Por duhet saktësuar se ky përfitim vjen nga efekti “kontrast” që krijohet prej përsëritjes me zë të lartë, ndaj është më mirë që në këtë mënyrë të përsërisni vetëm konceptet më të rëndësishme ose përndryshe përfitimet do të jenë minimale.
Gjestikulimi ndihmon shumë
Një mënyrë tjetër e mënyrave të thjeshta për të memorizuar diçka konsiston në gjestikulimin e përsëritjeve ose të studimit, në këtë mënyrë do të aktivizohet edhe kujtesa vizive që do t’ju ndihmojë të kujtoni konceptet, duke u bazuar edhe te lëvizjet e trupit.
NDERGJEGJJA
Te gjithe e kuptojne rendesine e gjumit dhe megjithate ka shume gjera qe nuk i kuptojme rreth funksionit te tij te vecanta. Gjumi konsiderohet si nje nga gjendjet e ndryshuara te ndergjegjes qe ne perjetojme. Ndonese e dime se cdo te thote qe te jesh i ndergjegjshem per ngjare, ide, kohen, ndjenjat dhe boten rreth nesh, eshte cuditerisht e veshtire qe ta perkufizosh ndergjegjen. Sipas nje perkufizimi te dhene nga Wallace dhe Fisher, (1987) ndergjegja eshte perpunimi i informacionit ne nivele te ndryshme te vetedijes. Shumica e perkufizimeve e vene theksin te nje vetedije e ndijimeve, mendimeve dhe ndjenjave qe ne perjetojme.
Ndonese filozofet kane debatuar per natyren e ndergjegjes per qindra vite, studimi modern i psikologjise se ndergjegjes e ka fillesen te William James qe e pekufizoi ndergjegjen si kapacitetin per te qene i vetedijshem per perjetimet dhe njourite (James, 1904). Ne librin e tij te vitit 1980, James pershkruante kater tiparet me te rendesishme te ndergjegjes. I pari, cdo mendim eshte pjese e ndergjegjes personale te nje individi. I dyti, ndergjegja eshte gjitmone ne ndryshim. I treti, ndergjegja eshte nje proces i vazhdueshem qe nuk mund te ndahet ne segmente. Dhe se katerti, ndergjegja perzgjedh dhe nga mjedisi i saj ato per te cilat ajo do te jete e vetedijshme. Keshtu, sipas James, qe e krahasonte ndergjegjen me nje lume qe rrjedh, “rrjedha jone e ndergjegjes” eshte personale, ne ndryshim, e vazhdueshme dhe perzgjedhese.
Sic do diskutojme ne kapitullin e 11, “Personaliteti”, Sigmund Freud, (1900) sugjeronte se, struktura e personalitetit perfshin tre nivele te vetedijes se ndergjegjshme.
Mendja e ndergjegjshme eshte ajo per te cilen jemi te vetedijshem ne jeten e perditshme.
Mendja e pandergjegjshme eshte ku ne e ruajme informacionin qe kemi mesuar.
Dhe mendja e pandergjegjshme eshte ajo ku mbahet materiali qe nuk vihet ne menyre te menjehershme ne dispozicionin tone (sic jane frika dhe kujtimet e pakendshme).
Shumica e teksteve te hyrjes ne psikologji, nga fillimi i shekullit te XX, e percaktonin psikologjine si studimin e ndergjegjes. Por me vone, me 1919 John Watson, i cili esht themeluesi i shkolles se biheiviorizmit, e eleminoi me efikasitet studimin e ndergjegjes nga psikologjia duke thene se nuk dinte se cdo te thoshte ajo dhe se mund te bente pa te.
Vetem ne pak dekadat e fundit psikologet kane filluar perseri t’i studiojne seriozisht gjendjet e ndryshme te ndergjegjes (Webb, 1981).
Tashme ka teori te ndryshme per funksionin e ndergjegjes dhe te gjitha fokusohen te vetedija. Kihlstrome (1984) sugjeronte se ndergjegja na lejon qe t’u kushtojme vemendje ne menyre perzgjedhese aspekteve te caktuara te vetvetes dhe mjedisit tone; keshtu mund te mendojme dhe t’i kryejme veprimet tona me efektivitet. Marcel (1983) thoshte se ndergjegja na lejon te fusim ide dhe ngjarje te vecanta ne vetedijen tone me qellim qe te mund t’i analizojme ato dhe te marrim vendime per sjelljen tone. Ornstein (1986) argumentonte se ne saje te ndergjegjes ne kemi aftesine te mendojme, kujtojme dhe arsyetojme. Ndergjegja eshte nje nder kontributet e rendesishme per mbijetesen tone si race njerezore.
Psikologet kane tendencen ta ndajne studimin e ndergjegjes ne dy tipe, ndergjegja e gjendjes se zgjimit dhe gjendja e ndryshuar e ndegjegjes. Vetedija e ndijimeve dhe mendimeve nderkohe qe ne jemi zgjuar dhe syhapet quhet shpesh ndergjegja e gjendjes se zgjimit (ose vetedija e ndergjegjshme). Nje pjese e mire e psikologjise studion aspekte te tilla te sjelljes dhe njohjes te individit me ndergjegje ne gjendje te zgjimi, si kujtesen, gjuhen, te menduarit, problem- zgjidhjen dhe perceptimin.
Ky kapiutll perqendrohet te gjendja e ndryshuar e ndergjegjes (GJNN). Ne nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes, ka nje ridrejtim te vemendjes, ne te cilen aspekte te ndryshme te botes perfshijne mendimet tona dhe ngacmues te ndryshem na bejne te kunderpergjigjemi.
Charles Tart (1969) pohonte se, nje gjendje, e ndryshuar e ndergjegjes shfaqet kur ka me me teper nje zhvendosje cilesore (ndryshmeri) te proceseve mendore sesa thjesht nje zhvendosje sasiore (syhaptesi). P.sh, gjate gjumit, ne e humbasim aftesine per te shfaqur vemendje ndaj mjaft gjerave qe ndodhin rreth nesh, perjashto rastin kur veprojne ngacmues te forte si ( p.sh, tingellimi vazhdueshem i nje zileje). Shume nga gjendjet tona te ndryshuara te ndergjegjes jane plotesisht normale dhe shfaqen lirshem, si enderrimi me sy hapur, gjumi dhe enderrimi. Andrew Weil (1973) argumentonte se, njerezit kane prej natyre nje shtytje te brendshme qe here pas here t’i ndryshojne ne menyr aktive gjendjet e tyre te ndergjegjes. Ai trgoi se femijet ne te gjithe boten vertiten rreth vetes qe t’u merren mendte. Dhe natyrisht, shume prej nesh jante te dashuruar pas atyre ngjarjeve te cmendura dhe dritheruese te lodrave ne parqet e argetimit.
ENDRRA
Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë. Njerëzit gjithmonë janë magjespsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më praktik ndaj ëndrrave dhe i kanë studiuar si brenda ashtu edhe jashte mjedisevë laboratorike me qëllim për të kuptuar në mënyrë më shkencore vendin e tyre në jetën njerëzore. Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t'u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj. Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji . Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.
Mekanizmi i endrrave
Gjatë gjumit trupi juaj pëson disa ndryshime. Rritet adrenalina, presioni i gjakut gjithashtu, zemra rreh më shpejt. Bazuar në këtë koncept shpjegohet se përse personat me zemër të dobët mund të vdesin në gjumë. Zemra e tyre ndoshta nuk është në gjendje te përballojë goditjen e ndryshimeve të vazhdueshme në frymëmarrje dhe të rrahjeve të zemrës që ndodhin gjatë periudhës së ëndrrave. Ëndrrat ndodhin gjatë LSHS (Lëvizja e Shpejtë e Syve). Quhet kështu pasi sytë e mbyllur lëvizin shpejt majtas-djathatas. Gjatë LSHS ndodh në fazën e katërt të gjumit dhe përben 15-20% të kohës që ne fleme. Nga momenti që fillojmë të flemë, duhen 30-90 minuta derisa të fillojme të shohim ëndrra. Ne kalojmë ciklin e 4 fazave të gjumit dhe mund të hyjmë në fazën LSHS, 4-7 herë gjatë natës.
Llojet e ëndrrave
-Ëndrrat me "sy hapur" -> klasifikohen si shprehëse të nivelit te ndergjegjes midis gjumit dhe të qenit zgjuar. Ndosh gjatë orëve qe jemi zgjuar, kur e lemë imagjinatën e lirë.
-Ëndrrat e qarta -> ndodhin kur ju e kuptoni se po shihni ëndërr : "Prit një minutë. Kjo nuk është vecse një ëndërr!".
-Ëndrrat e frikshme -> janë ato që e bëjnë personin që fle, të zgjohet me ndjesinë e ankthit dhe frikës. Ëndrrat e frikshme mund të jenë përgjigje ndaj një traume apo situate të jetës së përditshme.
-Ëndrrat e përsëritura -> mund te përsëriten me një ndryshim të vogël në ngjarje apo temë. Kjo ndodh kur një konflikt në të mbetet i pazgjidhur.
-Ëndrrat kuruese -> shërbejnë si mesazhe për shëndetin.
-Ëndrrat profetike -> të cilave u referohemi edhe si ëndrrat paralajmëruese ose telepatike, janë ëndrrat që parashikojnë të ardhmen.
-Ëndrrat sinjalizuese -> mund të paralajmërojnë për ngjarje në të ardhmen, por disa i konsiderojnë këto ëndrra si thjesht koincidenca.
-Ëndrrat epike -> janë aq të mëdha, aq bindëse dhe të gjalla sa ju nuk mund ti anashkaloni. Detajet e ëndrrave të tilla mbeten tek ju për vite me radhë, njësoj sikur ta keni parë ëndrrën një natë më parë.
-Ëndrrat krijuese -> shumë artistë dhe shkencëtarë kanë marrë frymëzim nga ëndrrat për punën e tyre, në gjumë mendja mund të prodhojë ide, të cilat, kur zgjohesh mendja mund të mos i pranojë, pasi duken shumë të cuditshme.
HIPNOZA
Hipnoza eshtë një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë. Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor. Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.
Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.
Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është pasiv, dhe krejtësisht nën ndikimin e kërkesave të mjedisit të jashtme. Ndryshimi i mënyrës se të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit, realizohen nga personi vetëm nën komandën e hipnotizuesit.
