
S.O.S.S
Site of student support
Biologji
Kapitulli 1,2,3
Teoria e evolucionit te Lamarkut bazohej ne ligjin e perdorimit dhe mosperdorimit, si dhe ne trashegimine e tipareve te fituara.Teoria e Darvinit perfshin konceptet e mbiprodhimit , konkurences, ndryshueshmerise , pershtatshmerise, seleksionimit natyror dhe llojezimin.
Teoria moderne e evolucionit
Teoria Teorite e hershme te evolucionit
moderne apo sintetike e evolucionit shpjegon se evolucioni eshte ndryshim ne shpeshtine alelike ten je populate gjate nje periudhe te caktuar. Larmia gjenetike eshte rrjedhoje e mutacioneve gjenetike, rikombinimit gjenik, migrimit dhe kalimit te gjeneve nga nje populate ne nje tjeter. Ligji I Hardi-Veinbergut tregon se shpeshtia e aleleve Brenda nje populate mbetet e pandryshuar nese kemi te bejme me nje populate te madhe, riprodhimi I se ciles eshte rastesor dhe ajo nuk peson mutacione apo migrim.
Deshmite nga e kaluara
Studimi I fosileve ofron deshmite me te fort ate evolucionit te se gjalles. Te fosilet ruhen vetem pjeset e fort ate organizmit. Ka raste ku I gjithe organizmi ruhet si fosil. Kjo mund te ndodhe ne qelibar (lloj rreshire) apo ne akull. Shume fosile formohen kur organizmat varrosen nen shtresat e sedimentit ne fundet e liqeneve apo oqeaneve. Gjetjet fosile tregojne se organizmat kane evoluar nga format me te thjeshta drejt formave me te nderlikuara gjate mijera e miliona vjeteve. Disa lloje ngjashmerish anatomike, te tilla si strukturat homologe, analoge apo rudimentare jane prove e marredhenieve evolutive te llojeve.
Pershtatshmerite dhe seleksionimi natyror
Pershtatshmerite jane tipare te trasheguara, qe permiresojne mundesite e nje organizmi per mbijetese dhe riprodhim ne nje mjedis te dhene. Seleksioni natyror mund te favorizoje nje fenotip ekstrem (perzgjedhja e drejtuar), nje fenotip mesatar (perzgjedhja stabilizuese) ose dy fenotipe te kunderta (perzgjedhja ndarese ose divergjente).
Llojezimi
Llojezimi apo formimi I llojeve ralizohet permes izolimit gjeografik dhe riprodhues apo shperthimit evolutiv pershtates. Evolucioni konvergjent con ne rritjen e ngjashmerise ndermjet llojeve jo te aferta. Koevolucioni ndodh kur dy ose me shumelloje evoluojne se bashku. Studimet e melanizmit industrial te fluturat e nates tregojne se perzgjedhja natyrore mund te veproje ne favor te disa pershtatshmerive ne nje periudhe te shkurter kohore.
Origjina e jetes
Sipas teorise se gjenerimit spontan te jetes, organizmat e gjalle mund te kene lindur ne menyre te natyrshme, Brenda nje kohe te shkurter, nga lende jo e gjalle. Hipteza heterotrofe mbeshtet idene se kushtet primitive te Tokes prodhuan substance organike, te cilat me pas u dhane fillesat organizmave heterotrofe. Permes lirimit te oksigjenit, organizmat fotosintetike ndryshuan cilesine e atmosferes. Prania e oksigjenit coi ne zhvillimin e organizmave te afte per te kryer frymemarje areobike.
Fjale kyce
Pershtatja-- cdo ndryshim gjenetik në sjelljen ,strukturen apo funksionin e nje organizmi qe i jep atij mundesi te mbijetoje dhe te riprodhohet.
Lamark --i pari studiues qe u mundua te shpjegonte evolucinin.
Darvini--natyralist i cili u mundua mbi baza shkencore ti jepte pergjigje evolucionit dhe shkaqeve te tij.
Evolucion -- procesi i ndryshimit ne kohe te tipareve te trasheguara e bimeve dhe kafsheve.
Fosilet---Fjala fosile rrjedh nga latinishtja fossa-mihje që do të thotë "diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar".Fosilet paraqesin tërësitë e ruajtura, pjesë ose gjurmë të organizmave të vdekur ose aktivitetit të tyre jetësor.
Gjetje fosile ---- mbetje te fosilizuara te cilat na ndihmojne ne te zbulojme me teper per te shkuaren. Studimi i tyre deshmon se zhvillimi i formave jeesore ne kohe , ka kaluar forma nga ato me te thjeshtat deri tek ato me te nderlikuara.
Struktura homologe -- pjese te ndryshme te organizmit ,qe kane forma dhe funksione te ndryshme ,por qe kane strukure dhe zhvilim embrional te ngjashem.
Struktura analoge ---/struktura qe kane forme te jashtme te ngjashme dhe kryejne te njejtin funksion.
Struktur rudimente -- struktura qe nuk kane asnje funksion dhe nuk perdoren por prania e tyre mund te shpjegulohet permes evolucionit.
Perzgjedhja natyrore --- eshte nje rrjedhoje e nje procesi perzgjedhjeje.
Bashkevolium---- ( koevolucion)perzgjedhja natyrore vepron njekohesisht ne 2 drejtime.
Lloj -- grupe popullatash qe mund e kryqezohen natyrshem nepermjet tyre dhe qe jane te izoluara.
Divergjence -- grumbullimi i ndryshimeve ne grupet brenda llojeve.
Izolim--- faktoret qe ndajne 2 grupe brenda nj lloji qe te kryqezohen.
Izolim gjeografik--- quhet izolimi qe ndodh kur nje popullate ndahet nga nje pengese natyrore.
Izolim riprodhues ----humbjen e aftesise per t'u kryqezuar nga 2 grupe te izoluara te se njejtes populate.
Ligji i Hardi -Veinberg---- kur populata eshte ne gjendje ekulibri ,shpeshtite relative te cdo aleli ne ne popullate percohen te pandryshuara ne breznite pasardhese.
Popullata -- teresia e individeve te te njejtit lloj qe jetojne ne ne territor te caktuar.
(KREU-IV-V-VI)
Tema:Riprodhimi i qelizes KREU IV
Zigota-formohet nga pllenimi i qelizes veze me nje spermatozoid.
AND –eshte e vetmja molecule biologjike qe ka aftesine te riprodhoje veten,pasi strukrura e saj permban informacionin e duhur per te krijuar nje kopje te njejte me vetveten.
Kromatina-do te quajme molekulat e AND qe jane ne formen e fijeve.
Kromozomet - janë si fije të holla, të cilat quhen kështu për shkak të aftësisë që kanë për t’u ngjyrosur (chroma-ngjyrë) dhe në këtë mënyrë ato bëhen të dukshme në mikroskop.
Mitoza - ndarja gjatë së cilës qelizat ruajnë te njejtin numër kromozomesh sikurse qeliza nënë.Pra,gjenetikisht qelizat bija janë të njejta me qelizën nënë.
Citokineza –ndarja e citoplazmes se qelizes nene ne dy qeliza bija.
Mejdoza-nje forme e ndarjes qelizore prej se ciles pergjysmohet numri i kromozomeve dhe i informacionit gjenetik te qelizes nene.
Mejdoza- perfshin profazen e pare, metafazen e pare,anafazen e pare ,telofazen e pare, profazen e dyte, metafazen e dyte, anafazen e dyte, telofazen e dyte.
Spermatogjeneza-procesi i formimit te gameteve mashkullore me ane te mejdozes.
Spermatozoidet-quhen gametet mashkullore.
Ovogjeneza-procesi i formimit te gameteve femerore me ane te mejdozes.
