top of page

Filozofi : (greq. phileo  : dua  sophia: dije,mencuri), shkenca  mbi ligjesite e pergjithshme te  qenies (dmth te natyres dhe shoqerise ) dhe mendimit te njohjes njerezore .
 

Terma filozofike

A

ABSTRAKSION – (lat.abstractio shkeputje) nje nga mjetet ose format e njohjes.Abstraksion do te thote shkeputje me mend e disa vetive thelbesore te nje sendi nga vete sendi, si edhe vete rezultati i kesaj shkeputjeje, qe eshte nje ide a nocion abstrakt, nje pergjithesim teorik.

 

ABSTRAKTJA dhe KONKRETJA (lat.abstratcio – shkeputje; concrescere – rritet, dendesohet, mpikset). Konkretja ne filozofi ka dy kuptime :1 konkretja si larmi e sendeve dhe e fenomeneve, e lidhjeve te gjithanshme objeKtive midis tyre; ne kete kuptim konkretja eshte vete realiteti objektiv, si sendet dhe fenomenet e vecanta te ketij realiteti. 2 Ne fushen e njohjes termi konkrete eshte pasqyrimi ne mendim i sendeve dhe i fenomenevereale, i lidhjeve dialektike midis tyre, eshte dije e thelle, e plote, e gjithanshme,konkluzion, teresi e percaktimeve.

 

ALOGJIZEM (greq. a – parashtese mohuese; logos – arsye), mohim i

mendimit logjik si mjet shkencor per te arritur njohjen e sakte.

 

ALTRUIZEM (lat.alter – tjeter), parim moral qe predikon dashurine e njeriut ndaj njerezve te tjere dhe veprimin ne dobi te tyre, duke i sakrifikuar interest personale .

 

AKSIOME – (greq.aksioma – dicka e vlefshme, e pershtatshme, teze e pranuar), teze qe pranohet si e vertete pa qene nevoja te pranohet si e vertete pa qene nevoja te argumentohet dhe qe sherben si baze per vertetimin e tezave dhe te parimeve te tjera.

 

AMORALIZEM- (greq. a- parashtese mohuese;lat.moralis – e moralshme), mohim i cfardo morali, shkelmim me ndergjegje i cdo ligji e norme morale.

 

ANALOGJI (greq.analogia – perputhje), ngjashmeri e pjesshme ose shembellese ne nje drejtim te caktuar midis dy objektesh ose fenomenesh te ndryshme,joidentike.

 

ANALIZE dhe SINTEZE (greq.analysis – zberthim; ndarje; synthesis – bashkim).Analizaeshte nje menyre te menduari, me anen e se ciles objekti qe studjohet ndahet ne pjeset qe e perbejne; sinteza eshte menyra e te menduarit, qe bashkon, shkrin ne nje te tere te dhenat e analizes. Analiza dhe sinteza luajne nje rol shume te rendesishem gjate gjithe procesit te njohjes. Analiza dhe sinteza e kane bazen ne veprimtarine praktike te njerezve, ne procesin e punes, gjate se ciles ata veprojne mbi sendet e fenomenit, duke i zberthyer e duke i bashkuar per t’i ndyshuar, per te pregatitur prej tyre vegla pune, sende konsumi etj.

 

APATI (greq.apatheia – mungese pasioni, pandjeshmeri) gjendje indiferente, plogeshti shpirterore e fizike, renie e theksuar e aktivitetit, mungese deshire per cdo lloj veprimi. Nje gjendje te tille shpirterore ne masat eshte e munduar dhe mundohet te krijoje feja, sipas se ciles apatia eshte prehje shpirterore e njeriut.

 

APERCEPTIM (lat. Ad – per; perception – kuptim, njohje, perceptim), varesi e cdo perceptimi te ri nga eksperienca e meparshme e atij qe percepton dhe nga gjendja e tij psikike ne castin e perceptimit.

 

APORI (greq. aporia – veshtiresi; gjendje pa rrugedalje), term i perdorur ne filozofine antike greke qe do te thote kontradikte e pazgjidheshme ne nje ardyetim.

 

ARSYETIM – veprim logjik, me ane e te cilit, duke u mbeshtetur ne disa dije ose gjykime te njohura quhen premise, fitohet nje dije ose nje gjykim i ri, i panjohur me pare, qe quhet konkluzion, perfundim.

 

AUTOKRITIKE – Avenarius Rikard (Avenaris Richard, 1843 – 1896), filozof idealist-subjektiv. Duke futur ne filozofi nje terminologji te re shpesh te huajtur nga shkencat e natyres, Avenariusi ne vepren e tij kryesore “kritika e ekperiences se kulluar” (1888-90_ dhe ne vepra te tjera u perpoq te maskonte pikepamjet e veta idealiste dhe t’i paraqiste si asnjeanese, qe qendronin mbi materializmin e idealizmin.

B

BOTEKUPTIM – sistem pikepamjesh, nocionesh dhe perfytyrimesh mbi boten ne pergjithesi, mbi vendin qe ze njeriu ne te dhe mbi rolin qe ai luan. Ne kuptimin e gjere te fjales, termi botekuptim permbledh te gjitha idete filozofike, politike, shoqerore, estetike, etike, natyraliste-shkencore te njerezve.

D

DEDUKSION (lat.deductio – nxjerrje), nje nga menyrat e arsyetimit gjate studimit, qe niset nga teza, ide ose konkluzione te pergjithshem dhe nxjerr prej tyre perfundime ose pasoja per sendet, fenomenet dhe problemet e vecanta. Termi deduksion ka, pra kuptimin e nje perfundimi te nxjerre nga nje mendim i pergjithshem.

 

DIALEKTIKE (greq. dialektike – diskutim, arti I polemikes). Ne filozofine antike greke me fjalen dialektike kuptohej arti per te gjetur te verteten me anen e zbulimit te kontradiktave ne gjykimet e kundershtarit gjate dialogut ose gjate diskutimit. Por gradualisht dialektika filloi te perdorej dhe te zhvillohej si metode e pergjithshme studimi.

 

DOGMATIZEM (greq. dogma, dogmatos – mendim, gjykim, (vendim), pranimi verberisht i nje doktrine, pa marre parasysh kushtet konkrete te zbatimit te saj.

 

DUALIZEM (lat. Dualis – I dyfishte, I ndare ne dy), teori filozofike antishkencore, e cila e shpjegon boten duke u nisur nga dy baza fillestare, nga dy substance: materale dhe shpirterore, te clat i merr te pavarura nga        njera-tjetra.

E

EKSPERIENCE (lat. Experiential – prove, pervoje). Ne filozofi ne kuptimin tradicional, fjala ekperience do te thote pasqyrim empirik i botes se jashtme.

 

EKZISTENCIALIZEM (frengj. Existence, lat. Exsistentia – te qenet, ekzistence; filozofi e (ekzistences), rryme irracionaliste ne filozofine e sotme borgjeze, qe lindi pas luftes se 2 boterore ne Gjermani, e me vone, vecanerisht pas Luftes se II Boterore, u perhap gjeresisht ne France, SHBA e ne vende te tjera kapitaliste.

F

FAT (lat. Fatum- fat), koncept qe shpreh nje perfytyrim fetar mbi nje force te mbinatyrshme, e cila percakton gjoja gjithe ngjarjet, cdo hap te njerezve ne jete.

 

FATALIZEM (lat. Fatalis – fatal, ogurzi), koncept filozofik idealist e fetar, sipas te cilit gjithcka qe ndodh ne realitet duke perfshire edhe jeten e njeriut, eshte percaktuar nga nje vullnet i plotfuqishem e hyjnor, nga fati.

 

FE – “Pasqyrim fantastik ne kokat e njerzve i atyre forcave te jashtme , te cilat sundojne mbi ta ne jeten e perditshme, pasqyrim ne te cilin forcat tokesore dhe shoqerore marrin formen e forcave jo tokesore.

 

FENOMEN (greq. phainomenon – I shfaqur), shfaqja e thelbit te sendeve, e kapshme nga organet e shqisave. Ne filozofine e E.Kantit fenomeni u kundervihej noumenit (“sendit ne vetvete”), qe nga perceptimi shqisor o njeriut, si dicka qe qendron jashte pervojes njerezore.           

G

Gnoseologji - (greq. gnosis-njohje ;logos- dije ,teori) nje nga pjeset me te rendesishme te filozofise , qe tregon burimet,format dhe metodat e njohjes ,rruget e arritjes se te vertetes.
 

Gj

Gjykim - forme e mendimit abstrakt , me anen e te cilit realizohet pergjithesimi i fakteve , zbulimi  i thelbit te fenomeneve dhe i lidhjes  midis tyre .

H

Historia dhe Logjikja : metoda te rendesishme te njohjes shkencore te realitetit objektiv.

 

Humanizem : ( lat . humanus –njerezor ) term I perdorur  per te treguar pikpamjet qe shprehin besimin dhe respektin ndaj dinjitetit dhe te drejtave te njeriut , kujdesin per jeten e njeriut dhe krijimin e kushteve te pershtatshme per zhvillimin e gjithanshem te tyre .
 