Teknikat dhe pasojat
Ka shume lloje teknikash të mësuara që kanë vetem nje qellim. Të hipnotizojne njerëzit. Një njeri mund të hipnotizoje pa dashje por disa e bëjne me qellim. Pas një seance hipnotizimi personi i hipnotizuar mund të ketë crregullime në funksionimin e aparatit kognitiv të tij. Mendohet se nëse një seance hipnoze nuk është përfunduar duke e sjelle personin në gjendjen normale të funksionimit të tij normal, atëherë tek ky person mund të shfaqen shenja të humbjes së kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo teknikë e përdorur nga Jean Charcot ndihmonte në lehtësimin e krizave trupore të cilat nuk kishin burime organike. Kështu Jean Charcot zbuloi se pacientët e tij të spitalit Saint Anne, kishin një përmirësim të ndjeshëm pas trajtimit me hipnoze. Freudi i cili mësoi këtë teknike nga Jean Charcot zbuloi se njerëzit nën hipnozi kishin më shumë lehtësi në evokimin e gjendjeve emocionale dhe të cilat i perkisnin fëmijërisë së hershme. Freudi nëpërmjet teknikës së hipnozës zhvilloi teorine e tij të "Shoqërimeve të lira" të mendimeve.
SI TE MEDITOSH
Gjeni vendin e duhur
Gjeni vendin e duhur për të medituar si duhet. Gjeni një vend të qetë. Një dhomë në shtëpi që nuk e përdorni shumë, ku nuk flini, nuk punoni ose lexoni.
Pozita
Parimi i meditimit të duhur është pozita. Pozita e duhur për meditim është ulja në pozicion të drejtë sepse do të fokusoheni më shumë në meditim.
Merrni frymë thellë
Bëni disa frymëmarrje të thella që ta relaksoni veten. Merrni frymë thellë dhe lirojeni atë shumë ngadalë. Përsëriteni këtë deri në 5 herë dhe do të ndiheni më të qetë. Mënyra e duhur për meditim është t’i jepni mendjes kahjen e duhur.
Zgjidhni një fjalë ose frazë që do ta thoni
Tani zgjidhni një fjalë ose frazë që ka një kuptim të veçantë shpirtërorë për ju. Fokusohuni në fjalë dhe përsëriteni atë disa herë. Nëse nuk keni ndonjë fjalë, frazë vetëm thoni “Unë po zhvillohem, unë po qetësohem shumë mirë, vëmendja ime po rritet dhe jam në rrugën e duhur. Unë do të shkoj diku dhe nuk do të bëj asgjë.”
Fokusohuni në frymëmarrje
Fokusohuni në frymëmarrje. Përqendrohuni në të menduarit e mendjes. Të mendurit të zakonshëm do të zhduket. Sa më shumë të koncentroheni, ju do të keni meditim më të mirë. Mënyra e duhur e meditimit është te numrat, nga 1 deri ne 5. Numëroni nga 1 deri në 5 dhe anasjelltas. Më pas numëroni prapë nga 1 deri në 29 dhe kthehuni prapë te numri. Bëni këtë katër ose pesë herë.
Vetëm imagjinoni
Imagjinoni se jeni në maje të malit. Askush nuk është me ju. Ju po ecni. Papritmas, dëgjoni një zë dhe shikoni nga po vjen ai zë. Vazhdoni të imagjinoni. Imagjinoni sikur jeni në Aeroport të Londrës, apo imagjinoni se jeni në një restorant, nëse jeni duke punuar në projekte të reja, organizata juaj po rritet etj. Imagjinoni vazhdimisht.
Pse duhet medituar?
Meditimi redukton stresin dhe emocionet negative, ngrit vetë-njohjen, zhvillon aftësinë e të fokusuarit në vëmendjen tuaj dhe vullnetin, stabilizon shtypjen e gjakut, zhvillon inteligjencën përmes rritjes fizike të trurit.
Një këshillë e vogël, mos prisni rezultate të menjëhershme, vetëm ndiqni këta hapa dhe do të shihni rezultatin shpejt.
KREU 5
VARIACIONET MES INDIVIDEVE DHE GRUPEVE
Agresion është veprimi sulmues. Në psikoanalizë mendohet se agresioni vjen nga fuqitë e brendshme. Ndërsa sipas të drejtës ndërkombëtare si agresion merret sulmi i një shteti ndajë një tjetri.
Sa herë që marrim një gazete ose shikojmë një rubrike lajmesh televizive, në bombardohemi nga ngjarje agresiviteti dhe dhune. Lufta ne Lindjen e Mesme, krimet ne Shtetet e Bashkuara, te gjitha këto na kujtojnë se njerëzit mund te jene krijesa tepër agresive. C’është agresiviteti? C’e shkakton atë ? Si zhvillohet ai ? S mund te kontrollohet ai ? a lind agresiviteti me njeriun apo mësohet gjate jetës ? Si mund te paketojmë agresivitetin shkatërrues? Psikologet sociale janë vene ne kërkim te përgjigjeve për këto pyetjet.
Përkufizimi i agresiviteti : Agresiviteti si koncept është i vështire për t’u përkufizuar. Ai përdoret dhe keqpërdoret gjerësisht (Scott 1975). Për njeriun e thjështë, agresive mund të jetë sjellja e një tregtari që mbyll njëanshmërisht një marrëveshje ose sjellje e një vjedhësi banke, në veprim ose akti i luftës se një kombi. Njerëzit vazhdojnë të debatojnë rreth agresiviteti. Psh dikush mund te vrase një insekt, një kafshe ose një person tjetër. Ne mund te t’I gërthasim dikujt ose mund ta mbajnë inatin Brenda. Dy kafshe mund të zihen me kthetra dhe dhembe ose dy njerëzie mund ta mbajmë inatin Brenda. Dy kafsha mund të zihet me kthetra dhe dhembe ose dy ndeshen me arme ose thika. Më qellim që ta kuptojnë agresivitetin në kontekst sjelljes njerëzore, psikologet kufizojnë shpesh fushën e studimeve të tyre. Ne do të përqendrohemi në agresivitetin njerëzor shkatërrues. Psikologu social Robert Baron (1983), e përkufizoje agresivitetin si një sjelleje që synon të dëmtoje nja anëtar tjetër të të njëjtit lloj. Ky përkufizim përjashton agresivitetin midis llojeve (gjuetinë), agresivitetin e rastësishëm dhe agresivitetin njerëzor do të thotë të studiosh atë sjellje që synon dëmtimin e një njeriu tjetër. Sjellja agresive mund të mare forma të shumta. Ajo mund të jetë sjellje fizike, si sulmi me grushta ose me arme, sjellje verbale, e tille si kërcënimet, ajo mund të jetë një veprim u tërthorte, si shkatërrim i pronës së armikut ose dëmtimi i të dashurve të tij.
Agresiviteti është sjellje, por ai shoqërohet me emocion (zemërim) dhe ndikohet nga emocionet. Roger Johnson (1972), vuri ne dukje se agresiviteti është një koncept me shumë përmasa dhe ku ndikojnë shumë faktorë. Psikologet i kane studiuar marrëdhënit midis agresiviteti dhe faktorë të tilla si trashëgimia, seksi, territori, studimi, ekologjia, fiziologjia, zhvillimet, te mësuarit dhe organizmi social
Teoritë për agresivitetin : agresiviteti është studiuar në katër këndvështrime : në këndvështrimin e teorisë së instinkteve, të teorisë frustacion-impuls, të teorisë se të mësuarit social, dhe të këndvështrimin e teorisë cognitive neoasacioniste. Teoria më e vjetër për agresivitetin thotë se njerëzit janë nga natyra agresive. Ndoshta mbështesë me i shquar i teorisë së instinkteve ishte Sigmund Freud (1930) i cili argumentoi se agresiviteti është rezultat i instinktit të vdekjes me të cilin lindin të gjitha qeniet njerëzore. Freud hodh idenë se energjisë shkatërruese zmadhohet dhe duhet të çlirohet perms sjelljes agresive.
Etologu evropian Konrad Lorenz propozoi një teori moderne instinktesh për agresivitetin. Lorenz (1966) argumentoi se njerëzit janë agresive sepse ata kanë evoluar për të mbijetuar. Kafshe të tjera më të fuqishme kanë frenime për të mos demtuar njëra-tjetrën. Lorenz argumentoi se meqe një njeri pa arme është mjaft i pafuqishëm përballe të tjerëve, ai mund të ketë frenimet që kanë shumica e llojeve të tjera për t’u ndeshur. Instinkti i agresiviteti i kombinuar me zhvillimin e armeve e ka bere njeriun kafshën me te rrezikshme te natyrës. Teoria e instinktit ka një vizion mjaft pesimist për agresivitetin njerëzor. Teoria frustracion-impuls i siguron njerëzve pak më tepër shprese. Teoria e frustracion-impuls e agresiviteti u propozua nga psikologet social Dollard, Doob, Miller, Mowrer dhe Sears (1939). Kjo teori thotë se frustracioni çon në zgjimin e një impulse agresiv për të goditur burimin e frustracionit. P. sh nqse ju doni të bëni një mbrëmje, por shoku juaj më i mire nuk dëshiron, frustracioni juaj mund të çoje në agresivitet ndaj shokut. Kjo teori hodhi idenë se të gjithë agresiviteti është rezultat i frustacionit dhe mënyra për ta kontrolluar atë është eliminimi i frustacioneve të mundshme të mjedisit. Psh. në qofte se secili nga ne do të kishte çdo gjë që i nevoitej nuk do të eksitonte më dhe për pasoje nuk do të ekzistonte dhe agresiviteti.
Teoria e të mësuarit social thotë se agresiviteti është një formë e sjelljes së mësuar sociale. Albert Bandura dhe Robert Baron (1977) përfaqësojnë pikëpamjen e sotme se agresiviteti është i mësuar perms vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjera dhe ruhet perms përforcimit pozitiv.
(AD), gjithashtu e quajtur Sëmundja e Alzheimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.
Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.
Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.
Më pak se 3 përqind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.
Shkaku dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Kërkimi shkencor tregon se sëmundja lidhet me pllakat e pleqërisë (pjesë në zonën gri ku gjenden me shumicë qelizash amiloide që ndihmojnë nëshfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative) dhe lëmshet neurofibrilare (proteina patologjike të grumbulluara). Trajtimet e përdorura momentalisht ofrojnë pak përfitime simptomatike ; asnjë trajtim që vonon ose ndal progresin e sëmundjes nuk ekziston. Në 2008, më shumë se 500 teste klinike janë kryer për identifikimin e një kure të mundshme të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ndonjë nga këto teste do shfaqë rezultate premtuese.
Janë sugjeruar zakone të ndryshme të jetuari për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit, por ka një mungesë provash që të tregojë një lidhje mes rekomandimeve dhe reduktimin e sëmundjes. Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen.
Për shkak se Alzheimeri nuk mund të kurohet dhe është degjenerativ, menaxhimi i pacientëve është esencial. Roli i kujdestarit zakonosht merret nga bashkëshorti ose një i afërm.
Sëmundja e Alzheimerit është e njohur për pasojat mbi kujdestarin; presioni mund të shkaktojë pasoja psikologjike, sociale, fizike dhe ekonomike.