Veze –quhet gamete femeror.
Tema :Mekanizmat e trashegimise KREU V
Trashegimi-quhet kalimi i karakteristikave apo tipareve nga prinderit tek pasardhesit.
Gjenetika-eshte shkenca qe merret me studimin e kombinimeve te gjeneve dhe te trashegimise.
Kariotipi-eshte paraqitja e kromozomeve ten je individi te organizuara ne cifte,duke marre per baze madhesine, formen dhe pamjen e tyre te pergjithshme.
Kromozome homologe-quhen ato kromozome te cilat jane te ngjashme ne madhesi,ne formed he ne gjenet qe permbajne.
Gjeni -është nje copë e molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN).
Aleli zoterues-quhet aleli qe zoteron mbi alelin e fshehte
Aleli i fshehte –quhet aleli qe ne brezdine F1 eshte i maskuar.
Homozigote-quhen ata individe qe kane dy alele te njejta per nje tipar zoterues.
Heterozigote-quhen ata individe qe kane dy alele te ndryshme zoterueze.
Lokus-quhet alelet qe gjenden ne ciftet e kromozomeve homologe ne nje pozicion te caktuar.
Gjenotip-quhet teresia e aleleve te nje individi.
Fenotip-quhet pamja fizike e nje individi.
Kryqkembim-quhet procesi gjate se ciles kromozomet homologe gjate fillimit te mejozes se pare ato afrohen dhe mund te shkembejne pjese.
Alele te shumefishta-quhet gjenet pergjegjese per keto tipare.
Tema:Si funksionojne gjenet? KREU IV
Mutacionet-jane ndryshime te perhershme qe ndodhin ne gjene ose kromozome.
Anemia drapformuese-qelizat e kuqe te gjakut te cilat jane ne formen e draperit.
Hemofilia-eshte crregullimi i aftesise mpikse te gjakut.
Mbartesit e crregullimeve gjenetike -jane individe heterozygote, te cilat e mbartin dhe e trashegojne ate,por qe nuk shfaqin shenjat te tij.
Gjeni eshte nje segment i AND me nje renditje te caktuar te ‘germave’,si fjalite dhe paragrafet ne nje liber.
ARN mesazhere eshte ajo e cila e le berthamen duke udhetuar drejt citoplazmes se qelizes.
Shprehje e gjeneve quhet procesi permes te cilit prodhohen proteinat ne baze te informacionit te koduar ne ADN.
Transkriptim quhet procesi i formimit te kopjes te ARN mesazhere.
Kodone quhen tripletet e nukleotideve
Antikodoni eshte nje rradhitje prej tri nukleotidesh e cila eshte kompementare me nje kodon te ARN mesazhere.
Gjenet strukturore quhen ato gjene qe mbartin informacionin per prodhimin e proteinave.
Gjenet rregullatore jane ato gjene qe kontrollojne funksionimin e gjeneve strukturore.
Nje mutacion gjenetik quhet pikesor atehere kur ndryshon vetem nje nukleotid.
BIOLOGJIA 11- botime shkollore Albas
1. Perberesit kimike mund te jene organike dhe joorganike.
Te gjithe perberesit organike permbajne elementin karbon ( C) . Shumica e perberjeve organike ndodhen vetem ne organizmat e gjalle ose ne produktet e tyre
Perberjet joorganike zakonisht nuk permbajne karbon me perjashtim te CO2 dhe CaCO3 . Disa nga perberesit me te zakonshem joorganike qe gjenden ne organizmat e gjalle jane : uji, dioksidi I karbonit, kripera te ndryshme baza dhe disa acide joorganike.
Kohezioni eshte terheqja midis substancave te te njejtit lloj . Per shkak te tij, uji dhe lengjet e tjera formojne pika ose shtresa te holla . Terheqja midis molekulave te ujit shkakton ate qe quhet tension siperfaqesor.
Adezioni eshte lidhja midis molekulave ten je substance me molekulat e nje substance tjeter. Per shkak te adezionit disa substance largohen. Adezioni fuqizon procesin qe quhet veprim kapital, ne te cilen molekula e nje lengu levizin lart nepermjet nje hapesire te ngushte, si ne material poroze.
Tretesira eshte nje perzjerje homogjene dhe transparente e dy ose me shume substancave , ne te cilen perberesit jane te perzier aq mire , sa grimcat e tyre te padallueshme edhe me mikroskop elektrik. Ne rastin kur tretesira eshte uje tretesira quhet ujore. Ne tretesirat ujore eshte uji dhe aty mund te treten substance te ngurta te lengeta dhe te gazta.
Kur uji ndervepron me nje substance polare pra te ngjashme me ujin keto substance quhen hidrofole ( nga greqishtja Hydro=uje dhe Philso=mik ) Kur uji nuk ndervepron me substance jopolare ket substance quhen hidrofobe(nga greqishtja hydro=uje dhe phobs=qe druhen).
Sheqernat jane perberje organike te ndertuara nga atome karboni hidrogjen dhe oksigjen ne raport (C:H2:O)n ku shkronja n tregon se sa here eshte perseri njesia baze e karbohidratit. Keto perberje kane funksione biologjike te rendesishme te qeniet e gjalla sepse: a.jane molekula tipike qe furnizojne me energji qelizat e gjalla per te realizuar proceset jetesore p.sh. glukoza. b.jane perberje te rendesishme strukturore p.sh.celuloza qe I jep bimeve fortesine per te realizuar mbeshtetjen mekanike.
Klasifikimi I sheqernave :
Monosakaride jane sheqerna te thjeshta si glukoza dhe fruktoza.
Disakaridet jane sheqerna qe perbehen nga bashkimi I dy monosaharideve sakarozaose sheqeri I zakonshem, laktoza ose sheqeri I zakonshem.
Polisakaridet jane sheqerna qe formohen nga bashkeveprimi I shume monosakarideve. Njesia me e vogel qe formon polimerin quhen monomeret. Polisakaridet me te rendesishem jane:
Celuloza eshte nje karbohitret kompleks dhe nje polisaharid me I perhapur ne bimet sepse eshte perberese kryesore e murit qelizore.
Amidoni eshte karboitrati me I perhapur ne natyre pas celulozes. Gjendet te bimet ne forme kokrizash dhe sherben si ushqim reserve.
Glikogjeni gjendet kruesisht ne melci dhe ne muskujt dhe sherben si reserve ushqimore.
Lyrerat ose lipidet jane makromolekula te cilat si monomer kane acidin lyror. Formula e pergjithshme eshte R- COOH.
Trigliceridet jane lyrera qe hormohen nga bashkeveprimi I gliceridit me tre acide lyrore .Funksioni I saj eshte burim energjie.
Fosfolipidet ngjajne me trigliceridet por vendin e nje acidi triglicerid e ze nje mbetje fosfate .
Steriodet kolesteroli, testosteroli,estradioli. Kolesteroli eshte lende e pare per sintezen e vitamins D.
Proteinat jane makromolekula te cilat si monomer kane AMINOACIDET.
Lidhje peptidike quhet lidhja kimike qe realizohet midis 2 aminoacideve ku eleminohet nje molecule H2O.
Dipeptidet jane molekula qe formohen nga bashkeveprimi I 2 aminoacidebve ku eleminohet nje molecule uje.
Polipeptidet jane molekula qe formohen nga bashkeveprimi I shume aminoacideve.
Funksionet e proteinave:
-
Burim energjie
-
Strukturore
-
Levizore
-
Transportues (emoglobina)
-
Mbrojtes (antitrupat)
-
Katalitike(enzimat) 7.Sherbejne si hormone.
Strukture proteinike do te kuptojme vendosjen hapsinore te aminoacideve.