I

Idealizem : botekuptim filozofik antishkencor qe i kundervihet  materializmit dhe qe eshte lidhur me fene dhe klasat reaksionare .

 

Ideologji : pjese e ndergjegjies shoqerore , sistem i ideve dhe i pikepamjeve politike , juridike , estetike , etike , fetare e filozofike .

 

Iluminizem : ( lat. Illuminare – ndricoj ) rryme ideologjike perparimtare qe drejtohej kunder feodalizmit dhe qe synonte te zhdukte te metat e shoqerise ekzistuese nepermjet ndryshimit te zakoneve , te normave morale , te jetes duke ndricuar mendjen e njerzve me idete e se mires , te se drejtes , me dije shkencore etj .

 

Iluzion : ( lat. ilusio- genjshter , mashtrim ) perceptim i shtrember i realitetit , gabim i shqisave ose mendimit .

 

Imagjinate : ( lat. imaginatio – perfytyrim ) aftesia e njeriut per te krijuar ne ndergjegjen e vet figura te reja shqisore ose logjike ne baze te transformimit te pershtypjeve te marra nga realiteti .

 

Imanente : (lat. immanens –  qe qendron brenda) nje nga konceptet kryesore te filozofise se sotme idealiste.

 

Individualizem : ( lat .individuum- I pandashem ) parim moral qe karakterizon ne menyre te vecante ideologjine dhe moralin bolonjez.

 

Intelektualizem : rryme idealiste qe nxjerr ne plan te pare njohjen me anen e intelektit  me ane te mendimit dhe e shkeput ate nga njohja shqisore dhe nga praktika .

 

Intuite ( lat. intuito -veshtrim i perqendruar ) , te njohurit , te kuptuarit e realitetit drejtpersedrejti , pa ndermjetesine e arsyetimit .
Irracionalizem ( lat.irrationalis – I paarsyeshem ) teori filozofike qe nencmon rolin  e arsyes , te mendimit ne procesin e njohjes se botes dhe qe pranon si forme kryesore te njohjes intuiten , ndjenjat,instiktin.

 

K

Konkretesi e se vertetes : veti e se vertetes , qe tregon se ajo eshte gjithnje ne vartesi te kushteve konkrete te vendit dhe kohes .
 

Kontradikte : ( lat. contradiction – kunderthenie) , kategori dialektikes qe shpreh burimin e brendshem te cdo levizje dhe zhvillimi  ne natyre , ne shoqeri dhe ne mendimin njerezor . 
 

Kunderti : kategori qe sherben per te treguar anet , vetite ose tendencat e kunderta te levizjes e te zhvillimit te sendeve e te fenomeneve , anet e kontrakdiktes  dialektike.

L

M

Materializem : ( lat. materialis –lendor , material ) teori filozofike shkencore e kunderta me idealizmin .

 

Materie : ( lat. materia – lende ) kategori filozofike qe sherben per te treguar realitetin objektiv qe I jepet njeriut ne ndijimet e tija .

 

Mendim :  produkt i materies se organizuar ne shkallen me te larte , I trurit te njeriut , proces aktiv I pasqyrimit te botes objective ne formen e nocioneve , gjykimeve , teorive etj.

 

Metafizike : ( greq. meta – pas physis – natyre ) shpjegon trashgimin filozofike te Aristotelit .

 

Metode : ( greq. methodos – menyre , rruge drejt dickaje ) ne kuptimin me te pergjithshem , menyre e arritjes se qellimit .

 

Metodologji : ( greq. methodos –menyre , metode ; logos – dije , teori ) teoria mbi metoden e njohjes shkencore dhe te transformimit te botes .

 

Mitologji : ( greq. mythos- tregim ,legjende )  pasqyrim fantastik i realitetit ne ndergjegjen e njeriut primitiv kjo shfaqet ne legjendat gojedhenat etj, te krijuara ne kohen e lashte .

 

Misticizem : ( greq: mystikos – I fshehte ) nje nga format e botekuptimit  idealist fetar , bazen e te cilit e perben besimi ne ekzistencen e fuqive te mbinatyrshme.

Levizje : vetia me e rendesishme atribut I materies , menyre e ekzistences se saj .
 

Ligj : lidhje e brendshme thelbesore , e domosdoshme , relativisht e qendrueshme dhe qe perserit ne sendet dhe ne fenomenet.
 

Liri dhe domosdoshmeri : kategori filozofike qe shprehin  lidhjen midis karakterit objektiv te ligjeve te zhvillimit te shoqerise e te natyres dhe veprimtarise se ndergjegjshme te njerezve per njohjen dhe zbatimin e ketyre ligjeve .

N

Ndergjegje : forma me e larte e pasqyrimit te realitetit objektiv qe eshte veti vetem e njeriut .
 

Ndermjetes : percaktimi I sendeve , i fenomeneve ose i nocioneve nepermjet zbulimit te lidhjes se tyre me sende , fenomene ose nocione te tjera.
 

Ndijim : pasqyrim i vetive te vecanta te objekteve ne ndergjegjen e njeriut  nepermjet organeve te shqisave .
 

Neodarvinizem : nje nga variantet e trajtimit mekanicist te teorise evolucioniste  te C. Darvinit.
 

Neoplatinizem : filozofi reaksionare , mistike  e epokes se renies se perandorise romake.
 

Nocion : ( lat : notio – njohje ,ide ) forme e mendimit , ne te cilen pasqyrohen vetite me te pergjithshme dhe me thelbesore te sendeve e te fenomeneve te botes material.
 

Nj

Njohje : proces i pasqyrimit dhe i riprodhimit te realitetit ne mendimin njerezor , i kushtezuar nga ligjet e zhvillimit shoqeror dhe I lidhur ngushte me praktiken .
 

P

Panteizem : ( greq. pan – e gjithe : theos – zot ) teori filozofike sipas se ciles zoti nuk ekziston jashte natyres , por eshte identik me te .

 

Parim : ide baze , udheheqesee ne shkence , rregull themelor i sjelljes etj.

 

Pasqyrim : nje nga konceptet kryesore te teorise materialiste te njohjes.

 

Perceptim : ( lat : perceptio – kapje, kuptim ) forme e njohjes shqisore , e cila , ndryshe nga ndijimi  pasqyron ne ndergjegjen e njeriut figuren e sendit ne teresi .

 

Peripatetiket : ( greq : peripatetikos – shetites)  me kte emer jane quajtur pasuesit e filozofise se Aristotelit .

 

Perfytyrim : figure e sendeve dhe e fenomeneve te realitetit objektiv , qe ruhet dhe riprodhohet ne ndergjegjen e njeriut  pa veprimin e drejtperdrejte te sendeve dhe te fenomeneve  mbi organet e shqisave ne castin e perfytyrimit .

 

Perjetesi : vazhdimesia e pafund ne kohe e ekzistences se botes , veti e materies , sipas se ciles material as nuk krijohet e as nuk zhduket .

 

Perkufizim : metode logjike qe lejon te formulohet  kuptimi i termave te future rishtazi ne shkence ose te saktesohet kuptimi i termave ekzistuese , te zberthehet  brendia e nocioneve  baze te shkences , etj.

 

Pragmatizem : ( greq: pragma,pragmatos – pune , veper ) rryme idealiste subjective e filozofise se sotme borgjeze , e perhapur gjeresisht ne vendet kapitaliste , sidomos ne SHBA.

 

Preformizem : ( lat : praeformo – paraformoj ) koncept antidialektik mbi zhvillimin qe sundonte ne biologji ne shek.XVIII

 

Proces : ( lat. processus – ecuri ) ndryshim i ligjshem i vazhdueshem i fenomeneve , kalimi I tyre ne fenomene te tjera .

 

Psikike : ( greq. psyhe – shpirt ) produkt I bashkeveprimit midis organizimit te gjalle dhe ambientit qe e rrethon ate .
 

R

Racionalizem : ( lat. rationalis – i arsyeshem ) rryme ne teorine e njohjes qe pranon  se arsyeja eshte I vetmi burim i dijes se vertete .
 

Reformizem : ( lat. reformare – i jap forme tjeter , transformoj ) rryme politike brenda levizjes punetore , qe mohon domosdoshmerine e luftes klasore , te revolucionit socialist dhe te diktatures te proletariatit qe propagandon bashkepunimin klasor dhe pretendon se nepermjet reformave qe kryhen ne kuadrin e rendit kapitalist ,  mund te kalohet ne socializem .
 

Relativizem : ( lat . relativus – i mbarur , relativ) doktrine idealiste , sipas se ciles njohja  njerezore eshte relative , e kushtezuar dhe krejt subjektive .
 

S

Skepticizëm (greq. skeptikos –vëzhgues ,soditës),koncept filozofik,sipas të cilit njeriu s’ka asnjë mundësi të njohë në mënyrë të saktë botën që e      rrethon ,të arrijë të vërtetën objektive.

 

Sociometri (lat. Socius – i përbashkët; metrum – matje),variant i mikrosociologjisë,që ka si objekt studimi marrëdhëniet reciproke sociologjike në grupet e vogla të njerëzve.