Karakteristikat
Zhvillimi i sëmundjes ndahet në katër faza që lidhen me dëmtimet e funksioneve trupore dhe mendore.
Para-dementia
Simptomat e para shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me plakjen dhe stresin. Testimet e detajuara neuropsikologjike mund të shfaqin vështirësi mendore që 8 vjet para se një person të plotësojë kriteret për diagnostikimin me Alzheimer.
Problemi më i dukshëm është humbja e kujtesës, që shfaqet si vështirësia për të mbajtur mend fakte të mësuara së fundmi dhe paafatësia për të thithur informacion të ri.
Problemet me funksionet ekzekutive (si vëmendja, planifikimi, fleksibiliteti dhe mendimi abstrakt) ose dëmtimet në kujtesën semantike (kujtesa e kuptimeve), mund të jenë simptoma të fazave të hershme të sëmundjes. Plogështia mund të vërehet në këtë fazë dhe qëndron si simptoma më persistente (që qëndron më gjatë) gjatë rrjedhës së sëmundjes. Faza para-klinike e sëmundjes është quajtur gjithashtu dëmtim i butë mendor, por nëse ky term korrespondon me një fazë pas diagnostikimit apo me hapin e parë të sëmundjes së Alzheimerit, kjo ngelet për tu diskutuar.
Dementia e hershme
Në njerëzit me sëmundjen, dëmtimi në rritje i aftësisë për të mësuar dhe kujtesës sjell në diagnostikimin definitiv. Në një pjesë të vogël të tyre, vështirësitë me gjuhën, me funksionet ekzekutive, me perceptimin janë më të shfaqura sesa problemet me kujtesën. Sëmundja e Alzheimerit nuk nidkon në të gjitha kapacitetet e kujtesës barazisht. Kujtimet e vjetra të jetës së personit (kujtesa episodike), faktet e mësuara dhe kujtesa trupore ndikohen në një gradë më të ulët se kujtesa afatshkurtër.
Problemet me gjuhën janë kryesisht të karakterizuara nga kufizimi e fjalorit dhe ulja e rrjedhshmërisë për të folur, që çojnë në varfërimin e gjuhës së folur e të shkruajtur. Në këtë fazë, personi me Alzheimer shpesh është i aftë të komunikojë idetë kryesore. Ndërsa performon aftësi motore si të shkruarit, vizatuarit ose veshurit, koordinimi i lëvizjeve dhe vështirësitë e planifikimit mund të jenë të pranishëm por shpesh nuk vihen re. Ndërsa sëmundja zhvillohet, personat e prekur shpesh vazhdojnë të kryejnë shumë veprime në mënyrë të pavarur, por u duhet ndihmë ose mbikqyrje për aktivitete më kërkuese si nga ana fizike dhe mendërore.
Dementia e mesme
Përkeqësimi progresiv pengon pavarësinë e individëve të prekur, që bëhen të paaftë për të kryer edhe aktivitetet më të zakonshme. Vështirësitë në të folurit bëhen të dukshme për shkak se i prekuri nuk mund të kujtojë fjalët, që e çojnë atë në zëvendësimin e fjalëve të duhura me fjalë të gabuara (paraphasias). Aftësitë shkruese dhe lexuese humbasin gjithashtu shkallë-shkallë. Koordinimi i ndërlikuar i lëvizjeve përkeqësohet me kalimin e kohës, duke e bërë më të madh rrezikun e rënies. Gjithashtu, problemet e kujtesës përkeqësohen dhe personi mund të mos njohë të afërmit. Kujtesa afatgjatë, që më përpara qe e pacënuar, tani dëmtohet.
Të drejtat e njeriut janë universale. Ato u përkasin të gjithë individëve dhe duhet të gëzohen në mënyrë të barabartë nga të gjithë. Pavarësisht kësaj, në shoqëri janë të pranishme sjellje që trajtojnë në mënyrë të diferencuar individë dhe kjo për shkaqe nga më të ndryshmet një prej të cilave është edhe përkatësia gjinore. Çdo trajtim jo i barabartë i një individi në krahasim me një individ të gjinisë së kundërt në rrethana të njëjta apo të ngjashme konsiderohet diskriminim
Për shkaqe të ndryshme dhe të natyrshme historike, tradicionale, zakonore, diskriminimi gjinor nuk sulmon vetem grate te cilat jane viktima te drejteperdrejta, por edhe femijet. Në vendin tonë ka egzistuar zakoni që kur lindte një vajzë prindërit hidhëroheshin, sepse djali për ta përfaqësonte trashigimninë e tyre. Djalin ata e prisnin me gëzim dhe festime, vajzën me hidhërim. Nëna e cila është diskriminuar vazhdimisht nga burri i saj kurrë nuk ka protestuar ndaj kësaj gjëje. Me këtë ajo i jep mesazhin vajzes së saj se burrat duhen duruar. Kurse djemtë marrin mesazhin se kanë të drejtë të ushtrojnë superioritet dhe pushtet vetëm sepse janë meshkuj. Në shoqërinë tonë ka edhe shumë keqkuptime dogmatike të cilat rrisin diskriminimin gjinor. Shumë persona kritikojnë veshjet e zbërthyera, të hapura e të holla, grimimin e fytyres, fundin e shkurtër etj. Këto ideologjira e kanë bërë gjithmonë femrën ti nënshtrohet dominimit mashkullor. Arsimimi jo i mjaftueshëm i femrave, apo ambicjet shumë të ulëta të tyre bëjne që ato të mbeten të varura ekonomikisht prej burrit. Ne ate kohe ku te drejta te barabarta dhe ndarja e detyrave qe kryejne rol te rendesishem ne familje,ne rrethin shoqeror apo ate te punesuar atehere kjo do të thotë se barazia gjinore
Realitete që duhen llogaritur…
Koncepti i barazisë gjinore, është tregues esencial social, me të cilin mund të “matet” dhe vlerësohet niveli i emancipimit të shoqërisë shqiptare, qëndrimi i saj ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare. Natyrisht nuk mund të mohohet beteja që ka nisur në fushën e lirive dhe të drejtave të gruas në shoqërinë tonë. Madje tani intensiteti dhe sensibiliteti ka filluar të jetë në nivele më të larta se kurrë ndonjëherë. Por kjo “luftë” për barazi gjinore në shoqërinë tonë zhvillohet në një terren të caktuar social dhe politik, në të cilin shfaqen ndikime të fuqishme të natyrës gjeografike, psikologjike, mentale dhe sociale. Vendi ynë ndodhet në një rajon gjeografik të njohur në kontinentin tonë, të vjetër të lirisë, demokracisë dhe emancipimit të femrës, për natyrën e thellë maskiliste, të shfaqur dukshëm si tendencë e caktuar e mbivlerësimit të rolit të burrit si forcë kryesore, me “peshë” socialo- prodhuese, duke nënvleftësuar rolin dhe peshën e gruas gjinisë femërore në përgjithësi. Lufta për barazi gjinore zhvillohet për fatin tonë, në një terren psikosocial me bazë të fortë patriarkale, në të cilin ende qëndron i fuqishëm si “njësh”, koncepti masiv i rolit me epërsi të mashkullit në të gjithë drejtimet mbi femrën. Pavarësisht ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur, nuk mund të mos pranohet se në këtë fushë te respektimit të barazisë gjinore, si kusht i respektimit të të drejtave të gruas, ne ende jemi shumë larg standarteve europiane. Për fat të keq ne jetojmë në një shoqëri e cila shpesh e mban femrën të bllokuar në “grushtin e rreptë” të traditës maskiliste, të nënvleftësimit të rolit të saj ne jetën sociale. Tradita e mbivlerësimit të burrit mbi gruan, vazhdon t’i qëndrojë shoqërisë tonë si një “këmishë e hekurt” e cila e ka mbështjellë trupin e saj, me një membranë të fortë maskiliste, të vështirë për t’u “çliruar” nga konceptet moderne feministe të barazisë së plotë, të vërtetë dhe pa kushte gjinore. Në debatin që zhvillohet në shoqërinë tonë, shpesh ka konfondime konceptuale dhe nominale të problemit të barazisë gjinore si çështje- koncept. Kjo nuk është çështje e thjeshtë, as problem që ka lidhje me termat. Në të vërtetë po të vështrosh me kujdes këndvështrimin e debatit për çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri, duket se ka një konceptim jo gjithnjë të drejtë, sepse kjo çështje nuk shikohet si tregues esencial dhe derivat i të drejtës së njeriut në përgjithësi, por shikohet si një problem i “jashtëm”, të cilin shoqëria duhet t’a garantojë për femrat më shumë si “detyrim” apo “lëmoshë”. Pikërisht ky konceptim jo i drejtë, përbën bazën konceptualo- filozofike të pengesave serioze, punës me fushata, në këtë betejë themelore për barazi të vërtetë, pa kushte të “identifikimit” të përkatësisë gjinore, por si problem integralisht i barabartë si për burrin por edhe për gruan.
Një shoqëri e cila investon në mundësi të barabarta për shkollimin e djemve dhe vajzave, ka rritje të prodhimit bruto të produktit kombëtar deri në 25 % më shumë se vendet të cilat nuk investojnë proporcionalisht në këtë drejtim. Njësoj, duke ulur pabarazinë gjinore ( psh. dhënien e mundësive të barabarta për fermere gra dhe fermerë burra) çon në rritje te rendimenteve agrikulturore deri ne 20%. Po ashtu, një shoqëri e cila duke u fokusuar ne nevojat specifike të grave, veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues ka përfitime shëndetësore sepse përmirësimi i shëndetit të grave shihet të jetë kosto-efektiv. Hulumtimet në pabarazinë gjinorë në tregun e punës tregojnë që duke eliminuar diskrimin gjinor në profesion dhe paga jo vetëm që rrit të ardhurat e grave por rrit edhe të ardhurat kombëtare.
Çrregullimi bipolar, nganjëherë i quajtur edhe depresioni maniak, është një çrregullim psikologjik që shkakton ndryshime ekstreme në humor. Njerëzit që vuajnë prej tij mund të kalojnë javë të tëra duke qenë me humor shumë të mirë dhe më pas të zhyten në depresionin më të thellë. Kohëzgjatja e secilës prej këtyre periudhave ndryshon shumë nga njëri te tjetri.
Simptomat e çrregullimi bipolar
Pa trajtimin e duhur, një person me çrregullim bipolar mund të përjetojë faza të forta depresioni. Simptomat përfshijnë trishtimin, ankthin, humbjen e energjisë, gjendjen e pashpresë dhe vështirësinë në përqendrim. Pacientët mund të humbasin interesin për aktivitete që dikur u pëlqenin. Ata mund të shtojnë ose të bien në peshë, të flenë shumë ose shumë pak dhe të dëshirojnë vetëvrasjen.