Cnatyrim proteinik do te quajme humbjen e struktures karakteristike e proteinave.
Enzimat jane proteina me funksion katalitik ato ulin energjine e aktivizimit
Energji e aktivizimit quhet energjia e domosdoshme qe te ndodhe nje reaksion kimik.
Acidi nukleik ndodhen ne berthamen e qelizave . Ka dy lloje acidesh nukleike : dezoksiribuoza ose AND-ja dhe acidi ribonukleik ose ARN-ja.
Nukleotidet perbehen nga: nje atom me pese atome karbon ( dezoksiribuoza)
Nje grup fosfat dhe nje baze azotike ( adenina (A) guanina (G) timina (T) dhe citozina(C).
ARN-ja eshte e furmuar nga nucleotide , nuk ka nje helike te dyfishte ka vetem nje zinxhir. Ne ndryshim nga AND-ja vendin e nje timine e ze nje URACIL (U).
ATP-ja perbehet nga nje baze azotike adenine , sheqer riboze dhe nga tri grupe fosfat. Ai quhet adenozintrifosfat.
2.
Qeliza eshte njesia baze ndertimore dhe funksionale e te gjithe qenieve te gjalla : bimeve, kafsheve dhe njeriut.
Thelbi dhe rendesia e teorise se sotme qelizore mund te permblidhet ne keto drejtime kryesore :
-
Te gjithe qenjet e gjalla jane te ndertuara nga nje ose me shume qeliza;
-
Qeliza eshte njesia baze strukturore dhe funksionale e organizmit;
-
Qelizat e reja lindin nga qelizat paraardhese.
Karakteristikat e perbashketa te qelizave:
-
Cdo qelize eshte e rrethuar nga nje membrane plazmatike e cila e kufizon brendesine e qelizes nga mjedisi rrethues.
-
Qeliza perbehet nga nje mase xhelatinoze e quajtur citoplazme e cila eshte e mbeshtetur nga membrana plazmatike.
-
Afersisht ne qender te qelizes ndodhet berthama . Ajo mbeshtillet me nje membrane te holle. Eshte e pajisur me pore perms te cilave hyjne dhe dalin lende te ndryshme .
Kreu 2
Linja 1
Organizimi i trupit
Trupi eshte I ndertuar ne kater nivele strukturore si : qeliza, indet , organet ,e sistemet , si dhe aparatet e organeve.
Ne organizmin tone dallojme kater grupe kryesore indesh : epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor.
Organet jane te grupuara ne sisteme apo aparate organesh , te cilat nderveprojne per te realizuar funksione te caktuara , si p.sh tretja etj.
Kavitetet e trupit tone jane : kafka , kraharori , barku dhe kurizi , te cilat mbajne dhe mbrojne organe te ndryshme te trupit.
Lekura , qimet dhe thonjte
Lekura perbehet nga tri shtresa : epiderma , derma dhe hipoderma.
Lekura kryen funksione te rendesishme , si : mbron trupin, ndalon dehidatimin , rregullon temperature e trupit , siguron marrjen e ngacmimeve qe vijne nga mjedisi I jashtem.
Epiderma perbehet nga nje ind epitelial shumeshtresor qe permban keratine, nje protein kjo qe e ben lekuren te padepertueshme.
Derma perbehet nga nje ind lidhor. Aty gjenden qimet, gjendrat dhjamore , te djerses dhe mbaresat ndijore , te cilat kapin ngacmimet nga jashte.
Hipoderma eshte e pasur me qeliza dhjamore qe sherbejne si rezerve energjie dhe per izolimin termik te trupit .
Qimet dhe thonjte kane origjinen ne epiderme.
Shume semundje te lekures shkaktohen si rezultat I demtimit te epidermis.
Sistemi skeletor
Skeleti perbehet nga skeleti boshtor dhe ai brezor .
Skeleti boshtor perbehet nga : kafka , shtylla kurrizore dhe kafazi i kraharorit .
Skeleti boshtor siguron mbeshtetjen dhe mbron organet e brendshme.
Skeleti brezor perfshin gjymtyret e poshtme dhe te siperme dhe brezat e tyre .
Kockat jane te perbera nga indi kockor I forte dhe nga indi sfungjeror.
Kockat kane funksione mbeshtetese , levizese dhe sherbejne si reserve te kalciumit.
Nga palca e kuqe e kockave formohen qelizat e kuqe te gjakut.
Sistemi muskulor
Trupi I njeriut ka me shume se 650 muskuj te vecante qe perfshijne reth 40% te mases se pergjithshme te tij.
Ka tri lloje muskujsh : te vijezuar (te vullnetshem), te lemuar (te pavullnetshem) dhe muskujt e zemres.
Muskujt lidhen me kockat nepermjet tendinave.
Sistemi skeletor dhe ai muskulor , te lidhur me njeri- tjetrin, mbeshtetin trupin dhe sigurojne levizjen e tij .
Sistemi skeletor dhe ai muskulor formojne se bashku sistemin skeleto – muskulor.
Gjate tkurrjes se muskulit sarkomeri shkurtohet.
Gjate tkurrjes se muskulit aktina dhe miozina rreshqasin te njera-tjetra.
Per tkurrjen e muskujve kerkohet energji , e cila merret nga ATP-ja.
Linja 2
Energjia kimike e karbohidrateve dhe e molekulave te tjera gjate procesit te frymarrjes qelizore shnderrohet ne energji te lidhjeve makroenergjetike fosfate te ATP-se.
Metabolizmi eshte teresia e reaksione kimike qe ndodhin Brenda trupit tone dhe perfshin reaksionet e anabolizmit dhe te katabolizmit.
Konsumimi i energjise qe ndosh ne gjendje qetsie quhet metabolizem baze.
Homeostaza eshte aftesia e organizimit per te ruajtur qendrueshmerine e parametrave te brendshem te sistemit.
Ushqimi ka tri funksione kryesore ne organizem funksion energjetik , funksion ndertues , funksin fiziologjik-biokimik.
Ushqimi perbehet nga lende komplekse me natyre organike qe quhen makroushqyes.
Procesi I copetimit te molekulave te perbera te ushqimit ne molekula me te thjeshta te pershtatshme per t’u perthithur nga qelizat e trupit quhet tretje.
Amilaza e peshtymes shperben amidonin ne dysakaride.
Nepermjet levizjeve peristalktike ushqimi leviz neper gypin tretes.
Lengu gastric I stomakut qe permban acid klorhidrik dhe pepsine fillon tretjen e proteinave duke e shnderruar masen e ushqimit ne kime.
Pjesa me e madhe e tretjes kimike ndodh ne duoden ku derdhet lengu I zorreve dhe lengu pankreatik.
Lengu pankreatik permban tripsinen , lipazen dhe amilazen qe sherbejne per te shperbere perkatesisht proteinat , yndyrat dhe amidonin .
Ne duoden derdhet tembli , qe prodhohet nga melcia dhe qe ndihmon ne tretjen e yndyrave perms emulgimit te tyre.
Thithja e ushqimit te gelltitur ndodh per pjeset organike ne zorren e holle siperfqaja e se ciles rritet shume fale panise se vileve te mureve te zorreve dhe mikroviljeve te qelizave qe I veshin ato .
Molekulat e aminoacideve dhe te glukozes hyjne ne kapilaret e gjakut ndersa ato te yndyrave ndjekin rrugen e eneve limfatike .
Uji dhe kriperat minerale thithen kryesisht ne zorren e trashe .
Melcia depoziton sheqerin ne formen e glikogjenit , shnderron amoniakun ne ure , zberthen lendet e helmeta dhe te demshme per organizmin dhe depoziton disa lloje vitaminash dhe hekurin.