 

Sofistë, (greq. sophistes – mjeshtër i ditur).Në greqinë e Lashtë quheshin sofistë filozofët që luanin rolin e mësuesve prefesionistë,që përpiqeshin t’umësonin të rinjëve “mënçurinë”dhe artin e oratorisë.

 

Sofistikë,(greq. sophistikos – i sofistëve),përdorimi me ndërgjegjgje i debatëve ose shtrimin e një problemi i argumentave jo të drejta ,i sofizmaveme qëllim të shtrëmbrohet gjëndja reale,të paraqitet gënjeshtra si e vërtetë,e zeza si e bardhë.

 

Spiritualizëm (lat.spiritualis – shpirtëror, ideal),teori idealiste fetare e përhapur në vëndet kapitaliste ,sipas të cilës në themel të botës qëndron diçka jomateriale, shpirti.

 

Stoikët, përfaqësues të shkollës filozofike greke që lindi nga fundi i shek.IV p.e.s dhe që vazhdoi deri në she.VI të erës sonë.

Sh

Shkakësi,kategori filozofike që tregon lidhjen e domosdoshme të fenomeneve,nga të cilët njëri,që quhet shkak,kondicion e lind një tjetër,që quhet pasojë.

 

Shpirt,nocion që,në kuptimin e gjërë,është i njëjtë me     ndërgjegjen ,si forma më e lartë e veprimtarisë psikike.

T

Teknokratizëm (greq. tehne –mjeshtëri, art; kratos – pushtet), rrymë sociologjike borgjeze që ka lindur në SH.B.A në vitet 30 të shek.XX dhe që është përhapur sot kudo në vëndet kapitaliste dhe revizioniste.

 

Teozofi (greq.theos – zot; sophia – dituri),doktrinë antishkencore dhe reaksionare që i ve vetes qëllim “të njohë hyjninë”,me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me “botën e përtejme”.

 

Totenizëm (nga gjuha e Indianëve të Amerikës ototeman,që dotë thotë “i fisit të tij”),një nga format më të lashta të fesë në rendin fisnor,ku secili fis kishte një numër të caktuar kafshësh,  bimësh ose sendesh që i adhuronte ,që i quante si të shenjta dhe i lidhte me origjinën e vet.

U

Uni, nocion qëndror i shumë sistemeve filozofike idealiste që pranojnë subjektin si faktor primar, aktiv.

V

Vetëdije, aftësia për të menduar,për të gjykuar e për të kuptuar realitetin që na rrethon dhe vetveten e për të mbajtur qëndrimin ndaj tyre.

 

Vitalizëm (lat. vitalis – jetësor),teori idealiste në biologji,sipas të cilat mikroorganizmat lindin nga lënda e pajetë,në veprimin e forcave të mbinatyrshme,d.m.th. të “forcës jetësore”,që gjoja drejton tëgjitha fenomenet e jetës.

 

Voluntarizëm (lat.vuluntas – vullnet),rrymë e filozofisë idealiste,qësitë dhënë të parë dhe bazë të gjithshkaje që ekzistion merr vullnetin e njeriut dhe që e mohon karakterin objektiv të ligjeve të zhvillimit të natyrës e të shoqërisë njerëzorë.

 

E VERTETE OBJEKTIVE – permbajtja e dijeve tona, qe nuk varet nga subjekti e qe perputhet me realitetin objektiv; dijet qe pasqyrojne drejt, sakte realitetin objektiv me ndergjegjen e njeriut, dijet e vertetuara nga praktika.

 

E VERTETE RELATIVE DHE ABSOLUTE – kategori te materializmit dialektik, qe karakterizojne procesin e zhvillimit te njohjes dhe qe zbulojne raportin midis asaj qe eshte ne procesin e metejshem te zhvillimit te shkencave.

Z

Zakone,rregulla të qëndrueshme ,ligje të pashkruara,të vendosura historikisht,që përcaktojnë mënyrën e jetesës,të sjelljes,të veshjes,të besimit.

Zh

Zhvillim,proçes i lëvizjes nga më e ulta tek më e larta ,nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara,nga më e vjetra tek më e reja.

Mbi jetët e filozofëve më të shquar të historisë…

Thoma Akuini (Thomas Aquinas) u lind në qytezënRoccasecca në afërsi të Napolit të Italisë në vitin1225, ndërsa vdiq më 7 mars të vitit 1274 nëFossanova.

Është i njohur si filozof dhe teolog i shquar katolik, i cili njihet me titullin latin Doctor Angelicus(mësues engjëllor), Doctor Universalis (mësues universal) dhe konsiderohet si një nga autoritetet më të ngritura të teologjisë kristijane dhe ndër personalitetet më të shquara të lëvizjes së libera­liz­mit juridik në teologji dhe filozofi.

Është i lindur në një familje aristokrate në jug të Italisë. E ëma e tij ishte kontesha Theadora e Theatës e cila kishte lidhje me dinastinë Hohenshtaufen të Mbretërisë së Shenjtë Romake, kurse i ati ishte Konti Landulf. Xhaxhai i Thomasit, Sinibaldi, ishte përgjegjësi i manastirit benediktian në Monte Cassino. Prindërit e tij dëshironin që i biri i tyre Thomasi ta ndiqte shembullin e xhaxhait të tij. Në moshën pesëvjeçare, Thomasin e dërguan në manastir, me qëllim që të merr njohuritë e para shkollore. Më pas, Thoma vendos që të studiojë në Universitetin e Napolit. Në këtë universitet studioi gjashtë vite, ku në masë të madhe u ndikua nga doktrinat katolike dominikane që në atë kohë zhvillonin fushatë kundër sistemit klerik të Evropës mesjetare. Ky ndryshim në mendimet e Thomasit nuk i pëlqeu familjes së tij. Kështu që atë e detyruan të kthehej tek prindërit, në kështjellën San Giovani, ku ai u mbajt për një vit me qëllim që të hiqte dorë nga mendimet e tij të ndikuara prej dominikanëve. Familja e tij u detyrua të merrte një prostitutë, për ta zbavitur Thomasin, por ai e dëboi atë me një pishtar të ndezur, me të cilin në fund vizatoi një kryq në derë. Kjo fazë në jetën e Thomasit përfundoi si rezultat i ndërhyrjes së Papa Inoçentit IV, i cili e emëroi Tomasin 17 vjeçar, si Shën Dominik.

 

Francis Bacon u lind më 22 janar 1561 në Londër. Bekoni hyn në radhën e mendimtarëve më të ndritur dhe më të guximshëm të shekullit XVI e XVII në përgjithësi. Duke krijuar bazat «për reformimin e shkencës» në mënyrë të plotë antiskolastike, Bekoni u përpoq nëpërmjet metodës induktive, deriatëherë të papërfillur ta vinte tërë diturinë njerëzore në themele të reja. Njëkohësisht konsideronte se çdo «ndërmarrje intelektuale përfundon me aksion», kështu që çdo njohje edhe quhet me të drejtë «fillim i aksionit». Ndërkaq, edhe ata njerëz që u përpoqën t'i themelonin pavarësisht dituritë, nuk kishin guxim të ndahen nga ato që ishin përvetësuar më parë, por kënaqeshin me atë që në të ekzituaren të «futnin dhe të shtonin» diçka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet Bekoni në parathënien e «Organonit të ri» - «që do të përqendrohej si duhet tek sendet dhe përvojat». Sepse, as vetëm me guxim nuk mund të arrihet shumë në qoftë së kjo bëhet vetëm «me zhurmë të zakonshme për të përmbysur të përparshmen». Godina e këtij universumi ende gjithnjë po i duket arsyes njerëzore si labirint, kurse mendimi dhe përvoja akoma nuk kanë gjetur një raport të harmonizuar, dhe Bekoni konsideronte se në këtë drejtim me rezultatet e veprës së vet ka bërë një kthesë të qenësishme. Nga ideja grandioze e tij e Restaurimit të madh (Instauratio magna), është realizuar, ndërkaq, vetëm një pjesë e tij, Organoni i ri. Si kundërshtar radikal i meditimeve sterile skolastike që janë të privuara nga çfarëdo diturish reale, Bekoni konsideronte se njohje të vërteta janë vetëm ato që njëmend e zgjerojnë fuqinë e njerëzve dhe «u shërbejnë interesave njerëzore». Te këto njohje nuk arrijmë nëpërmjet kurrfarë logjike të silogjizmave: «Logjika e cila përdoret, shërben më shumë për forcimin dhe vërtetimin e iluzioneve që themelohen në nocionet e zakonshme sesa në hulumtimin e së vërtetës: andaj është më shumë e dëmshme sesa e dobishme» 

 

René Descartes  (31 mars1596 në La Haye en TouraineFrance - 11 shkurt1650 në StokholmSuedi), ishte filozof francezmatematikan, dhe shkrimtar i cili pas rinisë së tij shkoi të jetojë nëHolandë. Konsiderohet themelues i filozofisë moderne sidomos i filozofisë perëndimore. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vëmendje sidomos libri i tij Meditaticione filozofike vazhdon që të jetë tekst standard në shumë universitete. Descartesi dha kontribute të çmueshme në matematikë Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike të shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrisë analitike. Descartesi është figurë kyçe në të ashtuquajturin Revolucion shkencor.