Simptomat e fazës maniake (ose euforike)
Gjatë fazës maniake, pacientët kanë tendencë të ndjehen euforikë dhe të besojnë se mund të bëjnë çdo gjë. Kjo shkakton një shtim të vetëvlerësimit, eksitim e pakësim të nevojës për gjumë. Atyre u shtohet dëshira për të folur, hutohen shpejt dhe u kalojnë shumë mendime nëpër kokë. Ata kanë një sjellje të çuditshme; shpenzojnë në mënyrë të pakontrolluar, i japin makinës shpejt, përdorin drogë, bëjnë seks në mënyrë të shfrenuar, etj. Nëse një njeri përjeton tre ose më shumë nga këto simptoma pothuajse çdo ditë gjatë një jave, kjo mund të jetë shenjë e fazës maniake.
Çrregullimi bipolar 1 dhe 2
Njerëzit me çrregullim bipolar 1 kanë një ose më shumë faza euforike në javë, ose faza mikse dhe një ose disa faza depresioni të theksuar. Ata me çrregullim bipolar 2 kanë faza depresioni më të mëdha, faza euforike më të buta (quhen hipomani) dhe që zgjasin më pak. Këtyre pacientëve mund t’u duket jeta si një festë, plot sharm dhe humor. Ata mund të ndjehen mirë, megjithëse familja dhe shoqëria vënë re lëvizjet e tyre të humorit. Megjithatë, hipomania mund të kthehet në mani, ose në depresion.
Fazat mikse
Njerëzit që kalojnë faza mikse, mund të ndjejnë depresion dhe eufori në të njëjtën kohë. Kjo çon në një sjellje të paparashikueshme, si trishtim kur zhvillon një aktivitet të preferuar, ose të ndjerit shumë energjik. Ndodh më shpesh tek ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar në moshë të re, veçanërisht, gjatë adoleshencës. Megjithatë, disa mendojnë se afro 70% e pacientëve bipolarë kalojnë faza mikse.
Shkaqet e çrregullimit bipolar
Doktorët nuk e dinë me saktësi se çfarë e shkakton çrregullimin bipolar. Në një nga teoritë kryesore thuhet se substancat kimike të prodhuara në tru ndryshojnë në mënyrë jonormale. Kur nivelet e disa substancave rriten shumë, pacienti bëhet euforik dhe kur ato bien shumë, mund të shkaktojnë depresionin.
7. Kush rrezikohet nga ky çrregullim?
Çrregullimi bipolar prek në mënyrë të njëllojtë si burrat, edhe gratë. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për njerëz të moshës 15-30 vjeç. Më të rrezikuar janë ata që kanë një pjesëtar të familjes të prekur prej tij, sidomos nëse është i afërm i shkallës së parë, por doktorët mendojnë se në të nuk luan rol vetëm gjenetika. Një ngjarje stresuese, një abuzim me drogën, ose faktorë të tjerë të panjohur mund të shkaktojnë këto cikle me ulje-ngritje humori.
Si ndikon çrregullimi bipolar në jetën e përditshme
Çrregullimi bipolar mund të ndikojë në jetën e përditshme, duke penguar arritjen e objektivave në punë dhe shtëpi. Gjatë një ankete, 88% e pacientëve thanë se sëmundja u ishte bërë pengesë në karrierë. Ndryshimet e paparashikuara të humorit mund të ngrenë një mur mes tyre dhe kolegëve të punës, apo të afërmve. Në veçanti, faza euforike mund të trembë familjarët dhe miqtë. Njerëzit me çrregullim bipolar rrezikojnë më shumë të zhvillojnë çrregullime të ankthit.
Çrregullimi bipolar dhe abuzimi me drogën
Afro 60% e njerëzve që vuajnë prej tij kanë probleme me drogat dhe alkoolin. Pacientët mund të pinë, ose të përdorin drogë për t’u lehtësuar nga simptomat e bezdisshme të ndryshimit të humorit. Kjo ndodh më shumë gjatë fazës euforike.
Çrregullimi bipolar dhe vetëvrasja
Njerëzit me këtë çrregullim kanë 10-20 herë më shumë gjasa të bëjnë vetëvrasje sesa njerëzit e pasëmurë. Shenjat paralajmëruese përfshijnë të folurit për vetëvrasjen, rregullimin e gjërave personale dhe sjelljen e rrezikshme, ku sfidohet vdekja. Të gjithë këta pacientë duhen trajtuar shumë seriozisht nga mjeku.
Diagnostikimi i çrregullimit bipolar
Një hap thelbësor në diagnostikimin e çrregullimit bipolar është të përjashtohen të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të ndryshimit të humorit. Këto mund të përfshijnë infeksione të trurit, ose çrregullime të tjera neurologjike, abuzim me drogën, probleme me tiroiden, sida, efektet dytësore të disa ilaçeve, ose çrregullime psikiatrike. Nuk ekzistojnë analiza laboratorike për çrregullimin bipolar. Psikiatri zakonisht e bën diagnozën të bazuar në historikun e pacientit, si edhe vlerësimin e humorit dhe të simptomave.
Mjekimi që përdoret
Që njerëzit me çrregullim bipolar të jetojnë një jetë të qëndrueshme dhe produktive, thelbësore janë ilaçet. Stabilizuesit e humorit mund të zbusin ciklet e ulje-ngritjeve të tij. Pacientët gjithashtu mund të marrin ilaçe antipsikotike dhe kundër konvulsioneve. Edhe ndërmjet fazave akute të euforisë dhe depresionit, pacientët i marrin ilaçet për të evituar një rikthim të tyre.
Terapia e të folurit për çrregullimin bipolar
Terapia e të folurit me një psikolog mund t’i ndihmojë pacientët të vazhdojnë të marrin ilaçet si edhe të përballen me këtë çrregullim në punë dhe në jetën familjare. Terapia përqendrohet në ndryshimin e mendimeve dhe sjelljeve që shoqërojnë ndryshimet e humorit. Ajo, gjithashtu, ndikon në marrëdhëniet e të sëmurit me njerëzit që e rrethojnë.
Disa këshilla për stilin e jetesës
Vendosja e një rutine strikte mund t’i ndihmojë pacientët të përballen me këtë çrregullim. Rutina duhet të përfshijë gjumin e mjaftueshëm, ngrënien e rregullt dhe fizkulturën. Meqë alkooli dhe drogat mund t’i përkeqësojnë simptomat, ato duhen evituar. Pacientët gjithashtu duhet të mësojnë të identifikojnë shenjat e hershme të euforisë dhe depresionit. Kjo do t’u lejojë atyre të marrin ndihmë para se gjendja të dalë jashtë kontrollit.
Terapia me elektroshok
Kjo terapi mund të ndihmojë disa njerëz me çrregullim bipolar. Ajo është një nga mënyrat më të shpejta për të lehtësuar simptomat e rënda. Zakonisht, kjo është një nga mënyrat e fundit që përdoret, pasi mjekimi dhe psikoterapia nuk kanë dhënë rezultat.
Edukimi i miqve dhe familjes
Miqtë dhe familjarët mund të mos e kuptojnë në fillim çrregullimin bipolar. Ata mund të zhgënjehen nga faza depresive dhe të frikësohen nga gjendja euforike. Nëse pacientët përpiqen t’ua shpjegojnë sëmundjen dhe si ndikon ajo tek ata, atëherë të afërmit mund ta kuptojnë situatën. Mbështetja e njerëzve të afërm është e rëndësishme që të sëmurët të mos ndjehen të izoluar dhe ta përballojnë më mirë problemin e tyre.
Si duhet kërkuar ndihmë?
Shumë njerëz me çrregullim bipolar nuk e kuptojnë se kanë probleme, ose evitojnë vajtjen te doktori. Nëse ju keni ndonjë të afërm, ose mik me këtë problem, ja disa mënyra si mund ta shtyni të kërkojnë ndihmë: Thuajini se ka me miliona njerëz që vuajnë nga ky çrregullim dhe se kjo është një sëmundje që mund të trajtohet, jo një defekt karakteri. Ka një shpjegim mjekësor për këto ndryshime ekstreme të humorit dhe për to ekzistojnë trajtime efikase.
Cilat janë simptomat dhe çfarë lloje depresionesh ekzistojnë?
Depresioni është një ndjenjë më e fortë sesa të ndjerit të lodhur dhe të pa motivuar. Është një proces natyral që njeriu herë pas here të ndihet i lodhur, i humbur ose i stresuar. Disa njerëz i referohen kësaj gjendjeje si “të përjetuarit e depresionit”. Megjithatë, nëse këto ndjenja janë të vazhdueshme për shumë javë dhe muaj dhe nëse ju privojnë nga shijimi ose kryerja e aktiviteteve, është shumë normale që të keni depresion. Depresioni është një sëmundje serioze që ka një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme.
Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë. Depresioni është një faktor rreziku për vetëdëmtim dhe vetëvrasje dhe për sëmundjen koronare të zemrës.
Sa i zakonshëm është depresioni?
Depresioni është shumë i zakonshëm. Në një mesatare, një në 6 njerëz do të përjetojnë depresionin. Kështu që nëse keni depresion, ju nuk jeni vetëm.
Cilat janë simptomat e depresionit?
-Të ndjerit në depresion, të palumtur;
-Humbje interesi ose humbje e kënaqësisë në aktivitete.
-Të ndjerit të lodhur;
-Ndryshime sinjifikative në peshë ose në të ngrënë;
-Vështirësi në gjumë ose gjumë më shumë sesa zakonisht;
-Ngadalësim lëvizjesh;
-Përqendrim i dobët, vështirësi në marrjen e vendimeve;
-Të ndjerit fajtor;
-Mendime për vdekje ose vetëvrasje.
Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.
Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh, kapsllëk ose diarre dhe dëshirë të dobët për marrëdhënie seksuale. Nëse këto simptoma fizike janë më të dukshme sesa të ndjerit të palumtur, njerëzit mund të mos e kuptojnë që janë në depresion.
Çfarë shkakton depresion?
Depresioni është një sëmundje komplekse. Depresioni mund të jetë shkaktuar nga një ngjarje stresuese e jetës së njeriut. Në një nivel biokimik, ekspert-ët besojnë se një çekuilibër në kimikatet e trurit mund të jetë shkaktuar nga një kombinim i vulnerabilitetit gjenetik dhe faktorëve të jashtëm, si ato të përshkruara më poshtë.
Faktorët gjenetikë
Disa njerëz mund të kenë tendencë gjenetike për të zhvilluar depresionin. Megjithatë, depresioni jo gjithmonë trashëgohet dhe jo çdo njeri që ka një histori familjare me depresion mund ta marrë atë me kalimin e viteve.