Kreu III
Qarkullimi ,frymekembimi dhe ekskretimi
1.Gjaku dhe perberesit e tij.
Gjaku ka nje vencanti:ai perfaqeson te vetmin ind te lenget ne trupin tone,perbehet nga qeliza te gjalla te quajtura plazme, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut falë punës mekanike të muskulit të zemrës. Trupi i njeriut përmban mesatarisht 5 - 6 litra gjak.
-
Funksionet e gjakut
-
TRANSPORTUES (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
-
MBROJTES (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)
-
MPIKES
-
HOMEOSTATIK(mban të pandryshuar temperaturën dhe mjedisin e brendshëm)
-
SHPERNDAN NXEHTESI TRUPORE
-
Plazma
Plazma e gjakut përbëhet nga 91 deri 92 % uje, pjesa tjetër janë substanca të tjera si proteinat e gjakut si dhe elektrolitet inorganike. Plazma e gjakut shërben si mjet transpurtues për bartjen e glikogjenit (glukozë), lipideve, hormoneve, dioksidin e karbonit si dhe të oksigjenit në organizëm. Sasia e plasmës në trupin e njeriut përmban dikund 5 përqind, kjo është për volumin prej 3,5 litrash. Pesha specifike e saj është 1028 g/l. Gjatë centrifugimit të gjakut, plasma ndahet nga gjaku. Plasma e përfituar kësisoji ka një ngjyrë të kthjellët gjelbërt-verdhë, e që më pas përdoret si plasmë dhurimi. Nëse plasma e gjakut ka një ngjyrë si e bardhë qumështi, atëher kjo plasmë nuk dërgohet në transfuzion. Këtu kemi të bëjmë me një problem tek lipidet e dhuruesit. Nëse plasma e përfituar ka ngjyrë të kuqe, atëher mund të themi së këtu janë plasaritur rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet) dhe kjo quhet hemolizë.
2.Qelizat e gjakut.
-
Eritrocitet
Qelizat e kuqe te gjakut kane formen e disqeve te vogla me nje diameter prej rreth 7.5 µm (mikrometër). Eritrocitet e pjekura plotesisht nuk kane berthame dhe ngjasojne me pigmentin hemoglobine. Cdo eritrocit permban rreth 250 milione molekula hemoglobine .Funksioni kryesor i qelizave te kuqe te gjakut eshte transportimi i oksigjenit. Nese numeri i qelizave te kuqe ne gjak eshte i pamjaftueshem,atehere individi vuan nga anemia dhe eshte i pafuqishem dhe i lodhur.
-
Leukocitet
Leukocitet apo qelizat e bardha te gjakut, jane te vetmet qeliza te verteta te gjakut, te pajisura me berthame dhe organele qelizore. Ne 1 gjak gjenden 4.000-11.000 qeliza te bardha gjaku. Funksioni i tyre kryesor eshte mbrojtja e organizmit tona nga semundjet e ndryshme. Ato formojne nje “arme te levizshme”, duke sulmuar bakteret, viruset, parazitet, toksinat apo helmet dhe qelizat tumorale, duke e ndihmuar trupin te mbrohet prej demtimeve qe shkaktojne ato.
-
Pllakezat e gjakut (trompocitet)
Pllakezat e gjakut formohen nga pjeseza citoplazme jashtzakonisht te medha. Luajnë një rol të rëndësishëm fiziologjik, pra në koagulimin e gjakut, gjegjësisht në parandalimin e gjakderdhjes (Hemoztasë). P.sh. gjatë prerjes, trombocitët e bëjnë mpiksjen e gjakut kështu që në këtë mënyrë mundëson që të ndërpritet gjakëderdhja. Numri i përgjithshëm i trombocitëve në gjak përmban diku 150.000 -380.000/µl.
3.Zemra:pompa muskkulare qe ve ne levizje gjakun.
-
Zemra organi kryesor i qarkullimir te gjakut
Zemra është një organ muskulor i vogel me formen e nje koni dhe ka madhesine e nje grushti.Ky organ ndodhet brenda kafazit te krahrorit. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional.Zemra ndahet në katër zbrazëtira:dy veshëza dhe dy barkushe.Veshëzat ndahen në:veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë.Barkushet ndahen në:barkushja e majtë dhe barkushja e djathtë.Veshet dhe Barkushet komunikojne ndermjet tyre me ndihmen e kllapezave.Kllapeza e anes se djathte permban tri fleteza apo kapake, ndersa kllapeza e anes se majte ka vetem dy fleteza.Funksioni i kllapezave eshte drejtimi i rrjesdhjes se gjakut dhe ndalimin e kthimit te tij mbrapsht.Kete funksion ajo e kryen duke u hapur dhe duke u mbyllur ne menyre ritmike.
-
Si punon zemra?
Zemra rreh mesatarisht 70 here ne minute dhe cdo rrahje zgjat rreth 0.85 sekonda.Termi Sistole perdoret per te treguar tkurrjen e dhomezave te zemres dhe termi Diastole, per te treguar leshimin e dhomezave te zemres.Cdo rrahje e zemres, apo sic quhet ndryshe cikli i zemres, perbehet nga dy faza: a) se pari, tkurren veshet e zemres b) me pas tkurren barkushetdhe me ne fund te gjirha dhomezat e zemres qetesohen. Sistola e vesheve eshte e shkurter, por e pamjaftushme, pasi veshet cojne gjak vetem ne barkushe.Jane barkushet at te cilat pompojne gjakun drejt sistemit te qarkullimit te gjakut.
-
Pulsi
Pulsi perfaqeson efektin e vales se gjakut qe hidhet me force nga aorta e zgjeruar dhe qe gjate kalimit ne artiere perplaset ne muret e tyre.M.q.s gjate nje tkurrjeje apo sistole te barkushes ka vetem nje puls arterial, atehere ritmi i pulsimit arterial eshte njekohesisht edhe ritmi i rrahjeve te zemres.Mjafton te vendosim gishtin tregues mbi enen e gjakut qe kalon ne anen e brendshme te parakrahut, dhe do te ndiejme rrahjet e pulesit.
4.Enet e gjakut
Enë gjaku quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë Sistemin e qarkullimit të gjakut. Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër.
-
Enët e gjakut ndahen në:
1.Arterie
është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.
Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.
Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.
-
Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.
-
Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.
3.Kapilare
janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.
4.Venole
5.Vena
Në sistemin e qarkullimit të gjakut, venat (nga gjuha Latine vena) janë enët e gjakut që bartin gjakun në drejtim të zemrës. Shumica e venave bartin gjakun e papastër nga indet deri në zemër; përjashtime kanë venat pulmonare dhe të kërthizës, dy nga të cilat bartin gjakun e oksigjenuar në zemër. Në kundërshtim me venat, arteriet bartin gjakun larg nga zemra. Venat janë më pak muskuloze se arteriet dhe shpesh janë më afër lëkurës. Në shumicën e venave ka valvula për të parandaluar rrjedhjen mbrapa.
Struktura
Në përgjithësi, venat kanë funksionin për të kthyer gjakun e papastër në zemër, dhe janë në thelb tuba të ciët ngushtohen kur lumenët e tyre nuk janë të mbushur me gjak. Shtresa e trashë e jashtme është e përbërë nga indi lidhës, i quajtur tunica adventitia/externa ose mbështjellës i jashtëm. Në mes gjendet një shtresë e muskulit të lëmuar të quajtur tunica media ose mbështjellësi i mesëm, i cili është, në përgjithësi, i hollë, pasiqë venat nuk funksionojnë në mënyrë kontraktile. Pjesa e brendshme është e veshur me qelizat endoteliale quajtur tunica interna/intima ose mbështjellësi i brendshëm. Për dallim nga arterie, lokacioni i saktë i venave ndryshon shumë më tepër nga personi në person. Venat shpesh shfaqin një shumë të variabilitetit anatomik krahasuar me arteriet brenda një specie dhe midis llojeve. Shumica e venave janë të pajisura me valvula për të parandaluar kundër rrjedhjen e gjakut.