Konsiderohet themelues i drejtimi filozofik racionalizmi. Fushat e interesit kanë qenë metafizikaepistemologjiamatematikagjithmonë i ndikuar nga PlatoniAristoteliAlhazeniAvicennaal-GhazaliSt. AugustineThomas AquinMersenneMichel de MontaigneDuns ScotusBaruch SpinozaThomas HobbesBlaise PascalJohn LockeGotfried LeibnizImmanuel Kant etj. Ndjekës ose pasues të Descartesit janë filozofët : EdmundHusserlŽižekChomskyStanleyDirck Rembrantsz van Nieropetj.Thënia e tij e famshme është: Cogito ergo sum (frëngjisht Je pense, donc je suis) ; (anglisht I think, therefore I am ose I am thinking, therefore I exist) ose në shqip: Mendoj pra jam, të cilën e gjejmë në pjesën e katërt të librit të tij Discourse dë la Methode. Kjo thënie e përmban thelbin e filozofisë racionaliste.

 

Demokriti (460-370 p. e. s.) është filozofi më i madh materialist antik grek. Ka udhëtuar nëpër Egjipt, Babiloni, Iran e në vende të tjera. Është autor i shumë veprave, jo vetëm filozofike, por edhe të shkencave të tjera. Ky mendonte se çdo gjë që ekziston përbëhet prej thërmiave të imta - atomeve. Ai ka shqyrtuar çështjen mbi formën e Tokës, shkaqet e tërmeteve, erërave, vërshimeve të Nilit etj. Sipas Demokritit, forma e Tokës vazhdimisht ndërrohet. Demokriti lindi në Thraki në qytetin Abder rreth vitit 460 p.e.s. « I shtyrë nga dëshira për të nxënë », thot Aristoteli, udhtoi shum dhe ariti të bëj spjegime racionale mbi natyrën dhe u bë burim i rëndësishëm për pasardhësit e ndër ta më i njohuri është Epikuri. Besohet të ketë shkruajtur pesëdhjetë e dy vepra por kjo duhet të meret me shum kujdes sepse të ruajtura janë vetëm dis kalime e nga citimet mbi të që gjejmë sot, janë të njerëzve që nuk përputheshin me idetë e Demokritit kështuqë, dëshmitë e tyre nuk janë tejet të besueshme. Nga mungesa e byrimeve të sigurta, në kohët vijuese tê antikës, sa në Greqi aq sa edhe në Romë u krijuan anekdota nga të cilat së paku arijmë të krijojmë një pasqyrë mbi atë se ç’qe Demokriti në kohët në fjalë. Plutarku thot se ai është verbuar vet për të ju shmangur shqetsimve dhe pengesave që vijnë nga jashtë e sidomos nga femrat, të cilat përndryshe dikur në jetën e vet ka dashur ti ketë të gjitha. Sa i përket veprimtarisë mendimtare, Demokriti pranonte dy principe të krijimit të gjithësisë dhe për hërë të parë, flitet për një sistem të krijimit të gjithësisë pa ndërhyrje të forcave mbinatyrore. Këtu kemi me të vërtetë një mundim, një punë mendimit më të ri dhe jo pse për herë të parë përmendet fjala atom, po pse bëhet një hulumtim për ndërtimin e asaj që egziston me principe të reja dhe mbështetur në baza të reja materiale. Demokriti pra zhvillon, do të kisha thënë një teori materialiste mekanike ku materjen e quan të formuar nga grimca të pazzhdukshme dhe të pandashme më tej (atom). Çdo trup formohet me lëvizjen e grimcave lirë në shprazëtirën që egziston dhe që mundëson këtë levizshmëri. Pra kështu formohen trupëra më komplekse dhe të njëjtat grimcohen pas vdekjes. Dihet gjithashtu se Demokriti nuk ishte një materialiste i shterur dhe pa idealizëm në vehte. Ai me hutaqëri kërkonte qetësi shpirtërore dhe morale. Kërkonte pastrimin shpirtëror nga friga dhe bestytnitë. Për tu mbrojtur nga dëshirat e ndryshme, si që përmenda edhe më parë ai e verboi vehten… Nga veprat e tija (52 në numër) nuk gjemë vetem një pakicë shum të vogël se pjesa tjetër është shkaterruar ose humbur. Fragmente, citate dhe pjesë mbi jetën e tij transmetohen më vonë nga Aristoteli, Simpliciusi, Ciceroni, Plutarku… Një shekull më vonë, teorinë e bazuar mbi atomet e merr dhe e zhvillon Epikuri, që njihet njiherit edhe si pasardhës më i denjë dhe më besnik i Demokritit.
 

Epikuri jetoi në fund të shekkullit IV dhe shekullit III p.e.s. Sipas Epikurit bota dhe sendet ne te duke perfshi edhe shpirtin perbehen prej atomeve si thermia te imeta dhe te pa dukshme.Atomet si qenie te para nuk i ka krijuar askush, dhe as nuk mund te zhduken, por jan te amshueshme.Ne lemin e etikes epikuri ishte hedonist i arsyeshem.Ne hyrje te te ashtuquajturit 'kopshti i epikurit' shkruante; ''Udhetar ketu do ta kesh mire, e mira me e larte eshte knaqesia'', sipas Epikurit knaqesia me e madhe dhe lumturia e vertet e njeriut qendron ne mungesen e dhimbjeve trupore dhe ne paturbullueshmerine shpirterore.Sipas Epikurit filozofia eshte nje lloj mjekesie shpirterore e cila ka per detyr ta tregoj rrugen e cila dergon drejt qetesis shpirterore.Doktrina epikuriane ndahet në tre pjesë:
E para është kanuni ose logjika e cila përmbante tërësinë e normave dhe të rregullave të domosdoshme për kërkimin e së vërtetës.
E dyta ështl fizika, domethënë teoria mbi të cilën janë vënë në zbatim normat dhe rregullat e pjesës së parë.
E treta, më e rëndësishmja dhe arsyeja e ekzistencës së dy të tjerave është morali, që përcakton qëllimet që duhen ndjekur në jetën dhe që na jep mjetet për ti arritur.
Qëllimi i filozofisë sipas epikurianëve- i moralit të ndriçuar nga kanonika dhe fizika- është që të ndihmojë njerëzit për të gjetur lumturinë.

 

Ludvig Fojerbah (Ludwig Andreas von Feuerbach), filozof gjerm. (lindi më 28 korrik 1804 në Rechenberg - vdiq më 13 shtator 1872, Rechenberg, në afërsi të Nyrëmberg). Në fillim student i teologjisë, kurse më vonë i filozofisë. U rehabilitua në Erlangen më 1828, mirëpo qysh në vitin 1832 braktis universitetin, kryesisht për shkak të mënyrës si u prit studimi i tij «Mendimet mbi vdekjen dhe pavdekësinë». Një kohë mbajti disa ligjërata (për shembull në Hajdelberg), mirëpo së shpejti tërhiqet në fshat ku vdes - pak a shumë i harruar nga filozofia e katedrës - në skamje dhe mjerim të madh.

Në filozofinë e tij, sipas fjalëve personale të tij, kaloi nëpër tri faza: mendimi i parë për të (nën ndikimin e fuqishëm të Hegelit) ishte perëndia, i dyti mendja, kurse i treti dhe i fundit njeriu. Në këtë instancë të fundit të zhvillimit të tij, në orientimin ndaj njeriut, Fojerbahu e themeloi tërë filozofinë e tij. Duke kundërshtuar në mënyrë autentike mendimin spekulativ sistematik të Hegelit, Fojerbahu tregoi nevojën e reduktimit të krijimeve ideore dhe spekulative në burimin e tyre: njeriun. Pikërisht kjo cilësi antropologjike e filozofisë së tij mbetet karakteristikë dominante e gjithë opusit të tij të rëndësishëm jetësor. Kjo tendencë shprehet qartë dhe fuqishëm sidomos në kritikën e tij të religjionit dhe sidomos të krishterimit. «Qenia absolute, perëndia e njeriut është qenia vetjake e tij». Vetëm njeriu është krijues i fiksionit religjioz dhe perëndia nuk posedon asnjë atribut që nuk do të ishte atribut njerëzor, asnjë predikat të cilin nuk ia dhuroi njeriu, asnjë cilësi të cilën ai nuk e synon dhe njëkohësisht nuk e ndien si të metë vetjake të tij. Zoti është më i mençuri, më i drejti, më i miri, më i fuqishmi ngase dëshiron të bëhet njeri. Të gjitha atributet e zotit janë atribute njerëzore, dhe sikur shpendi të kishte zot ai do të duhet të kishte krahë. Njeriu është çels për zgjidhjen e problemit të gjithë religjionit.