Ngjarjet stresuese të jetës (siç është humbja e një marrëdhënieje ose e punës)
Përjetimet e palumtura në fëmijëri ose në marrëdhënie personale mund të rrisin rrezikun e depresionit, ndërkohë që përjetimet pozitive dhe mbështetëse të miqve dhe prindërve mund të jenë mbrojtëse.
Ilaçet
Tek disa njerëz, depresioni mund të shkaktohet nga përdorimi afatgjatë i disa ilaçeve të caktuara, duke përfshirë ilaçet që kontrollojnë presionin e lartë të gjaku-t, tabletat e gjumit dhe rrallë herë pilulat kontraceptive orale.
Alkooli dhe drogat rekreative
Marrëdhënia ndërmjet këtyre substancave dhe depresionit është komplekse dhe nuk është kuptuar plotësisht. Disa njerëz me depresion e gjejnë veten e tyre të varur nga drogat rekreative dhe alkool-i në mënyrë që të mund të përballojnë simptomat e tyre. Megjithatë, ashtu sikundër shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, këto substanca mund edhe të kontribuojnë tek depresioni. Kjo mund të jetë për shkak të veprimit të tyre në neuro-transmetuesit në tru, mesazheve kimike që lejojnë që qelizat nervore të komunikojnë me njëri tjetrin.
Sëmundja kronike afatgjatë
Sëmundjet siç janë diabet-i, sëmundja e zemrës, ataku, kancer-i dhe sëmundja Alzheimer mund të rrisin rrezikun e depresionit.
Personaliteti
Tendenca të caktuara të personalitetit si të qenit tepër të varur, vetëkritik dhe pesimist mund të ndikojnë më shumë në depresion.
Çfarë lloje depresionesh ekzistojnë?
Mjekët dhe profesionistë të tjerë të shëndetit mund ta klasifikojnë depresionin në mënyra të ndryshme. Disa besojnë se depresioni është gjerësisht një sëmundje me nivele të ndryshme ashpërsie, ndërkohë që të tjerët e shohin të arsyeshme klasifikimin e saj në nëntipe. Më poshtë do të gjeni disa nga ndarjet e depresionit.
Depresioni madhor
Depresioni madhor (gjithashtu i quajtur depresioni klinik) nënkupton të paktën 2 javë ulje humori ose mungesë interesi e lidhur me të paktën 4 nga simptomat e tjera të përshkruara në tabelën më sipër. Njerëzit me depresionin madhor kanë stres të dukshëm që është e vështirë të shmanget në jetën e përditshme.
Distimia
Kjo ka të bëjë me një ndryshim humori të butë por kronik. Ajo diagnostikohet nëse ju keni patur të paktën 2 vjet një humor të ulët në pjesën më të madhe të ditëve, por simptomat tuaja nuk krahasohen me ato të depresionit madhor. Distimi-a rrit rrezikun e depresionit të rëndë.
Depresioni psikotik
Kjo është quajtur gjithashtu depresion madhor me elemente psikotike. Njerëzit me këtë lloj të pazakontë depresioni kanë një humor të rëndë depresionues. Shenja dalluese e këtij lloj depresioni është psikoza (psikozë), që nënkupton se gjendja mendore e personit është shumë e çorientuar dhe ato kanë humbur kontaktin me realitetin. Dikush me depresionin pskikotik do të ketë halucinacion ose më shpesh deluzion.
Depresioni atipik
Ky lloj depresioni ka simptoma të ndryshme në krahasim me formën tipike të depresionit dhe ka tendencën që të ndodh më herët në jetë. Pjesa më e madhe e njerëzve me depresionin madhor kanë probleme me gjumin dhe humbjen e oreksit; në kontrast, njerëzit me depresionin atipik kanë tendencë që të flenë dhe të hanë më shumë. Përveç kësaj, në shumicën e rasteve të depresionit madhor humori mbetet i njëjtë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në jetë, megjithatë, në depresion atipik, edhe pse jeni kryesisht të trishtuar, humori mund të luhatet në përgjigje ndaj ngjarjeve të veçanta.
Çrregullimet e tjera të depresionit përfshijnë depresionin ante-natal dhe post-natal; çrregullimin bipolar dhe çrregullimin sezonal emocional.
Çfarë mund të bëj nëse mendoj se kam depresion?
Mund të ndiheni në siklet për të kërkuar këshilla, por mbani mend që marrja e ndihmës për depresionin nuk është një shenjë dobësie.
Depresioni nuk është diçka që mund ta trajtoni vetë dhe është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë nga mjeku i përgjithshëm ose mjeku profesionist mendor. Mjeku juaj është personi më i mirë që mund të komunikoni fillimisht dhe është ide e mirë për të bërë me të takime të shpeshta, në mënyrë që të diskutohen edhe opsionet e trajtimit. Mjeku juaj do t’ju drejtojë tek një specialist siç është psikiatri ose psikolog-u, ose tek një qendër shëndetësore mendore.
Lloji i trajtimi që mjeku juaj sugjeron do të varet nga lloji dhe ashpërsia e depresionit, shëndeti juaj i përgjithshëm dhe ndonjë sëmundje tjetër që mund të keni. Opsionet përfshijnë ilaçet dhe psikoterapitë.
Lloje të ndryshme psikoterapie mund të përdoren për trajtimin e depresionit:
Terapia kognitive – bihejvorale (CBT). Kjo është e bazuar në idenë se mendimet tuaja përcaktojnë mënyrën sesi silleni. CBT ka si qëllim që të zëvendësojë mendimet negative, të pashëndetshme me mendime pozitive dhe të shëndetshme.
Terapia interpersonale (IPT). Kjo fokusohet në marrëdhëniet tuaja aktuale dhe ka si qëllim që të përmirësojë aftësitë interpersonale – sesi lidheni me të tjerët, duke përfshirë familjarët, miqtë dhe kolegët.
Nëse jeni duke menduar për të dëmtuar veten tuaj, duhet të kontaktoni qendrën e shëndetit mendor ose të shëndetit të përgjithshëm.
Çfarë mund të bëj për të ndihmuar veten?
Takimet e rregullta me mjekun tuaj. Ai do të monitorojë zhvillimin tuaj dhe përshtatë ilaçet nëse është e nevojshme. Një marrëdhënie besueshmërie me mjekun tuaj është shumë ndihmuese, kështu që është e rëndësishme që të jeni të sinqertë rreth mënyrës sesi ndiheni dhe t’i thoni atij për çfarëdolloj efekti anësor që mund të keni nga trajtimi.
Merrni ilaçet ashtu sikundër është përshkruar. Mund të keni nevojë që të provoni shumë ilaçe derisa të gjeni të duhurin, dhe mund të duhen disa javë derisa të filloni që të shihni rezultatet. Është e rëndësishme që edhe në momentin që filloni që të ndiheni mirë, ju të vazhdoni të merrni ilaçet, deri në momentin që ju është këshilluar nga mjeku. Mos ndaloni marrjen e ilaçeve të depresionit pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj.
Mundojuni që të shmangni të qenit të izoluar. Pranoni mbështetjen e familjarëve dhe miqve. Mund të keni të nevojshme edhe pjesëmarrjen në grupet e suportit.
Mbani një mënyrë jetese të shëndetshme. Hani një dietë balancuese, mundojuni të merrni sasinë e duhur të gjumit dhe ushtrohuni në mënyrë të rregullt. Mund të duket e vështirë motivimi i vetvetes, por të ushtruarit mund të ndihmojë në përmirësimin e disa llojeve të depresionit dhe ju ndihmon që të relaksoheni. Mund të jetë ndihmuese edhe reduktimi i sasisë së stresit.
Shmangni alkoolin dhe drogat rekreative. Ato mund të ndikojnë në përmirësimin tuaj dhe mund të kenë efekte të dëmshme mbi funksionin e trurit.
Sa është kohëzgjatja e depresionit? A përsëritet ai?
Në një mesatare, një episod i depresionit madhor zgjat 4 deri në 8 muaj, por kjo periudhë mund të shkurtohet nëpërmjet trajtimeve.
Depresioni mund të rishfaqet; 60% e njerëzve që kanë episode të depresionit nuk kanë ripërsëritje të tyre, ndërkohë që 40% e tyre përjetojnë ripërsëritjen. Rreziku i përsëritjes është më i lartë për njerëzit që kanë patur 3 episode të depresionit. Modeli i rikthimit (përsëritjes) së depresionit ndryshon, disa njerëz kanë periudha të gjata të mos përsëritjes së depresionit, të tjerët kanë më shumë episode dhe përsëritje me kalimin e viteve.
Pjesa më e madhe e njerëzve me depresion mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme; me trajtimin e përshtatshëm, pjesa më e madhe e njerëzve me depresion serioz përmirësohen dhe rikthehen në jetën e tyre normale.
****
Rreziku i depresionit është i lidhur me përdorimin e tepërt të internetit
Varësia ndaj internetit, veçanërisht socializimi është shumë i lidhur me depresionin, dhe kjo është më e përhapur ndërmjet të rinjve, thanë kërkuesit.
Një total prej 1379 njerëzve, plotësuan një pyetësor në internet së bashku me pyetësorin e depresionit dhe së bashku me 1.2% të individëve të cilët ishin identifikuar si vartës të internetit.
Ato të cilët ishin të varur nga interneti u zbuluan se ishin në depresion të moderuar në të rëndë, krahasuar me ato që nuk ishin të varur. Megjithatë, kërkuesit thanë që nuk është e mundur për të përcaktuar nëse njerëzit me depresion kishin më pas varësi ndaj përdorimit të internetit ose nëse përdorimi i internetit bënte që njerëzit të kalonin në depresion.
Grupi i varësisë së internetit ishte më shumë i angazhuar në faqet zyrtare të seksit, lojërave dhe komunikimit me njerëzit e tjerë, thanë autorët. Meshkujt shfaqën më shumë tendenca varësie sesa femrat.
****
Kush preket nga depresioni?
Sot ekziston një fenomen i çuditshëm që shumë persona të prekur nga depresioni janë shumë të zgjuar, të shkëlqyer dhe të ndjeshëm. Ata synojnë një jetë ideale, kanë kërkesa shumë të larta për veten dhe u kushtojnë vëmendje të madhe vlerësimeve të të tjerëve. Këta persona janë zemërmirë dhe nuk kanë temperament të keq. Në ambientet e jashtme, ata e kanë harruar ose kufizuar zemërimin, për të mos shprehur çliruar ndjenja negative. Në fakt, këta persona e ndrydhin zemërimin tek bota e brendshme e tyre. Ata sulmojnë veten nëpërmjet zemërimit të fshehur.