-
Sistemi Limfatik
Sistemi Limfatik -Limfa qarkullon neper rrjetin e sistemit limfatik. Ky rrjet fillon me kapilar limfatik, te cilët bashkohen duke formuar vena te vogla limfatike që derdhen ne venën e madhe afër veshezës se djathë te zemrës. Ne rrugetimin e tyre enët limfatike kalojnë neper nyje dhe gjendrra limfatike, te cilat si një lloj filtri i ndalin lëndët e dëmshme qe ndodhen në limfë si p.sh pjese te qelizave te vdekura ose qeliza te tëra, mikrobet qe u kane shpetuar leukociteve. Nyja limfatike me shimice gjenden ne qaf,nen shqetulla etj,te cilat rriten ne rast të invazionit te mikrobeve ne organizëm. Puna e zemrës nuk ndikon ne enët limfatike, prandaj qarkullimi i limfës është me i ngadalshëm se qarkullimi i gjakut. Ajo qarkullon me tkurrjen e gjithë muskujve te trupit. Gjatë gjumit zvogëlohet aktiviteti i muskujve, prandaj limfa mbetet ne inde, kjo është arsyeja qe kur zgjohemi nga gjumi jemi me te mufatur (te ënjtur). Si organe limfatike janë shpretka, bajamet, etj. Limfa luan rrol te rëndësishëm ne transportin e yndyrave. Ne zorrën e hollë lëndët yndyrore i thithin rrëzhdet zorrore, kurse limfa i përcjell deri ne vena.
5.Mbrojtja e Trupit
MBROJTJA JO IMUNITRE JO SPECIFIKE
Nëse lëkura po mukoza pëson dëmtime, bakteret apo viruset mund te deportojnë në trupin tone. Faza e pare është mbrojtja imunitare jo specifike, që do te thotë se për çdo lloj mikrobi behet e njëjta mbrojtje. Dëmtimi nga një cifël shkakton pezmatimin. Fillimisht ndosh izolimi i zonës se sulmuar. Me pas enët e gjakut zgjerohen, vjen me shumë gjak ; rruazat e bardha arrijnë në vendin e lënduar, përshkojnë zgjatime citoplazmike dhe përfshijnë midis tyre mikrobin "duke e ngrene". Kjo dukuri quhet fakocitoze. Mikrobi shkatërrohet nga enzima që prodhin rruaza e bardhe. Pasi pastrohet veni i sulmuar, mekanizma te tjerë riparojnë indin e dëmtuar.
MBROJTJA IMUNITARE SPECIFIKE
Lendet e huaja, te cilat pasi futen në trup shkaktojnë prodhimin e një lende mbrojtëse, u quajtën antigjene. lendet mbrojtëse specifike, te afta për te asgjësuar antigjenin u quqjten kundërtrupa (antikorpe). Në rastin e sëmundjeve infektive, bakteret apo viruset që i shkaktojnë janë antigjene, kundër te cilave prodhohen kundërtrupa specifike. Kur një mikrob patogjen futet për here te pare në trupin tone, rruazat e bardha takohen me te dhe e analizojnë ; ato shumohen dhe japin dy grupe te ndryshme rruazash te bardha : plazmoqelizat, që prodhojnë kundërtrupa, dhe qelizat kujtese që e njohin antigjenin. Ky proces kërkon pak kohe ; mikrobi patogjen ka mundësi te shumohet brenda trupit dhe te shkaktoje sëmundjen. Nëse pas kalimit te semundej, i njëjti mikrob sulmon përsëri trupin, qelizat kujtese prodhojnë menjëherë kundërtrupat specifike ; sulmi dhe përhapja e mikrobit pengohet qysh në fillim. Pra, kur infeksione i kërkon te përsëritet trupi ka në dispozicion mbrojtjen : është fituar imuniteti ndaj asaj sëmundje, që në disa raste ruhet për gjithë jetën. Imuniteti sigurohet nga rruazat e bardha te gjakut.
6.Sistemi I Frymekembimit
Sistemi i frymemarrjes tek njeriu.
Frymemarrja eshte nje veti e pergjithshme e te gjitha qelizave te gjalla. Organizmi i njeriut nuk mund te jetoje ne qofte se nuk merr ne menyre te vazhdueshme nga mjedisi rrethues oksigjen dhe te nxjerr jashte dioksidin e karbonit. Shkembimi i ketyre gazrave midis organizmit tone dhe mjedisit te jashtem behet nepermjet frymemarrjes.
A) Organet e frymemarrjes
Organet e frymemarrjes jane: hunda, faringu, laringu, trakea, bronket qe perbejne rruget e frymemarrjes dhe mushkerite.
Hunda: zgavra e hundes ndahet ne dy pjese nepermjet nje flete te holle gjatesore, ndersa nga goja ndahet nepermjet qelizave. Siperfaqa e brendshme e hundes perbehet nga nje mukoze e holle e veshur me disa qime te holla me drejtim nga brenda jashte. Ajo eshte shume e pasur me ene gjaku, sidomos ne pjesen e poshtme te saj. Ne kete cipe prodhohen gjithashtu sekrecionet e hundes.
Ajri i ftohte duke kaluar ne hunde peson disa ndryshime:
-
ngrohet ne 6-8 grade celsius, sepse sic thame hunda ka qarkullim te theksuar gjaku
-
pastrohet nga pluhrat dhe mikroorganizmat qe tentojne te futen brenda bashke me ajrin. Keto papasterti nxiren jashte nepermjet sekrecioneve.
-
njomet nga sekrecionet e hundes, ne qofte se ka qene i thate.
Faringu: Eshte vazhdimi i zgavraveve te hundes. aty behet kryqezimi i rrugeve te ajrit me ate te ushqimit.
Laringu: Ne hyrjen e tij gjendet nje kerc qe quhet epiglot. ne momentin kur njeriu gelltit ushqimin epiglota mbylle laringun dhe pengon kalimin e tij ne mushkeri. Kur marrim fryme epigloti hapet dhe neper laring kalon ajri per ne mushkeri. Laringu eshte i perbere prej mjaft kercesh me i madhi prej te cilave eshte kerci tiroid, i cili formon murin e perparshem te tij.
Laringu eshte gjithashtu organi ne te cilin formohet zeri. Ai eshte i veshur nga nje membrane mukoze, e cila duke bere pala formon ato qe quhen korda zanore. Palat, te cilat jane te tendosura, dridhen me kalimin e ajrit neper laring, duke formuar keshtu tingujt e zerit. Laringu se bashku me zgavren e hundes dhe te gojes ndihmon ne formimin e tingujve dhe te fjales se artikuluar, ndihmon pra te foluren.
Trakea: ajo eshte e formuar prej kercesh ne forme unaze. Ka 15-20 unaza te tilla dhe eshte e gjate 10-12 cm.
Bronket: trakea ndahet ne dy bronke te medha, nje per secilen mushkeri. Ne mushkerine e djathte kemi tre dege kryesore te bronkeve, ne ane te majte dy. Brenda ne mushkeri bronket ndahen ne dege gjithnje e me te vogla duke formuar nje peme te vertet qe quhet pema bronkiale. Degezimet me te vogla te bronkeve quhen bronkiola. Ato perfundojne ne fshikezat mushkerore alveolat te cilat paraqiten si zgjerime te bronkiolave. Neper muret e fshikezave mushkerore kalojne kapilare te shumte gjaku, arteriale dhe venoze.