 

Herakliti (Greqisht Herakleitos, Efesë, Azi e Vogël 540-480 para Krishtit) ishte një filozof grek dhe anëtar i familjes mbretërore të Efesit. Në lashtësi ai është filozofi i idesë se zjarri është krijuesi i botës dhe i njerëzve. Një thënie e tij për zjarrin është : "Gjithçka shenderohet ne zjarr dhe zjarri shenderohet ne gjithçka, siç këmbehet ari me një mall dhe një mall me arin." Nga studimi i tij De la nature (Mbi natyrën) na kanë mbetur disa pjesë të shkruara në pjesë joniane. Ai është filozofi i zhvillimit, i ndryshimit të vazhdueshëm të të gjitha sendeve (pantaei); të ftohtët kthehet në të nxehtë, dita bëhet natë, i gjalli vdes etj. Kjo ndjeshmëri ndaj ndryshimeve e bën atë, në lashtësi, filozofin e botës shqisore; ai i kundërvihet Eleatëve (Parmenidit, Zenonit) që mbrojnë pandryshueshmërinë e qenies si dhe filozofisë së esencave të Platonit. Herakliti lindi në Efez në brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe mbretërish, por vet i la mbënë titujt e klasës dhe rangut. Privilegjohet të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë arritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë vështirë të kuptueshme nga edhe e fitoi llagapin « i errëti ».

Avicenna (Abu Ali al-Ḥusayn ibn Abd Allah ibn Sina,i njohur Abu Ali Sina), i cili kishte lindur në Persi, më 980, ishte një nxënës fenomenal. Ai kishte studiuar gjeometri, logjikë, jurisprudencë, fizikë, teologji dhe mjekësi, u bë mjek praktik që në moshën 16-vjeçare. Ai ishte autor i shumë veprave. Edhe pse mendimi i tij u përqendrua rreth Aristotelit, ai shfaqi disa ndikime neoplatonike, po aq sa edhe disa formulime origjinale të problemeve. Avicnna vdiq më 1037. Një rëndësi të veçantë ka formulimi nga Avicenna i doktrinës së krijimit. Këtu ai kombinon pikëpamjet e Aristotelit me ato neoplotonike dhe arriti të krijojë një teori, e cila shkaktoi debate të zjarrta gjatë shekullit të trembëdhjetë. Avicenna fillon me pohimin, se çdo gjë, që të fillojë të jetë, duhet të ketë një shkak (si për çdo gjë që ne kemi përvojë). Sendet, që kërkojnë një shkak, quhen qenie të mundshme. Një shkak, i cili gjithashtu është një qenie e mundshme, duhet të shkaktohet nga një qenie e mëparshme. Kjo, gjithashtu, duhet të ketë një shkak, por nuk mund të kemi një seri të pafundme shkaqesh të tillë. Kështu, duhet të jetë një shkak i parë, qenia e të cilit nuk është vetëm e mundshme, por është e domosdoshme, duke e pasur ekzistencën nga vetvetja dhe jo nga ndonjë shkak, dhe ky është Zoti. (Akuini më vonë do ta përdorë këtë mënyrë arsyetimi në provën e tretë të tij). Zoti është në kulmin e qenieve. Ai nuk ka fillim; është gjithmonë në veprim (d.m.th., është gjithmonë duke shprehur qenien e Tij të plotë) dhe prandaj Ai gjithmonë krijon. Sipas Avicennes krijimi është edhe i domosdoshëm, edhe i përjetshëm. Ky konkluzion e çoi Bonaventurën, në shekullin e trembëdhjetë, në një gabim serioz dhe në konflikt me nocionin biblik të krijimit, sipas të cilit dy tiparet themelore të krijimit janë: ai është një produkt i vullnetit të lirë të Zotit, jo i domosdoshëm dhe se krijimi ndodh në një kohë të caktuar, jo në përjetësi. Akuini do të ishte dakord se, nga ana filozofike, nuk ka ndonjë mënyrë për të vendosur nëse krijimi ndodh në kohë apo në përjetësi; kjo duhet të jetë në fund të fundit një çështje e besimit. Në qoftë se metafizika e Avicennes shkaktoi vështirësi tek filozofët e krishterë për doktrinën e tij të krijimit, psikologjia e tij shkaktoi shqetësime akoma më serioze. Në psikologjinë e tij Avicenna donte të merrej me aktivitetin intelektual të njeriut. Në këtë teori çështja qendrore ishte dallimi midis intelektit të mundshëm dhe intelektit aktiv. Për të bërë këtë dallim Avicenna u mbështet në pikëpamjet e tij neoplatonike të shkallëzimit të qenieve, duke e vendosur njeriun në nivelin më të ulët të qenieve engjëllore, ose inteligjente. Kjo do të thotë se Zoti krijoi një pasojë të vetme dhe kjo pasojë quhet inteligjenca, engjëlli më i lartë, por kjo inteligjencë krijon inteligjenca të nënshtruara. Janë nëntë inteligjenca të tilla, sipas rregullit zbritës, secila prej tyre krijon: (1) atë që është nën të; dhe (2) shpirtin e sferës që vjen më pas. Nëntë inteligjencat krijojnë dhjetë inteligjencat dhe atë të fundit, i cili është intelekti aktiv. Intelekti aktiv krijon katër elementet e botës dhe shpirtrat individualë të njerëzve. Intelekti aktiv jo vetëm krijon shpirtrat ose mendjet e njerëzve, por gjithashtu "rrezaton format" në këto mendje të krijuara. Avicenna thoshte se përderisa mendja e njeriut ka një fillim, ajo është një qenie e mundshme, si rrjedhim njeriu ka një intelekt të mundshëm. Këtu Avicenna bënte një dallim të qartë midis ekzistencës dhe thelbit, duke thënë se gjenden dy lloje të ndryshëm sendesh tek krijesat. Duke qenë se thelbi i krijesës është i ndryshëm dhe ekzistenca e saj, thelbi i saj nuk plotësohet automatikisht dhe, sigurisht, që nuk e jep ekzistencën nga vetvetja. Thelbi i mendjes njerëzore është të njohë, por ajo jo gjithmonë njeh. Intelekti është në gjendje të njohë; thelbi i tij është që të njohë, por njohja e tij është vetëm e mundshme. Intelekti është krijuar pa ndonjë njohje, por me një thelb ose mundësi për të njohur. Ekzistenca e njohjes në intelektin njerëzor kërkon dy elemente: (1) shqisat trupore, nëpërmjet të cilave ne perceptojmë objektet e jashtme shqisore dhe fuqia për të mbajtur imazhet e objekteve në kujtesë ose imagjinata e brendshme; dhe (2) fuqia për të zbuluar thelbin ose të përgjithshmen në sendet individuale, nëpërmjet forcës së abstraksionit.

Gotfrid Vilhelm Lajbnici (Gottfried Wilhelm Leibniz, 1 korrik 1646 – 14 nëntor 1716), ishte filozof, shkencëtar, matematikan, diplomat dhe jurist gjerman. i cili kryesisht shkruante në gjuhën latine dhe frënge.

Lajbnici konstruktoi makinën e parë llogaritëse që ishte e aftë të kryejë shumëzimin dhe pjesëtimin. Ai gjithashtu futi në përdorim sistemin e numrave binar që sot përdoret në sistemet kompjuterike. Pavarësisht nga Isak Njutoni ai, “zbuloi” ,,njehsimin diferencial,, dhe futi në përdorim simbolet për integralin, derivatin dhe diferencialin të cilat edhe sot janë në përdorim për dallim nga simbolet e Njutonit të cilat ishin më konfuze , për integralet zgjodhi germën latine (S germa e parë e fjalës suma), të cilën e zgjati pak dhe për simbol të derivatit respektivisht të diferencialit germën D (germa e parë e fjalës latine diferentia). Lajbnici mendonte që simbolet janë shumë të rëndësishme për t'i kuptuar gjërat. Ai gjithashtu provoi të formojë një alfabet për mendimet njerëzore, në të cilin do t'i pasqyroje të gjitha konceptet bazike të përdorimit të simboleve dhe kombinimet e tyre për të pasqyruar mendime më komplekse. Lajbnici asnjëherë nuk e përfundoi këtë. Kontributi i tij filozofik për matematikën është bazë e Monadologjisë, në të cilën fut Monadat si “formë substanciale e qenies”, të cilat janë të ngjashme me atomet shpirtërore, i përjetshëm, i patretur, individual, të ndjekur nga vet ligji i tij, pa bashkëveprim (“xham dritareje”) por që nuk reflektonin Universin si tërësi. Në këtë rrugë skema e mësipërme si nocion që tret monadën në problemin e bashkëveprimit të mendjes dhe dukjes së lëndës. Ai bashkë me Rene Descartes, dhe Baruch Spinoza është njëra nga tre figurat më të rëndësishme të racionalizmit të shekullit XVII. Ai zë një pjesë të madhe në historinë e filozofisë dhe në historinë e matematikës. Është i njohur konstatimi i tij se universi ynë është më i miri i mundshmi me fjalë tjera as Zoti vetë nk do të mund të krijonte një më të mirë. Lajbnici dha kontribute të çmueshme edhe në Fizikëteknologjibiologjimjekësigjeologjipsikologjilinguistikë. Ai gjithashtu shkroi edhe për tema nga politika,Jurisprudenca,EtikaTeologjiahistoria, dhe Filologjia.Lajbnici, njëherit, ka bërë studimin e parë ndër gjermanët dhe evropianët për prejardhjen e gjuhës shqipe e të shqiptarëve. Lajbnici me tri "letrat shqiptare që ai i ka dërguar bibliotekarit mbretëror në Berlin, së bashku me albanologun Erik Hemp, "një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhës shqipe" paraqesin të parët teorin "ilire" të prejardhjes së gjuhës shqipe.