Disa psikologë janë të mendimit se shumë të prekur nga depresioni ruajnë një rol të gëzuar dhe një figurë pozitive në ambientet e jashtme, por fajësojnë veten në botën reale. Sipas studimeve mjekësore, 95% e personave kanë provuar depresionin në një periudhë të jetës së tyre.
E keni provuar kur jemi me humor të keq që ndikon punën dhe jetën tuaj? Humbni interesin për shumë aktivitete argëtuese, që dikur tërhiqnin vëmendjen tuaj. Gjumi, ngrënia e vakteve, pastrimi i fytyrës dhe aktivitetet shoqërore të zakonshme bëhen si gjëra të mërzitshme. Disa persona mund të kenë dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella dhe ndjenja të trazuara, të cilat nuk mund të përcaktohen nga një kontroll i thjeshtë mjekësor. Nëse fenomenet e sipërpërmendura kanë vazhduar për mbi dy javë, duhet të kini kujdes për depresionin e fshehur në trurin tuaj. Këto probleme të lehta të depresionit mund të prekin çdo person.
****
Ndryshimet klimatike mund të dëmtojnë shëndetin mendor
Normat e depresion-it, ankth-it, stresit post-traumatik dhe abuzim-it të substancave, janë të njohura për rritje niveli, sidomos gjatë periudhës së ndryshimeve klimatike. Mbi një në 5 persona do të vuajnë nga stresi ekstrem, dëmtimi emocional dhe dëshpërimi pas një kohe shumë të keqe siç janë ciklonet, thanë raportimet. Ndryshimi i klimës po shfaqet si një kërcënim serioz për shëndetin mendor, me trauma, e gjithë kjo si rezultat i ndryshimeve klimatike ekstreme, tha Dr. Burke. Dokumenti, Vuajtja ndaj ndryshimeve klimatike: kostoja reale e jetesës me mosveprime mbi ndryshimet klimatike, bën thirrje për nisma për menaxhimin e ndryshimeve që ndodhin tek njeriu si rezultat i ndryshimeve klimaterike.
***
Lidhja midis abuzimit alkoolik dhe depresionit
Debati i vazhdueshëm rreth shkakut dhe pasojës ndërmjet marrëdhënies së abuzim-it alkoolik dhe çrregullimit mendor, mund të jetë sqaruar nga të dhëna të reja, konkluduan ekspert-ët. Studiuesit e Zelandës së Re përdorën modele statistikore për të përcaktuar nëse abuzimi alkool-ik dhe varësia sillnin një depresion madhor dhe e kundërta, në një grup prej 1055 individësh të gjurmuar që nga lindja e deri në moshën 25 vjeçare. Problemet me alkoolin sillnin një rrezik madhor të depresionit, konkluduan ata. Pjesëmarrësit në abuzimin alkoolik dhe varësinë ndaj tij, kishin 66% më shumë mundësi që të zhvillonin depresion, pas rregullimit me faktorë të tjerë duke përfshirë drogat e paligjshme, ngjarjet stresuese të jetës dhe papunësinë. Profesor Parker, Drejtor i Departamentit së Psikiatri-së në Universitetin NSW, tha se ishte një gjetje e rëndësishme, sepse shumë njerëz supozonin se depresioni bënte që shumë njerëz të konsumonin më shumë alkool. Të dyja këto rrugë janë mbikqyrur klinik-isht, por ky studim sugjeron dhe vë theksin më shumë se konsumimi i shumtë i alkoolit është një faktor ndikimi për depresionin. Pavarësisht se mekanizmi ishte i paqartë, alkooli mund të përkeqësojë elementët gjenetikë që rrisin rrezikun e çrregullimit mendor.
“Paragjykimet si qëndrime negative janë burim i diskriminimit që është sjellje negative. Për këtë arsye paragjykimi është edhe një problem i madh sot në botë. Mbi bazën e paragjykimeve janë zhvilluar shumë luftëra në botë, të cilat kanë pasur pasoja katastrofale.”
Shkruan: Muhamed Spahiu
Fillimisht paragjykimin duhet pranuar si ves, i cili duhet të luftohet brenda personalitetit, para se ai të bëhet pjesë e sjelljes dhe kulturës sonë.
Paragjykim është mendim i gabuar; i ngulitur nga njohja jo e plotë e dukurive të botës dhe e shkaqeve të tyre, nga i cili niset dikush në gjykimet e në veprimet e tij në kundërshtim me dijen e arsyen. Apo, pikëpamje a qëndrim, që formohet nën ndikimin e shoqërisë e të mjedisit dhe mosnjohja e përvoja e jetës. Pra, me paragjykim nënkuptojmë diçka që është formuar që më parë për dikë a për diçka pa e njohur mirë dhe që e pengon për ta vlerësuar atë me paanësi.
Historia botërore dhe jeta e çdo individi janë të mbushura me raste të përditshme mospëlqimesh dhe urrejtjesh shpesh herë pa shkak. Këto mospëlqimesh dhe urrejtjesh janë pasojë e besimeve, qëndrimeve, dhe sjelljeve të gabuara, pa shkak dhe shpesh të pavetëdijshme të individëve ndaj grupeve të caktuara shoqërore. Njeriu është krijuar nga një përzierje e bashkëdyzuar e cila në vete përmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kësaj është të sprovohet njeriu se cila nga këto dy fuqi do të ngadhënjejë tek ai. Me përfilljen e Mësimeve Hyjnore dhe arsyes së shëndoshë, ai do të jetë i aftë që t’i mposhtë tendencat e liga, vesin, të shëmtuarën dhe të kotën, ndërsa në të kundërtën, nëse ai tregohet neglizhent ndaj këtyre mësimeve, ai nuk do të jetë i gatshëm që të përballet me to dhe nga kjo arenë do të dalë si i mposhtur. Njerëzit i perceptojnë veprimet dhe qëndrimet e grupit tjetër në mënyrë të ndryshme nga veprimet e veta apo anëtarëve të grupit ku bëjnë pjesë.
Midis dy grupeve apo dy personave që konfliktohen ka gjithmonë diçka të përbashkët: tendenca për të gjetur fajin tek grupi apo personi tjetër. Kjo ndodhë pikërisht për shkak të urrejtjes grupore e cila vazhdon pa fund. Urrejtja e krijuar në mes grupeve bën që gjithmonë të tjerët t’i shohim si të rrezikshëm dhe me qëllime armiqësore për grupin tonë. Kjo pamundëson gjykimin e drejtë me anë të logjikës së shëndoshë, dhe bën që emocionet të jenë aleat i fuqishëm kundër saj. Për këtë arsye, Këshilltari i Njerëzimit, Muhamedi a.s. thotë se: “Urrejtja i zhdukë veprat e mira, ashtu siç i djegë zjarri drutë”.
Paragjykimi vlerësohet si qëndrim, zakonisht negativ, ndaj anëtarëve të disa grupeve dhe që bazohet vetëm në anëtarësinë e tyre në këto grupe. Cilësitë individuale të anëtarëve të këtyre grupeve nuk kanë rëndësi, ata nuk pëlqehen, sepse, thjesht u përkasin grupeve të tilla. Një vlerësim i tillë ndodhë edhe ndaj anëtarëve të disa familjeve, dhe kjo është një dukuri mjaft e përhapur në kulturën tradicionale të shqiptarëve. Shpesh ndodhë që njerëzit kanë qëndrim negativ, ndaj anëtarëve të disa familjeve dhe që ky qëndrim bazohet vetëm në anëtarësinë e tyre në këto familje. Cilësitë individuale të anëtarëve të këtyre familjeve nuk kanë rëndësi, ata nuk pëlqehen, sepse, thjesht u përkasin familjeve të tilla. Përderisa për këtë Profeti Muhamed transmetohet të ketë thënë: “Dy Gjëra nëse gjenden tek njerëzit, do t’i shpijnë ata në humbje: përbuzja e dikujt për shkak të prejardhjes së tij dhe vajtimi për të vdekurin”.
Këto vlerësime negative ndaj të tjerëve janë quajtur si paragjykime dhe mundë të rrjedhin nga nevoja për të justifikuar sjelljen, nga shoqërime të caktuara emocionale, që shpesh janë besime, ide apo koncepte negative. Besime të tilla për cilësi personale të një grupi njerëzish janë quajtur stereotipi. Stereotipet janë përgjithësime skajore, të pa sakta. Stereotipet janë besime që shoqërojnë grupet e njerëzve me disa lloje të veçanta karakteristikash. P.sh. japonezët janë tinëzarë, italianët emocional, anglezët të ftohtë, çifutët materialist, serbët janë mizorë etj.. Përderisa stereotipat janë besime të gabuara përgjithësuese, paragjykimet janë qëndrime negative.
Paragjykimet si qëndrime negative janë burim i diskriminimit që është sjellje negative. Për këtë arsye paragjykimi është edhe një problem i madh sot në botë. Mbi bazën e paragjykimeve janë zhvilluar shumë luftëra në botë, të cilat kanë pasur pasoja katastrofale. E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë se paragjykimet kanë një shtrirje të gjerë në qëndrimet njerëzore. Nëse paragjykimet janë qëndrime negative, atëherë cila është rruga që të ndryshohen këto qëndrime?
Fillimisht paragjykimin duhet pranuar si ves, i cili duhet të luftohet brenda personalitetit, para se ai të bëhet pjesë e sjelljes dhe kulturës sonë. Rruga për eliminimin e këtij vesi padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa sakrifica. Mirëpo, çdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar ajo mbaron. Hapi i parë dhe vendimtarë në këtë rrugë është që njeriu të pranoj betejën me vetën e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Pra njeriu duhet të ndërtojë qëndrime dhe të marrë vendime duke u bazuar në arsyen për kundër emocioneve dhe epshit.
Përdhunimi është një lloj sulmi seksual që zakonisht përfshin marrëdhënie seksuale ose forma të tjera të kontaktit seksual të kryer kundër një personi pa pëlqimin tij. Veprimi mund të kryhet nga forca fizike, shtrëngimi, shpërdorimi i autoritetit ose kundër një personi i cili është i paaftë të japë pëlqimin e vlefshëm, siç është ai i një personi pa ndjenja, i paaftë, me një paaftësi intelektuale ose nën moshën ligjore të pëlqimit. Termi përdhunim nganjëherë përdoret në mënyrë të ndërsjellë me termin sulm seksual.
Si te rikuperohesh nga përdhunimi dhe sulmi seksual
Trauma e dhunimit seksual mund të jetë shkatërrimtare, duke ju lënë të ndjeheni të frikësuar, të turpëruar dhe të vetëm ose të rrënuar nga ankthi kujtimet e tmerrshme. Por pa marrë parasysh sa keq ndjeheni tani, është e rëndësishme të mbani mend se nuk keni qenë përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe mund të rifitoni ndjenjën tuaj të sigurisë dhe besimit. Shërimi nga trauma seksuale kërkon kohë dhe procesi i shërimit mund të jetë i dhimbshëm. Por me strategjitë dhe mbështetjen e duhur, mund të kaloni traumën, rindërtoni ndjenjën tuaj të kontrollit dhe vetëvlerësimit dhe madje dilni nga ana tjetër duke u ndjerë më të fortë.