Ajri pasi kalon te gjitha rruget e frymemarrjes vjen ne fshikezat mushkerore ku behet shkembimi i gazrave. Oksigjeni pasi kalon muret e holla te kapilareve futet ne qarkullimin e vogel te gjakut dhe shkon ne gjysmen e majte te zemresnga ku shperndahet ne tere qelizat e trupit. Ndersa dioksidi i karbonit i gjakut venoz lihet ne nivelin e fshikzave dhe del jashte rrugeve te frymemarrjes.
Mushkerite: jane te vendosura ne zgavren e kraharorit. Ato mbeshteten mbi diafragmen dhe siperfaqja e jashtme e tyre merr formen e brinjeve dhe te hapsirave midis tyre. Mushkeria e djathte ka tri pjese, e majta dy. Jane te nderuara prej indi poroz, si sfungjer me mjaft elasticitet, me ngjyre trendafili. Te femrat peshojne rreth 1050 gram ndersa tek meshkujt 1350 gram.
Pleura: Cdo mushkeri mblidhet nga nje cipe dy shtresore. Ne hapsiren ndermjet shtresave te saj qarkullon nje sasi e vogel lengu qe nuk lejon ferkimin e tyre.
b) Mekanizmi i frymemarrjes
Kafazi i kraharorit vihet ne levizje me anen e muskujve te frymemarrjes. Kur ai zgjerohet ajri futet ne mushkerite, pastaj ai vjen perseri ne pozicionin fillestar, zvogelohet vellimi i tij, ajri del nga mushkerite. Gjate frymemarrjes brinjet ngrihen lart, ndersa diafragma ulet poshte. E kunderta ndodh gjate frymenxjerrjes: ngrihet diafragma dhe ulen brinjet. Frymemarrja eshte nje proces aktiv, frymenxjerrja eshte pasive dhe zgjat sa dyfishi i frymemarrjes.
7.Ekskretimi
Veshkat dhe Presioni i Gjakut Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm ne rregullimin e presionit te gjakut. Duke qene së veshkat (ndikojne) influencojne ne vellimin e lengjeve ne trup, ato mund te ndikojne ne presionin e gjakut duke ndryshuar vellimin e gjakut (plazmës) qarkullues. Veshkat, gjithashtu, leshojne një enzime te quajtur reninë (RENINA), e cila shnderrohet ne një substance te fuqishme presion-rritëse (te gjakut), qe tkurr enet e gjakut dhe ndikon ne mbajtjen e ujit dhe te Natriumit ne trup(pra, ne mos ekskretimin e tyre me ane te urines).
Mekanizma delikat (te brishte) u lejojne veshkave qe te vet-rregullohen nen një varietet te gjere rrethanash (kushtesh, gjendjesh). Për shembull, nese ne (njerezit) kemi mungese uji, veshkat ndalojne largimin e ujit nga organizmi; nese ne marrim shumë kripe me ane te dietes, veshkat pergjigjen duke larguar nga trupi me shumë ujë (urinë)… duke larguar bashke me te kriperat e teperta.
Kreu IV
Riprodhimi dhe zhvillimi embrional te njeriu.
1.Sistemi Riprodhues Mashkullor.
Sistemi riprodhues tek mashkulli përbëhet nga:
-
Organet seksuale parësore
-
Organet seksuale dytësore
Organet seksuale parësore janë testikujt (testet). Organet seksuale dytësore përfaqësohen nga epididimi, vas deferensi, fshikëza seminale, gjëndrat bulbouretrale, gjëndra e prostatës, penisi.
Testikujt janë gonadet mashkullore dhe, si gonadet femërore, kanë dy funksione kryesore: prodhimi i qelizave spermatike apo spermatozoidëve dhe hormoneve mashkullore. Çdo testikul ka një formë rrumbullakore, dhe përbëhet nga koka, trupi dhe bishti. Çdo testikul ka në brendësi të tij (apo është i përbërë) shumë lobtha. Çdo lobth përmban 1-3 tubuj seminiferë. Të gjithë tubujt seminiferë bashkohen për të formuar rete testis-in.
Testikujt përmbajnë:
-
Qelizat e Sertolit
-
Qelizat intersticiale të Leydigut
Dy testikujt janë të rrethuar nga epididimi, i cili vazhgon me vas deferens-in. Testikujt ndodhen në skrotum.
Testikujt prodhojnë qeliza gjerminale dhe hormone seksuale mashkullore. Gjatë pubertetit indi testikular bëhet i ndjeshëm ndaj hormoneve të prodhuar nga hipofiza. Kështu, LH-ja situmulon tahitjen (sekretimin) dhe lëshimin e testosteronit. Testosteroni futet në qarkullimin e gjakut dhe mbërrin indet e trupit, ku shkakton shfaqjen dhe ruajtjen e organeve dhe tipareve seksuale dytësore. Testosteroni kontrollon rritjen e qimeve në fytyrë, në sqetulla, bark dhe në zonën pubike. Testosteroni stimulon zgjerimin e laringut dhe trashjen (apo thellimin) e zërit. Është përgjegjës edhe për zhvillimin e muskujve dhe eshtrave (kockave).
FSH-ja stimulon prodhimin e spermatozoidëve nga testikujt. Prodhimi i spermatozoidëve kryhet me anë të një procesi të quajtur spermatogjenezë. Qelizat e para që prodhohen në tubujt seminiferë janë spermatogonet, që janë të vendosur në membranën bazale të tubujve. Këto qeliza ndahen vazhdimisht dhe disa prej tyre largohen nga bazamenti duke u përdalluar në spermatocitë parësorë (primarë). Spermatocitët parësorë i nënshtrohen ndarjes së parë mejotike për të prodhuar dy spermatocitë dytësorë, çdonjëri me 22 autozome dhe një kromozom seksual X ose Y; çdonjëri nga 23 kromozomet përbëhet nga dy kromatide.
Spermatocitët dytësorë i nënshtrohen ndarjes së dytë mejotike dhe diferenciohen në dy spermatide, çdonjëri me një numër haploid kormozomesh tek. Spermatidët zhvillohen në qeliza spermatike – spermatozoidët – pa ndarje të mëtejshme. Që të kryhet i tëtë procesi i spermatogjenezës duhen 8 deri në 9 javë. Qelizat e Sertolit mbështesin dhe ushqejnë spermatozoidët gjatë zhvillimit. Qelizat intersticiale të Leydigut prodhojnë hormonin seksual mashkullor – testosteronin. Testosteroni kalon në qarkullimin e gjakut dhe kontrollon aktivitetin e të gjithë organeve seksuale dytësore.
Organet seksuale dytësore të mashkullit kanë funksionin e transferimit të spermatozoidëve nga mashkulli tek femra. Nga testikujt, ku prodhohen, spermatozoidët lëvizin nëpër vas deferens-in. Vas deferens-i është një dukt apo tub i ngushtë muskulor i cili tkurret për të shtytur spermatozoidët drejt uretrës. Në epididimit dhe vas deferens spermatozoidët maturohen dhe rrisin pjellorinë e tyre. Vas deferesi së bashkë me arteriet, venat dhe nervat formojnë kordën spermatike.
Korda spermatike (dukti spermatik, më saktë) drejtohet rreth pjesës së pasme të fshikëzës së urinës ku bashkohet me duktin e fshikëzës seminale. Pastaj kalon nëpër gjëndrën e prostatës dhe takohet me uretrën. Uretra mashkullore është rrugëkalimi i përbashkët i spermës dhe urinës. Dy fshikëzat seminale prodhojnë një sekrecion që ndihmon në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe gjallërisë së spermatozoidëve. Gjendra e prostatës dhe gjëndrat bulbouretrale prodhojnë dhe sekretojnë lëng lubrifikues. Të gjitha lëngjet seminale derdhen në uretër. Muskujt e uretrsë tkurren për të nxjerrë jashtë spermën. Gjatë ejakulacionit penisi nxjerr jashtë 2-4 ml lëng seminal, i cili përmban qindra milionë spermatozoide.