Lewis Henry Morgan (21 nëntor 1818 - 17 dhjetor 1881) ishte një antropolog dhe një teoricien shoqëror amerikan i cili ka punuar si avokat hekurudhor. Ai njihet më së miri për punën e tij në lidhje me familjen dhe strukturën shoqërore, teoritë e tij të evolucionit social dhe etnografinë e tij të Iroquois. Të interesuar për atë që mban shoqëritë së bashku, ai propozoi konceptin se institucioni më i hershëm i brendshëm i njeriut ishte klani matrilineal, jo familja patriarkale.

Gjithashtu i interesuar për atë që çon në ndryshimin shoqëror, ai ishte një bashkëkohës i teoricienëve socialë evropian Karl Marx dhe Friedrich Engels, të cilët ishin të ndikuar nga leximi i punës së tij mbi strukturën shoqërore dhe kulturën materiale, ndikimin e teknologjisë në progres. Morgan është i vetmi teoricien shoqëror amerikan që duhet të përmendet nga studiues të tillë të ndryshëm si Marx, Charles Darwin dhe Sigmund Freud. I zgjedhur si anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave, Morgan shërbeu si president i Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në vitin 1879. [1]Morgan ishte një anëtar republikan i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut (Monroe Co., 2 D.) në 1861 dhe i Senatit të Shtetit të Nju Jorkut në 1868 dhe 1869.

 

Barukut  Spinoza dhe më vonë Benedikti Spinoza (24 nëntor 1632 - 21 shkurt 1677) ishte një filozof holandez çifut [1] zbulimin shkencor të konsiderueshme. zotësi, gjerësia dhe rëndësinë e punës së Spinozës nuk ishte realizuar plotësisht deri në vitet pas vdekjes së tij. Sot, ai është konsideruar si një nga racionalistët të mëdha  e filozofisë së shekullit të 17-, hedhjen e bazave për shekullin e 18 Iluminizmit dhe kritika moderne biblike.  Duke u mbështetur në vepër e tij e madhe letrare, Etikë pas vdekjes, në të cilën ai kundërshtoi mendje-trup dualizëm Descartes ', Spinoza është konsideruar të jetë një prej filozofëve më të rëndësishme të filozofisë perëndimore. Filozof dhe historian Georg WilhelmFriedrich Hegel tha se të gjithë filozofët bashkëkohor, "Ju ose jeni një Spinozist apo jo një filozof në të gjitha.Spinoza u ngrit në komunitetin holandez çifut, ku ai mori një arsim të shkëlqyer hebre nga një numër i çon rabinët bashkëkohore. Ai u shfaq jashtëzakonisht i ditur në të Biblës hebraike dhe tekste të tjera hebreje. Në kohë, megjithatë, ai i zhvilluar ide shumë e diskutueshme në lidhje me vërtetësinë e Biblës hebraike dhe natyrën e hyjnore, të cilat besohet udhëhequr nga udhëheqësit e komunitetit hebrej të lëshojë një cherem (hebraisht: , një lloj i dëbim) kundër tij, në mënyrë efektive shkarkimin e tij nga shoqëria hebreje në moshën 23. Librat e tij u vendosën në Indeksin katolik të librave të ndaluar, dhe ishin djegur nga Protestantët holandez.Spinoza jetoi në heshtje, si një mulli lente, duke hedhur poshtë shpërblime dhe dekorata të gjithë jetës së tij, duke përfshirë pozicionet prestigjioze të mësimdhënies, dhe i dha trashëgiminë e tij të familjes për motrën e tij. Arritjet filozofike Spinozës dhe karakterit moral bëri 20 filozof shekullit Gilles Deleuze në emrin e tij "" princi "i filozofëve." Spinoza vdiq në moshën 44 gjoja të një sëmundje të mushkërive, ndoshta tuberkulozi ose Silikozë përkeqësuar nga pluhuri qelqi gjobë thithur ndërsa plying tregtinë e tij. Spinoza është varrosur në varrezë e Nieuwe Kerk krishterë në Hagë.

 

Aristoteli  (384-322 p.e.s), filozof I Greqise se Lashte, nje nga mendimtaret me te medhenj te periudhes antike. Aristoteli jo vetem sistemoi gjithcka positive te krijuar deri ne ate kohe nga mendimi njerezor, por dha edhe nje kontribut te shquar ne shume fusha te dijes, hodhi bazat e shkences se logjikes, etj. Ne fushen e filozofise Aristoteli shquhet per kritiken e tij te thelluar kunder idealizmit objektiv te Platonit, kunder teorise se “ideve”, rrenjen e se ciles ai e shikonte me te drejte ne shkeputjen e thelbit nga shfaqja. Qendrimi i tije per 20 vjet ne Akademine e Platonit la gjurmet e veta. Aristoteli nuk mundi te shkeputej plotesisht nga idealizimi i Platonit dhe “lekundej midis materializimit e idealizimit”. Keshtu, ai pranonte ekzistencen e materies jashte ndergjegjes, por e merrte ate is nje mundesi passive, is nje lende prej se ciles mund te ndertohen sendet, por ajo qe e ben realitet kete mundesi, sipas Aristotelit, eshte te forma active jomateriale (intelehia). Forma, qe na kujton idete e Platonit, konsiderohej nga Aristoteli is fillimi I cdo levizjeje dhe qellimi I parapercaktuar i gjithckaje qe ekziston. Kjo e coi

Aristotelin ne pranimin e formes se formave, te zotit is “shtytes I pare dhe i palevizshem”, qe e ve boten ne levizje.

Platoni(Ka jetuar në vitet  428 ose 427 – 347 p.e.s)

Filozof i Grqisë së Lashtë,themelues i idealizmitobjektiv,nxënës dhe vazhdues i pikëpamjeve të Sokratit.

Platoni,duke mbrojtur me këmbëngulje kuptimin  idealist të botës, ka luftuar me ashpërsi kundër filozofisë materialiste,bile thuhet se ka udhëhequr vetë ekspeditat për djegien e veprave të mendimtarëve materialistë.Veprat kryesore të Platonit janë:”Sofist”,”Paramenid”,”Tejetet”,”Shteti”, etj.Platoni duke shëputur në mënyrë metafizike thelbin nga shfaqja thoshte se ekzistojnë dy botë:bota  e sendeve (të cilëai e quaente të papërsosur e kalimtare),dhe bota e ideve ,bota e përsosur ,e përjetëshme,që përbën,sipas tij,thelbin,qënien e vërtetë,formën aktive të sendeve.Sendet sipas Platonit,sjanë gjë tjetër veçse hije të ideve;sendet as lindin as ndryshojnë por gjenden përjetë në botën e ideve.Pranimi i ideve si thelb i pandryshueshëm i gjithçkaje që ekziston,por e ka çmuar idenë mbi nevojën e ndarjes së punës në organizimin e qytet –shteteve të Greqisë së lashtë.Sistemi filozofik i Platonit ka ndikuar drejtpërdrejt në evolucionin e mëvonshëm të filozofisë idealiste,në luftën e pandërprerë që është zhvilluar në historinë e filozofisë midis materializimit dhe idealizmit.

 

Sokrati

(469 -199 p.e.s),filozof i Greqisë së Lashtë,me emrin e të cilit lidhet kalimi i filozofisë antike greke nga materializmi në idealizëm.

Pikëpamjet e Sokratit, të cilat ai propagandoi në rradhët e nxënësve të tij të shumtë,pa shkruar vetë asgjë,janë bërë të njohura nga veprat e Platonit dhe të Aristoteli.Sokrati dhe pikëpamjet e tija zënë vëndin qëndror në “Dialoget” e Platonit.Ndryshe nga filozofët materialistë, që mbronin idenë e unitetit material të botës,Sokrati predikonte se natyre fizike e sendeve,ndërtimi i botës nuk mund të njihen dhe se njeriu mund dhe duhet të njohë vetëm vetveten. Objektin e njohjes njerëzore ai e sintetizonte në formulën “Njih vetveten,kërko të vërtetën mbi botën në veteveten”.Qëllimi i dijeve dhe i filozofisë,sipas Sokratit,është t’u mësojë njerëzve praktikisht artin e të jetuarit. Këto pikpamje propagandohen gjerësisht edhe sot nga filozofët,ekzistencialistë,të cilët e quajnë Sokratinsi një nga paraardhësit e tyre të largët. Në pikpamjet filozofike të Sokratit një vënd të rëndësishëm zinin edhe problemet e përvetësimit e të përgjithësimit të nocioneve etike,metoda e thellimit të dijeve nëpërmjet zbulimit dhe kapërcimit të kontradiktave në thëniet e bashkëbiseduesit.Me zbulimin e kontradiktave ,sipas Sokratit  jo vetëm mënjanohet dija e rreme, por edhe nxitet arësyeja dhe vihet në rrugën e kërkimit të së vërtetës.Metoda e pyetjeve, e ballafaqimeve dhe e qëndrimit kritik ndaj bashkëbiseduesit më vonë u quajt “Ironia e Sokratit”.Pikpamjet filozofike të Sokratit kanë shërbyer si bazë teorike për sistemin idealist të Platonit.