Pasojat e përdhunimit dhe traumës seksuale
Ndikimi i dhunës seksuale shkon përtej çdo dëmtimi fizik. Kur ju jeni përdhunuar, bota nuk nuk ju duket më një vend i sigurt. Ju nuk u besoni të tjerëve, madje nuk i besoni vetes. Ju mund të dyshoni në gjykimin tuaj,në vetëvlerësimin tuaj dhe madje edhe në mendjen tuaj. Ju mund të fajësoni veten për atë që ka ndodhur ose besoni se jeni "të pisët" ose "mallra të dëmtuara". Marrëdhëniet ndjehen të rrezikshme, intimiteti është i pamundur. Dhe mbi të gjitha, ju mund të dëshironi, si shumë të mbijetuar të përdhunimit, të luftoni me PTSD, ankth dhe depresion.
Është e rëndësishme të mbani mend se ajo që po përjetoni është një reagim normal ndaj traumave. Ndjenjat tuaja të pafuqisë, turpit, defektivitetit dhe vetë fajit janë simptoma, jo realitet. Shpërndarja e miteve toksike që fajësojnë viktimat për dhunën seksuale mund t'ju ndihmojë të filloni shërimin.
Kërkoni ndihmën e dikujt, flisni me njerëzit që besoni
Ju nuk mund të shëroheni kur jeni duke shmangur të vërtetën. Dhe fshehja vetëm shton ndjenjat e turpit. Sado e frikshme të jetë hapja, vetëm ajo mund t'ju bëjë të lirë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të jeni selektivë se kujt i hapeni, sidomos në fillim. Nëse nuk keni dikë që ju besoni, bisedoni me një terapist ose telefononi një linjë telefonike për krizën e përdhunimit. Mos ngurroni të kërkoni drejtësi duke shkuar në rajonin e policisë. Kështu nuk po mbroni vetëm veten, por dhe mijëra të sulmuar të tjerë.
Sfidoni ndjenjën tuaj të pafuqisë dhe izolimit
Trauma ju lë ndjenjën e pafuqisë. Është e rëndësishme të kujtoheni se keni aftësi të forta që mund t'ju kalojnë nëpër kohë të vështira. Një nga mënyrat më të mira për të rimarrë ndjenjën e pushtetit është duke ndihmuar të tjerët: të vullnetarizoni kohën tuaj, të jepni gjak, të kontaktoni me një mik në nevojë ose t'i dhuroni bamirësisë suaj të preferuar.
Ju gjithashtu mund të dëshironi të konsideroni bashkimin me një grup mbështetës për të mbijetuarit e përdhunimit ose abuzimit seksual. Grupet mbështetëse mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më pak të izoluar dhe të vetëm. Ato gjithashtu ofrojnë informata të paçmueshme se si të përballen me simptomat dhe të punojnë drejt rimëkëmbjes. Nëse nuk mund të gjesh një grup mbështetjeje në zonën tënde, shikoni për një grup në internet.
Cakto përgjegjësinë vetëm mbi personin të cilit i përket: Përdhunuesit.
Edhe nëse kuptoni teorikisht se ju nuk duheni fajësuar për përdhunimin, mund të luftoni me ndjenjat e fajit dhe të turpit. Por, ndërsa pranoni të vërtetën e asaj që ka ndodhur, do të jetë më e lehtë të pranoni plotësisht se nuk jeni përgjegjës. Ju nuk keni sjellë sulmin ndaj vetes dhe nuk keni asgjë për t'u turpëruar.
Personaliteti mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi. Fjala "personalitet" rrjedh nga latinishtja personalitet, që do të thotë maskë.
Llojet e personaliteteve njerëzore
Shumë tipare njerëzore lidhen edhe me gjenetikën e individëve si për shembull sjelljet neurotike të cilat kanë lidhje me praninë e madhe të gjenit të serotoninës. Ajo që nuk dihet është mënyra se si tiparet e personalitetit ndikojnë në gjendjen shëndetësore të organeve të ndryshme të trupit edhe pse për këtë qarkullojnë shumë teori. Ja disa nga lidhjet që ekzistojnë mes sëmundjeve dhe tipareve të personalitetit.
Impulsivët
Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët në masën 2,4 herë. Arsyeja është se personat impulsivë i përgjigjen stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë.
Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulccerës. Këta personja kanë edhe probleme me të ushqyerit. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia.
Gazmorët
Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humor të mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.
Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku ? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë i nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.
Të shqetësuarit
Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobira, të tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës, sëmudne që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin.
Këta persona kanë edhe një prirje të veçantë për të pirë duhan. Ka edhe një arsye tjetër që mund t‘I mërzisë njerëzit me këtë tipar të personalitetit. Një studim I Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës, 27 % e personave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.
Agresivët
Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkime shkencore. Njerëzit që vuajnë nga arterioskleroza janë ata që kanë më së shumti personalitete armiqësore. Një studim amerikan treoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjithë pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve.
Shkaku mund të jetë sepse ky lloj tipari I personalitetit ka nivele më të mëdha proteinash të sistemit imunitar që kanë lidhje me inflamimin. Një tjetër teori është se njerëzit armiqësorë kundërpërgjigjen shumë më shpejt dhe shumë më ashpër ndaj stresit si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kjo shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe shpeshtimine rrahjeve të zemrës që çon në çrregullim të sistemit kardiovaskular.
Tipat inaccinj e kanë shumë më të vështirë që të shërohen në krahasim me të tjerët. Atyre u duhet më shumë kohë.Studiuesit e Universitetit të Ohios kryen këtë eksperiment për të vërtetuar sa më sipër. Një grupi personash u shkakruan plagë të vogla në krahë. Pas 4 ditësh vetëm 70 % e pacientëve kishte përmirësime të dukshme, 30 % ishin ende në fazat e para dhe pikërisht këta pacientë ishin persona me tipare agresive. Këta njerëz janë më të pritur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.
Të drojturit
Personat e drojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së infeksioneve virale. Në disa studime të ndërmarra te kafshët, shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se personat që pëlqejnë të shoqërizohen kanë më shumë nyje limfatike mbrojtëse se ata që janë të ndrojtur dhe parapëlqejnë vetminë. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksioneve të ndryshme dhe viruseve e baktereve.
Optimistët
Ata gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht 7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtëri përreth. Rreziku i vdekjeve të hershme për shkak të ndonjë sëmundjeje është tek këta persona 55 % më i ulët se të të tjerët.
Sipas jëj teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuar, ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol shumë të madh në jetëgjatësi. Këto situata të mira ulin sasinë e prodhimit të hormonit të stresit. Optimizmi i jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan i kryer mbi individë të caktuar përgjatë një periudhe 30 vjeçare nxori në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se tipat pesimistë.
Të mbyllurit në vetvete
Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifikuar se personalitete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjëeshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona regjistrohet edhe numri më i madh i vdekjeve. Këta njerëz kanë një stsiem të prodhimit të hormoneve që është shumë i brishte dhe shpesh i çrregullt që do të thotë se kanë rrahje të shpeshta zemre, presion gjaku të lartë dhe ngushim të enëve të gjakut. Tëgjitha këto janë shumë tën këqia për sistemin kardiovaskular.
Të përgjegjëshmit
Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shëndetin.
Neurotikët
Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre u sjell edhe probleme të tjera të tilla si azma, dhimbjet e kokës, ulcerën e stomakut dhe sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të menccura për të zgjidhur problemet e tyre duke pasur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime.
Kjo bën që ata të mos kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për shkak se janë edhe dyshues e të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Kjo I bën që të kenë një sistem imunitar më të brishtë se njerëzit e tjerë dhe një probabilitet më të madh për tu sëmurë. Një tjetër teori është se neurotikët ka më shumë shanse që të jenë të depresionuar dhe depresioni dëmton sistemin imunitar.
Të hapurit
Ashtu si edhe optimistët ata ka më pak shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Një studim italian doli në përfundim se personat që janë më të hapur ndaj realitetit dhe të tjerëve kanë 15% shanse më pak për tu kapur nga epidemit apo sëmundjet e virozat gribale të stinës së ftohtë.
«Ndihesha sikur nuk mbushesha dot me frymë»,—thotë Klaudia, që kohët e fundit është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe stres post-traumatik.—Ishte tmerrësisht e vështirë të përballoja damkën që vjen nga sëmundja mendore.»
«M’u desh shumë kohë të pranoja situatën tonë,—shprehet Marku, bashkëshorti i Klaudias.—Por kuptova se duhej të përqendrohesha te gruaja ime që ta mbështetja emocionalisht.»
Si dotë ndiheshe nëse ti ose dikush që e ke për zemër diagnostikohet me një çrregullim mendor?! Të shohim disa të vërteta që duhet të dish, të cilat do të të ndihmojnë t’i kuptosh më mirë çrregullimet mendore.
Fakte të rëndësishme për shëndetin mendor
«Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës. Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. . . . Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, çrregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen.»—Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas OBSH-së, mjaft njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të stigmës ose damkës si të sëmurë mendorë.
Edhe pse pjesa më e madhe e çrregullimeve mendore kurohen, Aleanca Kombëtare për Sëmundje Mendore (NAMI) raporton se në Shtetet e Bashkuara mesatarisht 60 për qind e të rriturve dhe gati 50 për qind e të rinjve 8-15 vjeç me ndonjë çrregullim mendor nuk kanë marrë trajtim vitin e kaluar.
Të kuptojmë çrregullimet mendore
Çfarë janë sëmundjet mendore? Specialistët i përkufizojnë çrregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt, në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përballojë sfidat e jetës.
Çrregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose nga ndonjë e metë karakteri
Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të sëmundjes specifike e rrethanave. Mund të preken njerëz të çdo gjinie, moshe, kulture, race, feje ose arsimimi dhe gjendjeje ekonomike. Çrregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose nga ndonjë e metë karakteri. Me anë të kujdesit të duhur shëndetësor, individët mund të kurohen e të bëjnë jetë normale e me kuptim.
Të kurojmë çrregullimet mendore
Specialistët e shëndetit mendor mund të kurojnë shumë çrregullime mendore. Prandaj, hapi i parë jetësor është të bëjmë një konsultë të hollësishme me një specialist kompetent që ka përvojë në kurimin e sëmundjeve mendore.