Spermatozoidët që nuk ejakulohen degjenerojnë (prishen, apo shkatërrohen).
2.Sistemi riprodhues femeror
Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret.
Tubat e Falopit përfaqësojnë zgjatime të mitrës. Janë të ndërtuar nga shtresa muskuli të lëmuar dhe epiteli me qerpikë, që lejon lëvizjet peristaltike të nevojshme për avancimin e oocitëve dhe të qelizës (qelizave) spermatike. Tubat e Falopit janë edhe vendet e pllenimit.
Mitra dhe vezoret
Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin. Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit. Përfaqëson edhe një rrugëkalimi të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar. Mirta vazhdon me qefën e mitrës, që më tej vazhdon me vaginën.
Vagina është një tub muskulor, rreth 7.5 cm i gjatë. Vagina është e veshur (së brendshmi) me lëkurë të modifikuar, që është një epitel luspor (luspak) që shfaq ndryshime ciklike. Shtrihet nga qafa e mitërs e deri jashtë trupit. Është organi që pret penisin; shërben edhe si kanal i lindjes.
Organet gjenitale të femrës njihen si vulva; përfshihen klitorin që përputhet me penisin tek mashkulli, dhe pëbëhet kryesisht nga ind ngrehës (tendosës, erektues). Buzët (labia) ndahen në buzët e mëdha dhe buzët e vogla. Vulva përfshin edhe daljen jashtë trupit të uretrës femërore.
Gjendrat e gjoksit i përkasin organeve seksuale femërore dytësore. Janë të ndërtuara nga dukte dhe shakuj të rrethuar nga ind fibroz dhe lyror. Funksioni i tyre është që të prodhojnë qumësht pas lindjes për ushqyerjen e bebes.
Dy vezoret gjenden, pezull, në zgavrën pelvike, me anë ligamentesh. Vezoret përbëhen nga oocitë në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo oocit rrethohet nga qeliza të specializuara që prodhojnë hormone. Kjo strukturë njihet si folikuli ovarian dhe përfaqëson strukturën bazë të vezoreve. Funksion kryesor i vezoreve është të prodhojnë oocitë, nga të cilët do të zhvillohen qelizat vezë. Vezoret kanë edhe një funksion endokrin: ato prodhojnë hormone si estrogjeni dhe progesteroni.
3.Fekondimi
Fekondimi - Behet ne vepercues te gjinia femërore. Kur dy bërthama te qelizave seksuale shkrihen ne një bërthame te përbashkët themi se është bere fekondimi i qelizës veze dhe është formuar qeliza diploide e fekonduar e cila quhet Zigote. Zigota diferencohet dhe shndërrohet ne një organizëm shumëqelizor, qelizat bija te krijuara quhen blastomere.
Numri i blastomereve rritet dhe shkon prej 4, 8, 16, 32 etj. dhe sajohet një stad (shkalle) e zhvillimit embrional e cila ka pamjen e mnait dhe quhet Morulla (lat. morus-man) dhe këto qeliza janë te diferencuara. Pas etapës se morulles sajohet Blastulae cila ka një shtrese sipërfaqësore te qelizave dhe kjo mbështjelle quhet Blastoderma, kurse brendia Blastocel e ne pjesën ventrare quhet Blastopori.
Ne momentin e invaginimit te Blastodermes sajohet etapa tjetër e zhvillimit embrional qe quhet Gastrula, kurse procesi i formimit quhet Gastrulacion. Ne stadin e gastrules paraqiten tri fletëza embrionale : EKTODERMA, MEZODERMA, ENDODERMA.
EKTODERMA sajon sistemin nervor dhe te gjitha formacionet e brinjezuara psh thonjte, qimet, kthetrat, thundrat, luspat, puplat, lëkura, sqepi etj.
MEZODERMA sajon muskulin e zemrës, skeletin, sistemin muskulor etj.
ENDODERMA sajon mushekerite, melqia, pankreasi etj. Ne muajin e trete sajohen te gjitha indet dhe organet. Zhvillimi embrionla ne terezi quhet PRENTAL, kurse pas lindjes quhet NEONATAL.
Njeriu e ka jetëgjatësinë me te madhe se disa kafshe për arsye se tek njeriu proceset fiziko-nervore kryhen me ngadalë se te kafshët.
4.Ndarja e Zigotes
Procesi dinamik me anë të të cilit zigota njerëzore njëqelizore bëhet një i rritur me 100 trilionë qeliza është ndoshta fenomeni më i mrekullueshëm në të gjithë natyrën.
Studiuesit tani e dinë se shumë prej funksioneve rutinë të përmbushura nga trupi i të rriturit themelohen gjatë shtatzënisë - shpesh shumë kohë para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonë e më shumë si kohë e përgatitjes, gjatë së cilës njeriu në zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftësitë e shumta, që nevojiten për mbijetesë mbas lindjes.
Shtatzënia tek njerëzit zakonisht zgjat rreth 38 javë, që matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri në lindje.
Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit, njeriu në zhvillim quhet embrion, që do të thotë "duke u rritur brenda për brenda". Kjo kohë, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicës së sistemeve kryesore të trupit.
Mbas përfundimit të 8 javëve deri në fund të shtatzënisë, "njeriu në zhvillim quhet fetus", që do të thotë "pasardhës i palindur". Gjatë kësaj kohe, që quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnë të funksionojnë.
Të gjitha moshat embrionike dhe fetale në këtë program i referohen kohës mbas fekondimit.
Kapitulli ,4, 5
Sistemi nervor dhe endokrin
Sistemi nervor Somatik :
Reflekset spinale jane shume te shpejta sepse ato zakonisht kryhen duke u kontrolluar nga palca e kurrizit dhe sistemi nervor periferik:refleksi I kupes se gjurit eshte nje refles spinal.
Neuroni ndijor dergon nje impuls nervor ne palcen e kurrizit duke nxitur nje neuron motor per te treguar nje figure me ngjyre te gjelber
SISTEMI NERVOR
Receptorët e lëkurës dhe mukozës së gojës e të hundës janë të ndjeshëm ndaj ngacmimeve të prekjes, termike dhe të dhimbjes ; meqë ato na mbajnë në kontakt me botën e jashtme ndjeshmëria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe të specializuar, që ndodhen të gjithë në kokë, që janë përgjegjës për shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe shijimin.
Disa receptorë të tjerë ndodhen në kapsulat e artikulimit, në muskujt skeletore dhe në lidhjet muskul-tendine : janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjatësisë ose ndja tensioneve të përbërësve të sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra bëhen aktive kur trupi lëviz.
Organet e brendshme kanë sensore që perceptojnë dhimbjen dhe trysninë (për shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (për shembull sasia e dioksidit të karbonit në gjak).
Të gjitha këto informacione duhet ti dërgohen qendrave nervore të cilat i integrojnë me njëra tjetrën dhe me atë që ruajnë në memorie, dhe e përdorin jo vetëm për të na lidhur me botën e jashtme, për të pasur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit në hapësirë dhe për të ditur nëse forca muskulore që përdoret është e përshtatshme për rezistencën që duam të mundim, për edhe për të dhëne përgjigje të përshtatshme. Këto të fundit mund të jenë somatike (nëse ndërhyjnë muskujt skeletore) ose të brendshme (nëse ndryshohet aktiviteti i organeve të brendshme).