 

HEGEL Georg Fridrih (Hegel Georg Friedrich, 1770~1831), filozof idealist,perfaqesuesi me I shquar I filozofise klasike gjermane.

Kur ishte ende I ri , G.Hegeli u shpreh kunder rendit feudal,kunder monarkise prusiane dhe pershendeti revolucionin borgjez francez te vitit 1789. Por reaksioni qe shpertheu ne Gjermani dhe ne vendet e tjera te Evropes pas Kongresit te Vjenes, ndikoi edhe ne botekuptimin e G.Hegelit. Mbas vitit 1818 G.Hegeli I thuri lavdi monarkise prusiane, duke krijuar filozofine e saj zyrtare. Keto fakte kontradiktore te jetes se G.Hegelit bene qe filozofia e tij, nga njera ane, te permbante ide racionale, progressive,bile revolucionare, te cilat sherbyen si pregatitje ideore per revolucionin borgjrz ne Gjermani, ndersa, nga ana tjeter, te permbante ide konservatore, reaksionare, qe pasqyrojne friken, lekundjet, prirjet drejt kompromiseve te borgjezise gjermane.Ky karakter I dyfishte kontradiktor pershkon gjithe filozofine e G.Hegelit, te gjitha veprat e tija. G.Hegeli, duke kritikuar me te drejte disa nga anet me te dobeta te paraaresve te tij, te E.Kantit, J.Fihtes, F.Shelingut, te materialisteve francize te shekullit XVIII etj., krijoi variantin e vet te idealizmit objektiv. Bazat e sistemit te vet filozofik G.Hegeli I parashtroi qe me 1807 ne vepren “Fenomenologjia e shpirtit”, por ne forme me te zhvilluar I trajtoi ne “Enciklopedine e shkencave filozofike” (1817). Si pikenisje te sistemit te vet filozofik G.Hegeli merrte indetitetin e mendimit e te qenies, qe paraqitej si process I vetenjohjes se idese absolute. Mendimi I shkeputur nga subjekti, sipas, G.Hegelit, eshte faza fillestare, burim I gjithckaje qe ekziston, thelbi I brendshem shpirteror I gjithckaje material. Ne kete mentre G.Hegeli gjithcka e vuri kokposhte; mendimin, qe ne fakt eshte pasqyrim I botes objective, I natyres e I shoqerise, ai e shpalli sin je force absolute te krijuesit, ndersa natyren dhe shoqerine si shfaqje te mendimit. Duke vene ne themel te gjithckaje mendimin, logjiken, G.Hegeli mendonte se bota eshte e arsyeshme, ekziston e zhvillohet sipas ligjjeve te mendimit.Historia e njohjes dhe e vetenjohjes se idese absolute paraqitej nga G.Hegeli si histori e realitetit. Ky eshte thelbi I sistemit filozofik te G.Hegelit, te cilin ai e ndertoi sipas skemes:teze, antiteze dhe sinteze. Ne pjesen e pare te sistemit te tij ai trajto zhvillimin e idese ne vetvete, e cila zbulon permbajtjen e vet nepermjet kategorive dialektike te mendimit ;ne pjesen e dyte (“Filozofia e natyres”) G.Hegeli e merrte idene absolute sit e tjeterqenie, si natyre, e cila nuk zhvillohet, por sherben vetem si shfaqje e jashtme e vetezhvillimit te kategorive logjike te mendimit, dersa ne pjesen e trete (“Filozofia e shpirtit”), ideja absolute, sipas G.Hegelit, vihet perseri ne rugen e zhvillimit dhe zbulon permbajtjen e vet ne format e ndryshme te veprimtarise e te ndergjegjjes njerezore, duke arritur kulmin e vet ne monarkine prusiane. Keshtu e mbyll G.Hegeli sistemin e vet filozofik. Merita e G.Hegelit qendron jo ne krijimin e nje sistemi te plote e te gjithanshem filozofik, por ne perdorimin e metodes dialektike per ndertimin e tij. Dialektika, e zhvilluar ne formen me te plote ne vepren “Shkenca e logjikes”, eshte vleresuar nga klasiket e marksizmit si “shpikja me me vlere ne filozofine e Hegelit”. Por G.Hegeli metoden ja nenshtroi sistemit te vet idealist, prandaj dialektika e tij, megjithese permban mjaft ide racionale, midis te cilave me kryesorja eshte ideja e zhvillimit, ishte e kufizuar, e kthyer vetem ne te kaluaren dhe e papershtatshme per te analizuar te sotmen dhe per te parashikouar te ardhmen. KLasiket e marksizmit, duek perdorur idete racionale te metodes se G.Hegelit, krijuan metoden dialektike~materialiste me te vertete shkencore.

 

HOBS Tomas (Hobbes Thomas, 1588~1679). Filozof anglez, qe sistemoi dhe zhvilloi me tej materializmin e F.Bekonit, duke I dhene atij karakter akoma me te theksuar mekanicist. Sipas T.Hobsit, bota eshte teresi e trupave dhe u nenshtrohet ligjeve te mekanikes. Duke shtrire ligjet e mekanikes ne boten e kafsheve dhe ne shoqerine njerezore, ai krahesonte ato mekanizmat dhe nuk shikonte asnje dallim cilesor mes tyre. Megjithkete, kjo I sherbeu T.Hobsit per te nxjerre konkluzione materialiste, per te mohuar ekzistencen e shpirtit sin je “substance jomateriale”, per te shpallur besimin ne ekzistencen e zotit si product te fantazise. T.Hobsi ka nje merite te vecante per argumentimin e tezes se te gjitha dijet rrjedhin nga ndijimet, per vleresimin qe I ben rolit te gjuhes ne procesin e njohjes dhe lidhjes se saj me mendimin. T.Hobsi u perpoq te bashkonte metoden empirike te F.Bekonit me metoden racionale, porn k mundi t’ia arrinte qellimit, sepse e mbivleresonte metoden matematike dhe e shikonte mendimin thjesht si teresi te operacioneve gjeometrike. Pikepamjet social~politike zene nje vend te rendesishem ne filozofine e T.Hobsit. Ne vepren e tij kryesore :Leviatan” (1651) T.Hobsi hodhi poshte prejardhjen hyjnore te shtetit e te se drejtes dhe mbrojti idene se ato jane pasoje e marveshjes midis njerezve. Megjithese ky ishte nje shpjegim idealist, per ate kohe ishte pozitiv. “Hobsi ishte I pari qe e pa shtetin me sy njerezor dhe nxorri ligjet e tij  nga arsyeja dhe eksperienca dhe joo nga teologjia” (K.Marks). T.Hobsi e krahasonte shoqerine me nnje gare vrapimi, ku secili pjesemarres synon te dale perpara konkurrenteve, ku njeriu per njeriun eshte ujk dhe prandaj te gjithe luftojne kunder te gjitheve. Keto, fenomene qe jane karakteristike per shoqerine e ndare ne klasa antagoniste, ai I shtrinte ne te gjithe shoqerine njerezore dhe mbi kete baze e nxirrte shtetin sin je mjet te natyrshem qe “rregullon”, jeten e banoreve, qe u “sherben” te gjitheve. “Argumentat” e T.Hobsit jane perdorur nga ideologet borgjeze per te treguar karakterin mbiklasor te shtetit borgjez, per ta karakterizuar ate si “arbiter te paanshem”.

 