Sidoqoftë, kush vuan, do të përfitojë vetëm nëse pranon trajtimin e përshtatshëm. Për këtë mund t’i duhet të mos ngurrojë të flasë me të tjerët për çrregullimin mendor. Trajtimi mund të përfshijë biseda me specialistë të trajnuar të shëndetit mendor që mund ta ndihmojnë të kuptojë sëmundjen, të zgjidhë problemet e jetës së përditshme dhe ta bindin sa e domosdoshme është të mos heqë dorë nga mjekimi. Gjatë konsultave, një familjar ose mik mund të luajë rol jetësor duke i dhënë siguri dhe mbështetje.
Shumë njerëz kanë mësuar t’i përballojnë çrregullimet mendore pasi kanë kuptuar më mirë gjendjen e tyre dhe pasi kanë ndjekur kurën e rekomanduar nga specialistët e shëndetit mendor. Marku, i përmendur në fillim, thotë: «Para se gruaja të diagnostikohej, nuk dinim shumë për sëmundjet mendore. Por kemi mësuar t’i përballojmë me qetësi problemet njëri pas tjetrit e të përshtatemi me situatën tonë. Me kalimin e kohës, kemi nxjerrë dobi nga mbështetja e specialistëve të besueshëm si edhe nga familjarët e miqtë.»
Hapi i parë jetësor është të bëjmë një konsultë të hollësishme me një specialist kompetent
Klaudia është dakord: «Në fillim m’u duk sikur do të mbyllesha në burg. Ama, edhe nëse sëmundja ime na kufizon disi të dyve, kam mësuar që pengesat në dukje të pakapërcyeshme mund të rrëzohen. Kështu e përballoj sëmundjen duke bashkëpunuar me mjekët dhe specialistët, duke u përpjekur të krijojë marrëdhënie ndërtuese me të tjerët dhe duke i marrë ditët një nga një.»
TË JETOSH ME SËMUNDJE MENDORE
«Ka momente kur më zë paniku e më duket sikur s’arrij t’i bëj ca gjëra dhe ka ditë kur as që përqendrohem dot siç duhet për të lexuar. Ndonjëherë errësira e depresionit më shtyn t’i shmang të tjerët, madje edhe miqtë e ngushtë. Disa përpiqen të më ndihmojnë duke më thënë se gjërat do të rregullohen shpejt ose se nuk janë aq keq sa ç’mendoj unë. Të tjerë më thonë të përqendrohem tek aspektet pozitive. Po kushedi sa herë jam përpjekur ta bëj. Ndonëse komente të tilla bëhen me qëllim të mirë, thjesht m’i shtojnë ndjenjat e paaftësisë, të fajit dhe të dështimit që provoj tashmë.»—Klaudia, Afrika e Jugut.
SI T’I PËRBALLOSH ÇRREGULLIMET MENDORE
-
Ndiq trajtimin që të kanë rekomanduar specialistët e kualifikuar të shëndetit mendor.
-
Mbaj një program ditor të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm.
-
Merru me aktivitete fizike.
-
Fli mjaftueshëm.
-
Lër kohë çdo ditë që të çlodhesh.
-
Ha shëndetshëm dhe me ekuilibër.
-
Kufizo pijet alkoolike dhe ilaçet që nuk përfshihen në recetën tënde.
-
Mos u veço; kalo kohë me njerëz që u zë besë dhe që ta duan të mirën.
-
Sindroma e Stokholmit është një gjendje psikologjike që përfshin lidhjen dhe ndjenjat pozitive të viktimës kundrej rrëmbyesit.
-
Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur.
-
Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti.
-
Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve.
-
Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”.
-
Shfaqja e sindromes
-
Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:
-
Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin.
-
Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, shkruan Shqip, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës.
-
Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën
-
Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim.
-
Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.
-
Kur një individ nuk është në gjendje ti përshtatet si duhet jetës së përditëshme, ai vuan nga ndonjë ç’rregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhen ç’rregullime te ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Psikologët po përpiqen të zbulojnë shkaqet e sjelljeve anormale në mënyrë që t’i trajtojnë ato sa më efektivisht.
Artikulli i Deivid Rozenhanit ( David Rosenhan) i vitit 1973, “Të jesh me mendjen në vend mes të çmendurve”, është një studim klasik për të diagnostikuar sjelljen anormale.Ai vë në dukje se shpesh gjykohet qe të sëmurët mendorë shfaqin simptoma të veçanta që mund të kategorizohen në mënyrë të tillë, që ata të dallohen prej njerezve normalë. Për të vërtetuar këtë supozim, Rozenhan realizoi pranimin e tetë personave normalë në spitale psikiatrike për diagnostikim dhe trajtim.
Tetë “pseudopacientët” e Rozenhanit përfshinin një student të vitit të fundit, tre psikologë, një psikiatër, një mjek, një piktor dhe një amvisë. Në këtë grup tre ishin gra dhe pesë burra. Ata u pranuan në 12 spitale psikiatrike, si ne lindje ashtu dhe në perëndim të vendit. Spitalet ishin të ndryshëm për nga madhësia, vjetërsia, orientimi i punës kërkimore, si dhe për nga raporti personel-pacient.
Kur u paraqitën në zyrat e pranimit të spitaleve, pseudopacientët u ankuan se dëgjonin zëra. Ata thonin se zërat ishin të paqartë , por dukej sikur thërrisnin fjalët “bosh”, ” i zbrazët”, “zhurmë e mbytur”. Me përjashtim të ankimit për këto simptoma dhe faktit që dhanë emra dhe profesione të rreme, pseudopacientët u treguan shumë të ndershëm në përgjigjet e tyre ndaj të gjitha pyetjeve. Ata i përshkruan me korrektesë marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë, gëzimet dhe hidhërimet. Asnjë prej këtyre gjendjeve nuk mund të quhej patologjike. Por menjëherë pas pranimit në spital, ata pushuan së ankuari nga ndonjë simptomë dhe silleshin “normalisht”, duke u përpjekur kështu për të dalë nga spitali.
Gjatë kohës së qëndrimit në spitalet psikiatrike, pseudopacientët bisedonin lirisht me pacientët e vërtetë dhe me personelin. Të pyetur se si ndjeheshin ata përgjigjeshin se tani nishin fare mirë dhe se nuk ndjenin ndonjë simptomë. Bashkëpunonin plotësisht me personelin,( përveç faktit që nuk pinin ilaçet). Pseudopacientët mbanin shënim për vëzhgimet që bënin në spital. Në fillim këto shënime i mbanin fshehurazi, por më pas u pa qartë që askush nuk çante kokë se ç’benin ata në pavion, kështu që pseudopacientët i mbanin shënimet haptas.
Pacientëve të Rozenhanit u thanë se duhet të punonin për të dalë sa më parë nga spitali. Kjo i motivoi ata për të bashkëpunuar plotësisht dhe për t’u sjellë sa më normalisht që ishte e mundur. Raportet nga personeli i spitalit më vonë konfirmuan se pseudopacientët ishin dashamirës, bashkëpunues dhe silleshin normalisht gjatë gjithë kohës./ ©Graffox
Megjithatë pseudopacientët jo vetëm që nuk u zbuluan se ishin të sëmurë të vërtetë, por shtatë prej tyre u diagnostikuan se vuanin nga skizofrenia, (një ç’rregullim mendor serioz) kur u pranuan në spital, dhe dolën nga spitali me diagnozën “Skizofreni në rënie”. Në rënie do të thotë se pacienti nuk shfaq më simptomat e ç’rregullimit, por ai ose ajo mund të fillojë t’i shfaqë ato në të ardhmen. Kjo diagnozë, vë në dukje Rozenhani, do të thotë që spitalet i shikonin pseudopacientët sikur ata të vazhdonin të kishin ç’rregullime psikike, megjithëse ata nuk shfaqnin simptoma të të qënit anormalë.
Ata u mbajtën në spitale mesatarisht për 19 ditë (nga shtatë deri në pesëdhjetë e dy ditë) dhe gjatë kësaj periudhe personeli mjekësor nuk i vuri në dyshim motivet e tyre. çuditërisht, pati pacientë të tjerë që dyshuan se ata po shtireshin. Gjatë tre shtrimeve të para, 35 nga 118 pacientët e spitalit shprehën dyshimin se pseudopacientët ishin normalë. Disa pacientë madje i akuzuan pseudopacientët se ishin gazetarë ose profesorë të ardhur për të kontrolluar spitalin.
Duke parë që personat normalë u diagnostikuan kaq lehtë si anormalë, Rozenhan ndërmori një studim të dytë për të provuar nëse e kundërta ishte gjithashtu e vërtetë. Personeli i spitalit psikiatrik që nuk mori pjesë në studimin e parë u vu në dijeni se një apo më shumë pseudopacientë do të orvateshin të pranoheshin në spital gjatë tre muajve të ardhshëm. Secilit prej anëtarëve të personelit iu kërkua që të shprehte mendim për mundesinë në se ndonjë pacient i ri i paraqitur në spital ishte pseudopacient. Nga 193 pacientë të pranuar, për 41 u dyshua ( me një besim të lartë) nga të paktën një anëtar i personelit, se ishin pseudopacientë. Për 19 të tjerë u dyshua nga një mjek psikiatër dge një person tjetër nga personeli. Në fakt gjatë kësaj periudhe nuk u shtrua asnjë pseudopacient, çka dëshmon për rrezikun potencial që përbën etiketimi i njerëzve në këtë situatë.
Studimi i Rozenhanit provon se sa e lehtë është që njerëzit normalë të diagnostikohen si anormalë në një spital psikiatrik. Ai është i mendimit se emërtimet që ne perdorim në diagnostikimin e njerëzv, janë aq të përgjithshme, sa ato janë fare pak të dobishme.
Siç mund të shihet nga diagnoza “skizofreni në rënie” e lëshuar para daljes nga spitali, kur dikush diagnostikohet dhe etiketohet si anormal, është shumë e vështirë për t’i shpëtuar këtij etiketimi. Ndonëse disa profesionistë e vënë në pikëpyetje studimin e Rozenhanit, për arsye metodologjike dhe etike, ky studim ngre shumë probleme rreth diagnozës dhe trajtimit të personave me shqetësime mendore.
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri". Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.
Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t'u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.
Simptomat karakteristike
Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te përcaktuar pacientin si skizofren:
-
1. Deluzione
-
2. Halucinacione
-
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
-
4. Sjellje katatone ose ç'rregullsi e theksuar në sjellje
-
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim (ose bllokim i plotë) fjalimi etj.
Çrregullimi në jetën sociale/profesionale
Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën… etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose simptomave skizofrenike
Kohëzgjatja
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.
Simptomat pozitive përfshijnë:
-
mendime të çrregulluara
-
halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
-
deluzionet
-
iluzionet
Simptomat negative përfshijnë:
-
kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
-
pamundësi për t'u përqendruar
-
dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
-
nevojë për t'u ndier të mbrojtur