SN është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njeri tjetrin të përbërë kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale) : ndahet në dy pjesë të mëdha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet në kafke dhe në palcën kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) që ndodhet në gjithë pjesën tjetër të trupit edhe brenda të gjithë organeve. SNP ku bëjnë pjesë të gjithë receptorët e ndjeshmërisë të lartpërmendur ka si detyre të perceptoje ngacmimet e ambientit dhe ato të brendshmet dhe tia dërgojë SNQ dhe me pas ti dërgojë të gjithë organeve përgjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve që vijnë nga periferia, ti përpunoje dhe ti japë një përgjigje të përshtatshme.
SNQ përbëhet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (që përbëhet nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesëm), truri i vogël, truri i ndërmjetëm. SNp përbehet nga nervat, nyjet e receptorëve ndjesorë, duke përfshirë organet e shikimit, dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.
Sistemi endokrin
Gjëndrat endokrine
Gjëndrat endokrine. (Mashkullimajtas, femra djathtas.) 1. Glandula Pinealis 2. Hipofiza 3. Tireoidea 4.Timusi 5. Hormonet e gjëndrave mbiveshkore 6. Pankreasi 7. Vezorja 8.Testiset
Hormonet e gjëndrave endokrine me sekrecion të brendshëm ose gjëndrave endokrine quhen edhe hormone të vërteta për t’i dalluar nga hormonet indore. Fjala endokrin është me prejardhje greke që do të thotë endo- brenda dhe krino- sekretim (greq. endokrin- sekretim i brendshëm). Produktet e këture gjëndrave sekretohen drejtpërdrejtë në gjak ose në limfë. Hormonet e këtij grupi janë me strukturë të ndryshme kimike, prandaj edhe kanë veprim të ndryshëm. Gjëndrat endokrine janë : hipofiza, tireoidea, paratiroidea, pankreasi endokrin, gjëndrat mbiveshkore, gjëndrat seksuale mashkullore dhe femërore dhe placenta gjatë shtatzënisë.
Sistemi shqisor
sistemi shqisor është pjesë e sistemit nervor i cili është përgjegjës për përpunimin e informatave shqisore. Sistemi shqisor përbëhet prej receptorëve shqisor, rrugëve nervore dhe pjesëve të caktuara të trurit.
Hormonet
Hormonet janë substanca kimike, të cilat i sekretojnë gjendrat me sekretim të bredshëm dhe inde endoktrine. Në fakt, hormon quhet një substancë specifike e sekretuar nga një qelizë e specializuar që vepron mbi receptor po ashtu të specializuar. Termi hormon që është me prejardhje greke do të thotë stimulim, ngacmim, sinjalizim. Këtë term e përdori për herë të parë Starlingu, në vitin 1905, kur vërejti se sekretimin e lëngut pankreatik e stimulon një substancë kimike, e cila quhet sekretin.Hormonet shërbejnë si një formë e madhe e komunikimit midis organeve të ndryshme dhe indeve. Hormonet rregullojnë një shumëlljshmëri të fiziologjise dhe të sjelljes , duke përfshirë tretjen, metabolizmin, frymëmarrje, funksionin oe indeve, perceptimit ndijor, sekretim, laktacionit, stresi, rritjes dhe zhvillimit, lëvizjes, riprodhimi, dhe humor. Në përgjithësi, vetëm një sasi e vogël e hormonit është e nevojshme për të ndryshuar metabolizmin qelizor.
SISTEMET NDIJORE (ato qee na mundesojne perceptimin)
Përceptimi (ose shqip: përkapja) është aftësi bio-fizike i cili karakterizohet nga fenomenet fiziko-psikologjike si dhe kulturore të cilët ndëlidhin veprimet e qënieve njerëzore me mjedisin rrethues nëpërmjet proçeseve ndjesore. Është një proçes aktiv në të cilin informacioni ndijues përcillet përmes sistemit nervor në tru ku organizohet dhe interpretohet. Integrimi i informationeve e shquan perceptimin nga ndijimi, të cilin këtë të fundit përkufizohet si proces pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptorët ndijuaes dhe shndërrohen në impulse nervore.
Gjatë procesit të perceptimit mund të shquajmë procesin e perceptimit selektiv apo procesin e vëmendjes seleksionuese. Ky proçes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbijetesën tonë pasi na lejon t'i kushtojmë vëmendje vetëm një sërë ngacmimesh ndijuese duke lënë mënjanë të tjerët, në pamundësi për t'iu përgjigjur njëkohësisht të gjitha ngacmimeve të mjedisit të jashtëm. Ky proces orientohet kryesisht nga motivacioni. Në procesin e perceptimit autoret dallojnë gjithashtu një proces tjetër të rëndësishëm dhe të cilin e kanë quajtur pritshmëri. Pritshmëria perceptuese mund të mendohet si kulmi i të gjitha përvojave tona e cila na drejton për t'i perceptuar botën nga një percpektive unike.
Përceptimi përfshin proçese të tjera kognitive, si kujtesa, të menduarit dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes proçeseve ndijore. Studimi i përceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht duke qënë të vetëdijshëm. Perceptimi së bashku me ndijimin përbëjnë fazat e para të vetëndijësimit me mjedisin.
Përceptimi pamor
Njëra prej mjeteve më të rëndësishme për orientim është syri. Por a është me të vërtetë realitet ajo çka ne shohim? Syri nuk funksionon si një aparat fotografik. Ai ndërtohet nga dy sisteme krejtësisht të ndryshëm për nga funksioni të cilët plotësojnë. Këto dy sisteme janë fovea dhe retina. Mashtrime të shumëllojshme të syrit na bëjnë të ndërgjegjshëm për kufirin e përceptimit tonë. I famshëm ishte bërë zëri ngacmues të cilin njeriu mund ta perceptonte nga dy perspektiva. Edhe aftësia e disa kafshëve që t'i shohin disa gjëra të cilat ne nuk mund t'i perceptojmë, si p.sh. dritën ultravioletë, dëshmojnë që ne perceptojmë vetëm një pjesë të kufizuar. Përceptimi i fytyrave funksionon që nga foshnjëria, por diskriminimi i imazheve është një aftësi e cila mësohet.
Përceptimi dëgjimor
Veshi
Me veshët tanë ne jo vetëm që i dëgjojmë pëshpëritjet por edhe e dimë se nga cili drejtim vijnë. Por për këtë na duhen të dy veshët. Nga diferenca kohore, me të cilën një ton njëherë shkon në njërin e pastaj në tjetrin vesh, ne mund të lokalizojmë se nga vjen ai ton. Këtë diferencë mund ta kapim për 1/100.000 e sekondës. Në veshin e brendshëm gjenden disa qime të buta të cilat mundësojnë dëgjimin. Për secilin ton ekziston qeliza e caktuar e qimes e cila i dërgon impulset nervore në tru. Por megjithatë ne nuk mund t'i rregullojmë në mënyrë perfekt të gjitha tonet. Po që se një ton vjen direkt nga para atëherë ai i arrin të dy veshët në të njëjtën kohë, kështu që ne nuk mund të jemi plotësisht të sigurt se a vjen nga para a prapa. Dhe po ashtu ne nuk mund t'i dëgjojmë të gjitha tonet: tonet mbi 20.000 H (herc) ne nuk mund t'i perceptojmë dhe tonet nën 18 H (herc) , në dallim nga disa kafshë.
Tingulli që kapet vetëm nga njëri vesh quhet monofonik. Qëndrat dëgjimore më të larta të trurit shërbejnë për të përpunuar informacionin bifonik që kapet nga të dy veshët. Informacioni dëgjimor lëviz nga kërmilli i veshit përmes nervave dëgjimor për tsk talamusi, para se të arrijë tek korteksi dëgjimor në lobet temporale të trurit.