KANT Emanuel (Kant Emmanuel, 1724~1804), filozof dhe shkencetar gjerman, themelues I filozofise klasike gjermane. Ne veprimtarine e E.Kantit dallohen dy periudha: periudha “parakritike”, qe mbaron ne vitet 1770, dhe periudha “kritike”. Ne periudhen e pare, duke vazhduar traditat natyraliste shkencore te filozofise materialiste, E.Kanti parashtroi nje varg idesh e hipotezash mbi zhvillimin ne natyre, te cilat “I dhane fund sundimit absolut te menyres metafizike te mendimit ne shkencat e natyres” (F.Engles). E.Kanti eshte autori I hipotezave mbi formimin e planeteve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri), mbi ekzistencen e galaktikave te tjera jashte galaktikes sone, mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave ne rrotullimin e Tokes rreth vetes, mbi prejardhjen natyrore te racave te sotme njerezore, etj. TE gjitha bene te mundur qe te futet historizmi ne trajtimin e natyres. Ne kete periudhe E.Kanti qendronte ne pozitat e materializmit, megjithese jo ne menyre te ndergjegjeshme. Duke mos e kapercyer dot karakterin e kufizuar metafizik te materializmit te meparshem, ne periudhen e dyte te veprimtarise, pas viteve 1770, E.Kanti kalon ne pozitat e idealizmit “kritik” ose “transcendental”. Ne vitin 1781 u botua vepra e tij kryesore “Kritika e arsyes se kulluar” dhe pas saj “Kritika e arsyes praktike” (1788), ne te cilat E.Kanti u perpoq te provonte se eshte e pamundur te ndertohet sistemi I dijeve filozofike (dhe me kete ai shprehu qendrimin nihilist ndaj filozofise se meparshme, vecanerisht ndaj filozofise materialiste) pa studjuar ne menyre paraprake format e njohjes dhe pa percaktar shkalllen e aftesive njohese te njeriut. Duke I studiuar keto problem nga pozita krejt formaliste, te shkeputura nga historia dhe permbajtja e njohjes njerezore, E.Kanti ra ne pozitat e agnosticizmit. Sipas E.Kantit, natyra e sendeve, thelbi I tyre (“sendet ne vetevete”) parimisht nuk mund te njihen, sepse pervoja jone (fjala eshte per njohjen shqisore) nuk ka asnje lidhje te drejtperdrejte me to. Dije teorike te verteta mund te japin, sipas E.Kantit, vetem matematika dhe shkencat e natyres, sepse ato mbeshteten ne format apriori te arsyes. Ne kete menyre, E.Kanti, duke skeputur thelbin nga shfaqja dhe duke absolutizuar karakterin e kufizuar te njohjes shqisore, mohoi mundesine e njohjes se botes, I shpallli ligjet dhe nocionet, kategorite e mendimit teorik si forma qe lindin apriori (para experiences) dhe jo ne procesin e gjate historic te njohjes njerezore. Parimet formaliste dhe agnosticiste te teorise se njohjes E.Kanti I shtriu dhe ne fushen e etikes dhe te estetikes.Ne fushen e etikes u perpoq te percaktonte rregulla te pergjithshme sjelljeje qe s’varen nga permbajtja reale e sjelljes konkrete te njerezve, ndersa ne estetike te bkuren e reduktonte me kenaqesine, qe varet vetem nga forma, e cila, sipas E.Kantit, ekziston pavarsisht nga permbajtja e objekteve qe pasqyrohen ne veprat e artit. Anet me negative te filozofise se E.Kantit jane shfrytezuar dhe vazhdojne te shfrytezohen nga filozofet borgjeze (neokantizmi, pozitivizmi, mahizmi etj).

 

LOK Xhon (Locke John, 1632~1704), filozof materialist anglez.

Xhon Loku jetoi ne periudhen e kompromisit midis stokracise feodale dhe borgjezise angleze, mori pjese active ne luften klasore te partive politike, gje qe u pasqyrua edhe ne karakterin e filozofise se tij. Filozofia e Xh.Lokut eshte filozofi e kompromisit midis materializmit dhe idealizmit. Ne vepren e tij kryesore “Eksperience mbi arsyen njerezore” (1680), Xh.Loku mbrojti dhe zhvilloi me tej teorine e njohjes te empirizmit materialist. Ai mbronte pikepamjet se njeriu lind “tabula rasa” dhe asgje ne mendjen e tij nuk ka asgje qe te mos kete qene me pare ne ndijimet, ne eksperiencen shqisore, dhe keto I merrte ne varesi me veprimin e botes se jashtme mbi organet e shqisave. Por krahas kesaj ai pranonte sin je burim te pavarur dijesh edhe eksperiencen e brendshme te subjektit, te cilen e shikonte si idealist, te shkeputur krejt nga eksperienca e jashtme. Ky ishte leshimi I pare qe Xh.Loku I bente idealizmit. Nepermjet experiences, njeriu, sipas Lokut, njeh levizjen, shtrirjen, qetesine, figuren etj., qe jane cilesi te vete sendeve (cilesite e para), ndersa cilesite e tilla si shija, ngjyra etj. (cilesi te para e te dyta). Ky ishte leshimi I dyte qe I bente Xh.Loku idealizmit. Po keshtu, duke shtruar problemin e kriterit te dijeve, te perputhjes se tyre me vete sendet qe ekzistojne jashte nesh, ai njekohesisht I bente edhe nje leshim tjeter idealizmit, sepse e konsideronte harmonine e ideve si kriter te vertetesise se tyre. Megjithese kritikoi “idete e lindura” te R.Dekartit, Xh.Loku nuk mundi te shkeputej plotesisht prej tyre, sepse absolutizonte njohjen “intuitive”, e quante ate “nje lloj te vecante te njohjes, me anen e se ciles ne mesojme ekzistencen tone”. Leshimet qe I beri Xh.Loku idealizmit, sherbyen si pikenisje per idealizmin subjektiv te Xh.Berklit dhe D.Hjumit. Ne fushen social~ploitike Xh.Loku u perpoq te sistemonte e te zhvillonte me tej pikepamjet e T.Hobsit mbi shtetin dhe te drejten. Mndimi I Lokut, sipas te cilit vete njerezit duhet te ndryshojne kushtet ekzistuese ne qofte se ato pengojne edukimin e pershtatshem dhe zhvillimin e individit, pati rendesi te madhe per perligjien e revolucionit borgjez. Keto pikepamje te Xh.Lokut u zhvilluan me tej nga materialistet francize te shek.XVIII.

 

NICE Fridrih (Neitzsche Friedrich, 1844~1900), filozof idealist irracionalist gjerman, nje nga paraardhesit e ideologjise fashiste.

F.Niceja jetoi ne periudhen kur kapitalizmi po kalonte ne fazen e tij te fundit, ne imperializem, kur kontradiktat sociale ishin acaruar si asnjehere me pare dhe, per pasoje, nga njera ane, ishte rritur aktiviteti politik I klases pun tore dhe perhapja e idese socialiste, ndersa, nga ana tjeter, ishin thelluar prirjet e hapura reaksionare ne fushen e ideologjise e te cultures borgjeze. Keto vecori u reflektuan drejtperdrejt ne filozofine e F.Nices, qe ishte e mbushur plot me urrejtje per masat punonjese dhe frymen e tyre revolucionare. Qellimin e filozofise se tij Niceja e shihte “ne frenimin e rrymes se revolucionit, qe, me sa duket, eshte I pashmangshem”. F.Niceja, duke shprehur friken e borgjezise monopoliste bente thirje per “rindertimin” e gjithe ideologjise borgjeze per nje “rivleresim te te gjitha vlerave filozofike, etike, estetike, morale, fetare” etj., me qellim qe te rritej efektiviteti I tyre per mbrojtjen e rendit capitalist. Sopas F.Nices, mbrojtja e rendit ekzistues duhet te arrihet me cdo mjet. Ai e konsideronte “mashtrimin social” si dicka me vlere dhe si mjet te rendesishem pper arritjen e ketij qellimi. Ne veprat e tij kryesore :Keshtu foli Zaratustra” (1883~91). “Pertej  kufirit te se mires e te se keqes” (1886), “Vullneti per pushtet” botuar me (1906), F.Niceja shtjelloi parimet antihumanitare, antidemokratike e voluntariste te filozofise se tij. Aforizma “une e kaperceva nevojen per te vertetuar” shprehte qarte karakterin irracionalist te filozofise se tij, gjithe permbajtjen e se ciles ai e reduktonte ne etiken, ne teorine e vlerave. Tabloja e botes, thoshte ai, duhet pare nga pikepamja e vlerave dhe jo nga pikepamja e objektivitetit te saj. Vullnetin per pusgtet F.Niceja e quante baze e burim te te gjitha sendeve e fenomeneve, te te gjitha proceseve qe kryhen ne natyre e shoqeri. Ne kete menyre, F.Niceja falsifikoi ligjin darvinist te luftes per ekzistence, e shnderroi kete ligj ne nje parim universal, ne force levizese te zhvillimit dhe e quajti “vullnet”per “pushtet” eshte arene e luftes se ashper e te perjetshme per pushtet. Detyra e filozofise, sipas tij, eshte qe t’I paraqese tablone e botes dhe jeten sa me te ashpra, me ngjyra sa me pesimiste, me qellim qe te forcoje vulnetinper pushtet. Progresin F.Niceja e identifikonte me mithin e “kthimit te perjetshem te cdo gjeje”, d.m.th. me perseritjen e vazhdueshme te gjithckaje, me me fitoren e me te fortit mbi me te dobeti. Nepermjet nocionit te “mbinjeriut”, “te bishes , leshverdhe:, ai ngrinte ne qiell kultin e forces, predikonte kultin e elitave, te kastave te zoterinjve, “te te zgjedhurve”, te cilet duhet te sundojne me cdo mjet mbi masat , qe ai I quante “skllever”, “kope”, te paafta per veprimtari te pavarur e krijuese dhe qe duhet te mbeten gjithnje te nenshtruara. Edhe ideologjine, moralin, artin etj. Niceja I ndante ne dy grupe: ne “moral te sklleverve”, qe duhet te sherbeje per nenshtrimin e masave dhe “moral te zoterinjve”, qe duhet te vleje  per edukimin e elites, te te zgjedhurve. Filozofia e F.Nices u shfrytezua gjeresisht nga ideologet e nazizmit, ndersa sot disa prej sociologeve borgjeze I perdorin pikepamjet e Nices si baze per konceptet e “shoqerise massive”, per te perpunuar e manipuluar ndergjegjjen e masave ne interest e borgjezise monopoliste

bottom of page